Dialogu Kosovë-Serbi/ Publikohet draft-statuti i Komunave me Shumicë Serbe, Asociacioni me simbole të veta
'Asosacioni'/ Haradinaj: Kjo lojë politike të marrë fundit! Po përdoret nga Serbia dhe Kurti për të 'mbuluar' marr...
'Asosacioni'/ Haradinaj: Kjo lojë politike të marrë fundit! Po përdoret nga Serbia dhe Kurti për të 'mbuluar' marr...
Berisha: Do marrim pjesë në zgjedhje, KQZ të mos zbatojë porositë politike të një njeriu që meriton burg...
Kërkesa e deputetëve të PD për shkarkimin e Nikollës, Balla: S’gjej argument 30 Janar, 11:51 Ko...
Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 30 Janar, 09:59 "Jo t&eu...
FIER– Një shpërthim tritoli ka trondur mbrëmjen e djeshme qytetin e Fierit. Një sasi lënde eksplozive është vendosur në derën e një banesën së Asqeri Hyskajt, i cili prej vitesh banon jashtë Shqipërisë. Nga shpërthimi i lëndës plasëse gjatë mbrëmjes së djeshme është dëmtuar pjesa e poshtme e derës së apartamentit si dhe një tjetër derë po në të njëjtin kat. Por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Sot, disa orë pas shpërthimit, banorët kanë treguar për kamerat e kanë dëgjuar shpërthimin, duke bërë me dije edhe detaje të reja për pronarin e banesës. Një nga banoret e pallatit tregon se Hyskaj jeton prej shumë vitesh me vajzat e tij jashtë dhe se kthehej vetëm në verë.
“U trembëm shumë. Asqeriu jeton jashtë shtetit, në Itali. Ka 3 vajza. Ishte këtë behar këtu. Shtëpia ishte me plaçka. Ishte një zhurmë e madhe. U ngrita bashkë me çunin, thamë ça ndodhi. Nuk kemi ashensor, por një derë hekuri. Ajo ishte prishur. Dolën të gjithë banorët jashtë të tmerruar. Asqeriu është burrë shumë i mirë, është rreth 90 vjeç. S’kemi parë gjë njerëz të dyshimtë. Ata po bëjnë vite në emigracion, vinë verë për verë. çupat i ka të martuara, s’ka borxhe. Është alamet burri, ça borxhliu,”- tha banorja e pallatit.
Ndërkohë që deri më tani, Policia nuk ka bërë asnjë njoftim lidhur me ndonjë të dyshuar që mund të ketë vendosur sasinë e lëndës plasëse në derën e shtëpisë.
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
‘Kam ardhur në Shqipëri për punë dhe kam qëndruar tek një hotel në Tiranë”, kështu e nis rrëfimin e tij siriani D. Al Saleh. Ai qëndroi në kryeqytet me një shok...
Prej 6 ditësh një nënë e dy fëmijëve të mitur rezulton e zhdukur në Durrës, ndërkohë që familjarët japin alarmin se ajo është rrëmbyer. Kanë qenë familjarët e s...
GJIROKASTËR– Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit “Muzgu” në Gjirokastër. Në pranga kanë ...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka vendosur që në datën 21 dhjetor të shqyrtojë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fator Tushe. Ky i fundit prete...
TIRANË– Gazetarja shqiptare në Itali, Alba Kepi ka risjellë faktin që Shqipëria prej 11 vitesh nuk përfaqësohet nga një diplomat në selinë e Shenjtë ...
TIRANË– Dega e Partisë Demokratike të Elbasanit ka numëruar një më një të gjithë emrat e personave që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar...
TIRANË– Monumenti i Pavarësisë në parkun “Rinia” në Tiranë është ‘rrjepur’ nga hajdutët. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, te...
SHKODËR- Rreshjet e dëborës në rrugën drejt Thethit kanë krijuar vështirësi për qarkullimin e makinave.Makinat e ulëta kanë ngelur në rrugë në Qafë Thore, ...
KAVAJË- Ka përfunduar operacioni në aksin Kakavijë – Janinë me arrestimin e shoferit shqiptar. Gjatë operacionit janë sekuestruar 50 pako me marjuanë...
TIRANË- Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin lidhur me çështjen e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Me anë të shortit, relator...