LIVE UPDATES
Bota

Fenomeni Merkel: arkitekte e kompromisit dhe menaxhuese e krizave

5 Dhjetor 2021, 07:51 Nga DOSJA
Fenomeni Merkel: arkitekte e kompromisit dhe menaxhuese e krizave

GJERMANI- Forcat e armatosura gjermane e përshëndetën të enjten (02.12.2021) Angela Merkelin me vlerësimin më të lartë ushtarak gjerman për personat civilë: me një paradë ushtarake. Ushtarë me pishtarë në duar dhe një bandë muzikore bënë një ritual lamtumire, sipas një koreografie të përpiktë, të përcaktuar që në vitin 1838. Në fund, ushtarët hoqën helmetat në shenjë nderimi për Merkelin.

Kancelarja e ndoqi ceremoninë herë pas here e përlotur. Kamerat e treguan me lot në sy kancelaren, kur dëgjonte tri dëshirat muzikore të saj për ceremoninë: fillimisht hitin e famshëm të vitit 1974 të Republikës Demokratike Gjermane „Du hast den Farbfilm vergessen”, (“Ti e ke harruar filmin me ngjyra”), të këngëtares së muzikës punk, Nina Hagen. Pasoi pjesa muzikore”Für mich soll es rote Rosen regnen”(“Për mua le të bjerë shi trëndafila të kuq”), e këngëtares Hildegard Knef. Ndërsa pjesa e tretë për Merkelin, bijën e pastorit protestant, ishte një himn kishtar i shekullit të 18-të:”Großer Gott, wir loben Dich” („Zot i Shenjtë, ne e lëvdojmë emrin tënd”).

Evropës do t’i mungojë arkitektja e palodhur e balancave dhe kompromiseve, shkruan Auron Dodi.
Ushtarët heqin helmetat në shenjë nderimi për Merkelin Para rreth 50 ish-ministrave të saj të pranishëm dhe mbi 150 të ftuarve të tjerë, Merkeli mbajti një fjalim të shkurtër. Ajo tha se ndjente “mirënjohje dhe përulësi” për postin që e kishte mbajtur kaq gjatë. Nisur nga kriza financiare e vitit 2008, kriza e refugjatëve e vitit 2015 dhe pandemia aktuale, Merkeli theksoi varësinë e madhe të Gjermanisë nga bashkëpunimi përtej kufijve nacionalë si dhe vlerën e institucioneve shumëpalëshe.

Merkeli, “die Mutter” (nëna), si e thërrasin në Gjermani, e vazhdoi fjalimin me porosi përkujdesjeje psikologjike dhe shpirtërore për gjermanët. Ajo u kërkoi shtetasve të saj që t’u besojnë fakteve, të tregojnë gatishmëri për t’i kuptuar qëndrimet e të tjerëve dhe që punët t‘i bëjnë me gëzim dhe me zemër. Gjermanëve ajo u la porosi që t’u përvishen detyrave para vetes jo me “negativitet dhe cmirë”, por me “gëzim në zemër”, siç kishte bërë ajo vetë në RDGJ dhe aq më tepër në liri.

“Është ky gëzim në zemër që uroj për të gjithë ne, dhe figurativisht për vendin tonë, edhe në të ardhmen”, përfundoi Merkeli.

Popullaritet i pazakontë i Merkelit

Pak ditë para largimit nga posti i kancelares, të cilin e mbajti për 16 vjet, Angela Merkeli ka një mbështetje fenomenale në opinion. Mbështetja për të edhe sot është mbi 50%.

Dy kancelarët e tjerë pushtetgjatë të Gjermanisë, Konrad Adenaueri dhe Helmut Kohli kishin më pak fat. Adenauerin e larguan në fund nga posti, pushteti i tij u trondit prej sjelljes shpërdoruese të ministrave të tij në aferën e revistës “Der Spiegel”. Helmut Kohli kandidoi për një mandat të pestë dhe i humbi zgjedhjet.

Kurse Angela Merkeli mund të kishte fituar po të kishte rikandiduar. Ajo është kancelarja e parë e Gjermanisë që largohet nga posti me dëshirën e saj.

Ekonomikisht, Merkeli po e lë Gjermaninë shumë më të pasur se ç’e gjeti kur erdhi në pushtet. Në 16 vitet e qeverisjes prej saj, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Gjermanisë u rrit me rreth 50%. Papunësia thuajse është përgjysmuar.

Mirëqënia dhe fuqia e shtuar e Gjermanisë kanë bërë që të rritet prestigji i Gjermanisë në botë, siç kanë konstatuar sondazhe të organizatave evropiane.

Mjeshtre e pushtetit dhe referencë suksesi

Popullin Merkeli, në vazhdimësi, e ka polarizuar shumë më pak se paraardhësit e saj. Politikisht, Merkeli e zhvendosi drejt qendrës partinë e saj, CDU-në, jo drejt ekstremeve politike, siç kanë tendencë të veprojnë partitë sot. Kjo e bëri CDU-në të pranueshme për shtresa të gjera të popullit. Megjithë kritikat për zbehjen e karakterit konservator të partisë, kjo i siguroi CDU-së katër mandate në vazhdimësi, në krye të Gjermanisë.

Symbolbild I Angela Merkel mit Blumenstrauss
Merkeli nuk po largohet nga posti, për shkak të ndonjë revolte të CDU-së kundër saj, një fenomen tipik për liderë të tjerë që rrinë gjatë në poste. Kritikët e saj ajo i neutralizoi në kohë dhe i bëri të largohen nga gara. Dorëzimi i postit të kryetares së CDU-së dhe mbajtja vetëm e postit të kancelares, një risi te CDU-ja, e pakësoi dhe më tej presionin ndaj saj.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Merkeli ishte pika kryesore e referencës së suksesit madje edhe për opozitën. Kancelari i ardhshëm socialdemokrat, Olaf Scholz, nuk i fitoi zgjedhjet me kritika për Merkelin, por si kandidat i vazhdimësisë së maturisë dhe pragmatizmit të saj.

Për detyrat e së ardhmes, në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, zgjedhësit gjermanë panë të aftë sërish një koalicion të qendrës, SPD, Të Gjelbrit dhe FDP. Kjo flet për atë që mesi i shoqërisë është ruajtur përgjithësisht i shëndoshë gjatë qeverisjes së Angela Merkelit.

Njëkohësisht, ndërrimi i pushtetit dhe i personelit drejtues me këto zgjedhje parlamentare erdhi në kohën e duhur. Kohët kanë ndryshuar dhe detyrat e shumta që ka Gjermania para vetes, siç janë klima, digjitalizimi, emigrimi, përfitojnë nga fillime të reja.

Stil politik unik i Merkelit

Një rol për popullaritetin dhe suksesin e Merkelit ka luajtur stili unik i udhëheqjes prej saj.

Angela Merkeli i ka qëndruar deri sot larg arrogancës apo humbjes në pëlqimin e vetvetes. Ajo ka drejtuar pa mëndjemadhësi dhe pa interes për inskenime publike. Merkeli ka mbetur deri në fund e përkushtuar ndaj detyrës, e përqëndruar te problemet konkrete, me vëmendje për detajet.

Evropës do t’i mungojë arkitektja e palodhur e balancave dhe kompromiseve, shkruan Auron Dodi.
Në kontaktin me njerëzit, Angela Merkeli ka treguar gjithmonë respekt për personin përballë, pavarësisht nga pozita e tjetrit. Pas një kontakti të tillë njerëzor me të, në Gjermani ka pasur jo pak njerëz, më parë të painteresuar, që kanë votuar për partinë e saj e saj, CDU-në. Ky stil i ri politik është një trashëgimi me vlerë që lë pas Angela Merkeli.

Arkitekte e kompromisit, menaxhuese krizash: momente kulmore

Në 16 vjetët e qeverisjes së Merkelit, Evropa dhe Gjermania kanë kaluar disa kriza. Merkeli ka treguar aftësi të mëdha në menaxhimin e të gjitha krizave. Qytetarët evropianë i shprehën për këtë mirënjohje në një sondazh të fundit evropian, ku dëshironin që Merkeli të bëhej „presidente e Evropës”.

Kriza e refugjatëve është padyshim moment kulmor i mandateve të saj. Në fillim të vitit 2015 po përvijohej se vërshimi i refugjatëve drejt Evropës do të ishte masiv. Do të ishin megjithatë muajt e verës, në të cilat numri i refugjatëve drejt Evropës u bë temë qendrore e politikës evropiane.

Me trena specialë Austria dhe Hungaria i dërgonin refugjatët drejt Gjermanisë. Por numri i të ardhurve ishte ende i kontrollueshëm. Situata ndryshoi kur në datën 4 shtator 2015, kancelari i Austrisë, Werner Faymann iu lut Merkelit në një telefonatë që Gjermania të pranonte disa grupe refugjatësh. Ata, të dëbuar nga Hungaria, po ecnin drejt Austrisë. Faymann propozon që refugjatët që po vinin (hungarezët e kishin njoftuar për 1000 vetë që po ecnin drejt Austrisë) të ndaheshin mes dy vendeve, në një raport dhjetë me një. Alternativa e Faymann-it ishte një kërkesë ndaj kryeministrit hungarez Orban që t’i ndalonte me dhunë refugjatët.

Do të pasonte një natë e gjatë, ku Merkeli zhvilloi një sërë telefonatash me partnerët e koalicionit qeveritar, socialdemokratët dhe me bashkëpunëtorët e saj të ngushtë. Kryetarin e CSU-së aleate, Horst Seehofer Merkeli nuk e arriti në telefon. “Natë historike” e quan biografi i Merkelit, Ralph Bollmann këtë natë në biografinë e fundit për Merkelin.

U ra dakord që të bëhej “një përjashtim” siç thanë socialdemokratët, një gjest “humanitar”, si tha Merkeli. Në datën 5 shtator u mor vendimi për të lejuar ardhjen e refugjatëve. 20.000 vetë mbërritën atë fundjavë me tren në Bavari. Rreth 800.000 refugjatë, kryesisht me origjinë nga Siria do të vinin gjatë vitit 2015 në Gjermani.

Gjesti i mikpritjes u vlerësua në botë. Ish-kryeministri britanik Tony Blair e ka vlerësuar si një akt “që erdhi nga një frymë dhembshurie”.

Pranimi i refugjatëve fillimisht u përshëndet nga shumica e njerëzve në Gjermani. Në një konferencë shtypi, në 31 gusht 2015 Merkeli u dha zemër gjermanëve, me fjalët: “Ne do t’ia dalim mbanë, dhe atje, ku na e pengon rrugën diçka, duhet ta kapërcejmë…”

“Do t’ia dalim mbanë”, kjo shprehje e Merkelit i ndau për një kohë të gjatë mbështetësit dhe kritikët e ardhjes së refugjatëve. Numri i jashtëzakonshëm i të ardhurve njëherësh, bëri të bjerë në Gjermani mbështetja fillestare entuziaste për refugjatët. Përpjekjet e Merkelit që refugjatët e rinj të ndaheshin në bazë të kuotave në shtetet e BE nuk patën sukses.

Gjermania hyri në krizën më të madhe politike e sociale të mandateve të Merkelit. Pranimi i refugjatëve pati ndikime politike: në Gjermani lindi parti ultra e djathtë, kundër refugjatëve, „Alternativa për Gjermaninë”.

Kur humbja e përkohshme e kontrollit ndaj vërshimit të refugjatëve kërcënoi të bëhej gjendje e vazhdueshme, Gjermania u rikthye në regjimin e mëparshëm të kufijve.

Merkeli e ka mbrojtur deri sot mikpritjen për refugjatët. “Më duhet të them sinqerisht se nëse tani fillojmë të kërkojmë falje kur sillemi miqësisht në situata emergjente, atëherë ky nuk është vendi im”, iu drejtua Merkeli kritikëve të saj në 15 shtator 2015. Merkeli ka thënë se në të njëjtat rrethana do të bënte të njëjtin hap që bëri.

Në një intervistë me Deutsche Welle-n, në nëntor të këtij viti, Merkeli konkludoi: “Po, ia dolëm mbanë.””…jo gjithçka eci në mënyrë ideale…Por në tërësi kemi shembuj të mrekullueshëm zhvillimesh të suksesshme njerëzore, kur kujtoj maturantet dhe maturantët [emigrantë]”.

“Por natyrisht ende nuk ia kemi dalë mbanë që të luftohen shkaqet e migrimit. Nuk ia kemi dalë mbanë që Evropa të ketë një sistem të njësuar azilimi dhe migrimi….Dhe duhet të bëjmë shumë më tepër për ndihmën në zhvillim, për emigrimin legal.”

Pranim historik i borxheve të përbashkëta nga BE

Momenti i dytë kulmor në mandatet e saj është miratimi i Fondit të Rindërtimit nga pandemia nga BE, në shumën 750 miliardë euro. Me këtë rast, Gjermania pranoi për herë të parë një formë eurobondesh. Ky fond i rindërtimit do të financohet me borxhe të përbashkëta, që do t’i marrë Bashkimi Evropian, për t’ua dhënë si grante, jo vetëm si kredi, shteteve në nevojë.

Në një intervistë me gazetat evropiane, në qershor 2020, Merkeli tha se “është në interesin e Gjermanisë që Bashkimi Evropian të mos pësojë kolaps”.

Evropës do t’i mungojë arkitektja e palodhur e balancave dhe kompromiseve, shkruan Auron Dodi.
Merkeli dhe Macroni, 18.05.2020

Në këtë kohë, me nuhatjen e saj të jashtëzakonshme për lëvizjet tektonike në opinion, Merkeli kishte regjistruar se qenë bërë këmbëngulëse thirrjet e ekonomisë gjermane dhe ekspertëve, për të shpëtuar shtetet e rrezikuara nga kolapsi prej borxheve të reja, të diktuara nga pandemia, si p.sh. Italinë apo Spanjën.

Në një vizitë në Kancelarinë Federale, përfaqësues të ekonomisë gjermane i thanë Merkelit se nuk do të sillte dobi rihapja e fabrikave të mbyllura prej Covid-19 në Gjermani. Suksesi ekonomik varej nga zinxhirët e furnizimit me shtete si Italia, të rrezikuara tani nga kolapsi.

Për Fondin e Rindërtimit, Merkeli ra fillimisht dakord me presidentin francez Emmanuel Macron në 18 maj 2020. U ra dakord që të viheshin në dispozicion 500 miliardë euro shteteve në nevojë. Në qershor 2020 kjo shumë u rrit nga Komisioni Evropian në 750 miliardë euro.

Merkeli e quajti këtë fond: “një përgjigje të veçantë ndaj një situate të veçantë”. Pavarësisht nga kufizimi në fjalët e deklaratës, shtetet jugore të Evropës e vlerësuan ndryshimin e thellë në pozicionin e Gjermanisë. Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se me metodën e saj, Merkeli e lidhi fort Gjermaninë me Evropën.

***

Angela Merkeli e ka të sigurtë vendin në histori, nisur edhe vetëm nga kohëzgjatja e pushtetit të saj. Vetëm Otto von Bismarck-u dhe Helmut Kohl-i kanë qeverisur më gjatë se ajo (Kohl-i madje vetëm pak ditë më shumë). Bismarck-u i bashkoi shtetet gjermane në Perandorinë Gjermane, Kohl-i ribashkoi Gjermaninë e ndarë.

Merkeli formësoi Gjermaninë e sotme moderne. Në largimin e saj nga detyra, Gjermania është bërë jo vetëm fuqia dominuese ekonomike e Evropës, por edhe njëri nga shtetet më të vlerësuara dhe të preferuara në botë. Merkeli arriti me mjeshtëri të barazpeshojë interesat nacionale të Gjermanisë me projektin për zhvillimin e Evropës.

Evropës do t’i mungojë arkitektja e palodhur e balancave dhe kompromiseve, shkruan Auron Dodi.
Angela Merkeli me bashkëshortin, Joachim Sauer

Edhe në marrëdhëniet me Rusinë, Merkeli nuk harroi asnjëherë potencialin e madh të këtij shteti për të ndikuar në botë. Interesat e përbashkëta ekonomike për Merkelin qenë një faktor për të ruajtur dialogun dypalësh. Pa Gjermaninë do të kishte qenë i pamundur vazhdimi i sanksioneve të BE kundër Rusisë.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair e ka quajtur së fundi në mediet britanike “pjesë dominuese të psikikës politike” të Merkelit aftësinë e saj “për të dalluar kompromise dhe për të lundruar në sfidën politike me vëmendje maksimale për zgjidhje praktike, si forcë dhe jo si dobësi”.

Jo vetëm Tony Blair-it do t’i mungojë “antipopulistja e mirëfilltë, në karakter dhe në politikë.” Në vizitën e fundit në Uashington në korrik 2021, Presidenti Joe Biden-i e falenderoi Merkelin për karrierën e saj “të lidershipit të fortë, parimor”. Ai i tha Merkelit se “kurrë nuk harrove të mbrosh dinjitetin njerëzor”.

Angela Merkeli do t’i mungojë edhe Ballkanit, agjendën për zgjerimin e të cilit ajo e mbajti aktive në tryezat evropiane në dekadën e fundit. Ajo do t’i mungojë komunikimit midis Lindjes dhe Perëndimit, për të cilin Merkeli qe e predestinuar edhe për shkak të origjinës së saj nga Gjermania Lindore.

Ndërsa Gjermania do ta kujtojë epokën Merkel, aftësinë e saj për të menaxhuar krizat dhe mirëqënien e kësaj kohe, si një nga epokat e arta.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota angela merkel helmut kohl otto von bismarck tony blair angela merkel helmut kohl otto von bismarck tony blair

Sondazh

Poll
Bota 5 Dhjetor 2021, 06:54

Kosova, e vetmja në rajon pa rezerva të arit

KOSOVË– Kosova është shteti i vetëm në rajon, i cili nuk ka rezerva të arit. Banka Qendrore e Kosovës, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë