Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Filmi shqiptar “Portret i pambaruar” me regji të Namik Ajazit dhe skenar të Ruzhdi është shfaqur për mediat në Tiranë. I bazuar në ngjarje të vërteta të ndodhura gjatë regjimit komunist në Shqipëri, ai trajton historinë e dashurisë së një djali shqiptar me vajzën e një diplomati italian gjatë diktaturës.
I xhiruar mes Shqipërisë dhe Italisë me kast autorësh nga të dyja vendet, ai bashkon emra si Remo Girone, Guljelm Radoja, Rajmonda Bulku, Alfred Trebicka, Mehdi Malkaj, Olta Daku, etj.
Regjisori Ajazi tregoi se kjo histori është e ngjashme me njërën nga shtatë historitë e pamundura të dashurisë së djemve shqiptarë me vajza të huaja. Sipas tij, janë shtatë të tilla në arkivin e ish Ministrisë së Brendshme. “Ne me këtë film menduam ti bëjmë një homazh të gjithë atyre që guxuan të kishin një ndjenjë kaq të pastër si dashuria, por të pamundur për shkak të regjimit”.
Në rolin e zëvendësministrit të brendshëm, aktori i Alfred Trebicka tha se “ndjenja e dashurisë se si rri në diktaturë, tjetër gjë të dashurosh sot dhe tjetër gjë në diktaturë”.
Ndërkaq, aktorja Rajmonda Bulku, tha se ajo dhe Guljelm Radoja ishin prindërit shqiptarë të djalit. “Unë dhe Guljelm i e kemi jetuar atë kohë dhe për ne nuk ishte e vështirë për të hyrë në ato rrethana. Por ishte një histori që unë nuk e kisha dëgjuar atë kohë dhe e mësova vetëm kur lexova skenarin dhe fola me regjisorin. Kemi thënë që ka burg të mbyllur që është ekstrem i të keqes por ne të gjithë ishim në një burg të hapur. Ky film tregon se si kemi jetuar ne”.
Në qendër të historisë së filmit “Portret i pambaruar” është studenti i arteve Artur Erzeni, i cili përballet me presionin e Sigurimit të Shtetit përgjatë historisë së tij të dashurisë. Roli i Erzenit i është besuar një aktori të ri, Anton Kodrinaj. Filmi shfaqet për dy javë në kinema.
Marrë nga Ballkanëeb
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka postuar një foton e saj ne Instagram e cila ka bërë një deklaratë të fortë duke shkruar se meriton më shumë. Duket s...
TIRANË– Aktori i humorit Donald Veshaj do të publikojë ditën e sotme këngën e tij më të re. Teksti i këngës, dhe shkrimi me të cilin ka shoqëruar pos...
Nga Dashnor KalociPjesa e katërmbëdhjetPublikohen disa dokumente të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet ...
Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Ju keni dëshirë të madhe për të vepruar, sidomos në dashuri, por nuk dini si ta bëni këtë. Duhet të prisni deri të ...
TIRANË– Moderatorja Marina Vjollca tregoi për pamjet janë shfaqur në ekranin e madh të “Top Fest” mamaja e saj ka mbetur e shokuar mbi motor. Gjatë r...
ITALI– “Po ti je Al Bano i vërtetë?”. Pas një udhëtimi rraskapitës katër-ditor, kjo ishte fjala e parë që i tha familja ukrainase kur mbërriti...
TIRANË- Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar projektin e saj më të ri dy ditë më parë. Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes saj, Dj Gimi-oo dhe Bardhit. Në ...
TIRANË– Këngëtarja dhe moderatorja, Big Mama ka folur për ditëlindjen e saj, ku pjesëmarrës ishin edhe ish-konkurentët e “Big Brother VIP”. E ftuar n...
TIRANË- Këngëtarja Big Mama mesa duket është në kërkim të një partneri. E ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, Big Mama i kërkoi moderatorës Bieta ...
TIRANË– Aktori dhe ish-konkurenti i “Big Brother VIP”, Donald Veshaj duket se nuk ka qëndruar pa bërë gjë gjithë këtë kohë pas përfundimit të spektak...