LIVE UPDATES
Politike

“Kujdes me ndërhyrjet”, Xhafaj kritike me PS-në: Te hetohet pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve që u larguan nga vetti

12 Shkurt 2020, 19:27 Nga DOSJA
“Kujdes me ndërhyrjet”, Xhafaj kritike me PS-në: Te

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj, ka shfaqur nota kritike ndaj Partisë Soicaliste teksa u shpreh se duhet patur kujdes me ndërhyrjet që po bëhen në bëjnë në ligjet e reformës. Gjatë fjalës që mbajti në seancën plenarë të Kuvendit, Xhafaj u shpreh se krahas qëndrimit kritik, insitucionet e reja duhen respektuar dhe duhen mbështetur. Deputeti i PS-së u shpreh gjithashtu se gjyqtarët dhe prokurorët që janë larguar nga sistemi por që kanë pasuri marramendëse duhet të hetohen si e kanë vendosur.

Fjala e Fatmir Xhafajt

I nderuar zoti Kryetar ! Të nderuar kolegë deputetë ! Ka sot një shqetësim real. Disa prokurorë dhe gjyqtarë, të bindur se vetingu tashmë është një realitet dhe filtrat e vendosura i nxjerrin ata jashtë sistemit si të korruptuar, janë duke bërë atë që kanë bërë përher me vendimarrjet e tyre, por tashmë pa asnjë limit. Disa vendime janë me pasoja të rënda për rendin dhe sigurinë publike. Në rrethana të tilla cdo ndërhyrje për ta parandaluar e ndëshkuar këtë gjë është pozitive. Nisma e nënshkruar nga kolegët deputetë synon të amendoj një ndër ligjet kyc të reformës në drejtësi. Qëllimi për të cilën u nis ishte një gjë pozitive. Synonte ndër të tjera të zgjidhte një ngërc të krijuar nga mungesa e ILD në stukturën e institucioneve të reformës në drejtësi. U deshën 4 – 5 muaj nga hapja e këtij debati për të ardhur deri këtu. Sot kemi një situatë të re. ILD ka nisur nga puna. Amendamenti që pritet të miratohet i jep ILD një instrument më të qartë dhe më efektiv. Shpresoj që ILD por dhe KLGJ e KLP të mund të reagojnë në kohë dhe në mënyrë eficente ndaj dukurive të tilla negative. Vendimmarrje të tilla korruptive kemi pasur në vite. Kjo ishte një ndër arsyet thelbësore përse reforma në drejtësi ishte kaq e thellë, në zgjidhje institucionale, strukturore, por edhe në burime njerëzore përmes procesit të vetingut. Koha na dha të drejtë. Rezultatet e vetingut për një pjesë të mirë të atyre që janë larguar provojnë qartazi korrupsionin e jashtëzakonshëm brenda sistemit. Janë pikërisht individ të tillë që aktualisht kanë krijuar një situatë të tillë vendimmarrjesh jo thjesht korruptive, por edhe haptas në kundërshtim me ligjin. Besoj se qëllimi i një pjese prej tyre është edhe hakmarrje me reformën për të cënuar sadopak imazhin e saj të qytetarët, shpresën e tyre te drejtësia e re. Kjo edhe sepse qytetarët e thjeshtë jo gjithmonë arrijnë ta ndajnë veprimin e një gjyqtari të caktuar, pjesë e sistemit të vjetër, në raport me pritshmërinë që ata kanë pasur dhe kanë për reformën e re në drejtësi.  Natyrisht këtë situatë e favorizon në një farë mase edhe procesi tranzitor i gjatë në formatimin e institucioneve të reja të sistemit si edhe mungesa e një programimi të mirë të procesit të vetingut. E mbështet edhe klima e krijuar nga kundërshtarët e reformës që po përpiqen me cdo mënyrë ta delegjitimojnë procesin e reformës, ta paraqesin atë si të dështuar për tju dhënë shpresë dhe krah pikërisht individëve të tillë. Mendoj se fenomene te tilla janë rrjedhoj e reagimit të botës së krimit të cilët po synojnë ta shfrytëzojnë këtë moment dhe përmes presionit, dhunës apo korruptimit të disa prokurorëve e gjyqtarëve të blejnë lirinë e tyre. Cështja shtrohet a e zgjidh kjo nismë shqetësimin tonë në të gjitha përmasat ? A është kjo qasja e duhur dhe eficente ? A ka dicka tjetër që duhet bërë më mirë për të adresuar fenomenin sot, por edhe për të mos krijuar ndërhyrje apo precedentë që mund të rihapin probleme të reja. Së pari sot kemi një realitet të ri me reformën në drejtësi që na imponon edhe një qasje të re, komunikim e marrëdhënie të re me sistemin. Procesi i vetingut dëshmoj se brenda rradhëve të sistemit kemi shumë gjyqtar e prokurorë me integritet dhe të vendosur për të zbatuar ligjin. Se është gjyqtare Enkelejda Hoxha në Krujë, por po në Krujë është edhe gjyqtarja Kolgjokaj që nuk pranoj ti nënshtrohet krimit dhe korrupsionit. Ashtu si gjyqtarja në Fier, ajo në Mat apo ajo në Tiranë që nuk lejoj vendimin e pushimit të prokurorit të Tiranës lidhur me dhunën e ushtruar ndaj familjes së gjyqtares së Krimeve të Rënda. Ndaj krahas qëndrimit kritik duhet të jemi të drejtë, motivues dhe mbështetës edhe me personat me integritet në sistem dhe kryesorja në kufijtë e pushteteve respektive. Janë të shëndetshme debatet në publik për cështje të tilla, por në respekt të ndarjes së pushteteve,  në respekt të institucioneve të reja të sistemit dhe pavarësisë së tyre. Nga ana tjetër kërkohet edhe më shumë koordinim e bashkëpunim me to përmes standarteve e zgjidhjeve kushtetuese, ligjore dhe institucionale. Së dyti duhet të pranojmë se fenomeni nuk është i ri dhe i panjohur për shoqërinë tonë. Në 30 vjet korrupsioni e ka kalcifikuar në mentalitetin e një pjese të njerëzve në politikë, në qeverisje, në administratë dhe padyshim në sistemin e drejtësisë. Sot një pjesë e të rinjve nuk mendojnë se si të bëhen profesionistë të mirë, por se si të bëhen pjesë e politikës, administratës e gjyqsorit me qëllimin për të përfituar, me mentalitetin se atje Ke Cfarë të Kapësh. Ky është një problem i rëndë i shoqërisë sonë dhe i të ardhmes së saj. Ka vetëm një rrugë për ta adresuar, zbatimi i reformës në drejtësi e cila ka në fokus të saj, goditjen e fenomenit të pandëshkueshmërisë. Jemi realisht në një moment delikat të reformës. Zbatimi i saj ka hyrë në një pikë kritike. Kërkohet një analizë e kujdesshme për të kuptuar problematikat e vrejtura dhe mënyrën se mund ti adresojmë ato dhe vecanërisht : rritjen e ritmit të procesit të vetingut dhe një prioritizim më të mirë të cështjeve në shqyrtim, nevojën për një rol më proaktiv të dy këshillave, funksionimin e shpejtë të ILD, një përshpejtim të procesit të funksionimit të GjL dhe GjK, rolin e shkollës së magjistraturës në plotësimin e boshllëkut të madh të krijuar në system etj. Ne jemi maxhoranca që e udhëhoqëm hartimin e reformës në drejtësi. Kemi përgjegjësinë historike për zbatimin e drejtë të saj. Kuvendi duhet të marri përgjegjësitë dhe të tregoj më shumë proaktivitet në këtë mision të rëndësishëm dhe aq të mirëpritur nga qytetarët. Sot jemi të vonuar nesër mund të jetë shumë vonë. Së treti dëshiroj të nënvizoj një cështje të rëndësishme në vlerësimin tim. Konstatohet një përpjekje për të ndryshuar paksa me lehtësi ligjet e reformës në drejtësi. Natyrisht nuk ka tabu për këtë, sepse sic dihet nuk ka një ligj perfekt ashtu sic nuk ka edhe një ligj cudibërës. Për më tepër ne sot nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i drejtë dhe proaktiv i tyre. Shihni rastin konkret. Kjo dispozitë, neni 152 është ndryshuar në korrik të vitit që shkoj dhe sot vjen përsëri për amendim. Kur ndryshojmë ligjet duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi druaj që shpeshherë, problematikat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit. Jo rrallë gjendemi edhe nën presionin e institucioneve ligjzbatuese, që e shohin këtë si një lloj komoditeti për punën e tyre. Mendoj se kjo është një qasje e gabuar. Ndaj e shoh një gjë shumë pozitive faktin që na u tha në komision se së bashku me misionet partnere (OPDAT dhe EURALIUS) është duke u bërë një analizë e thelluar për të kuptuar çfarë është pjesë e gabimeve tona dhe çfarë është pjesë e nevojave që ka për t’u mbështetur me ndryshime në ligjet përkatëse. Sepse ndryshe ne mund të synojmë tju vëmë vetulla mekanizmave të caktuar apo institucioneve të sapo ngritura, por mund t’i prishim sytë reformës në drejtësi cka do të ishte me pasoja afatgjata. Së katërti dua të nënvizoj një fakt tjetër. Sot kemi efektive dy këshillat e reja të qeverisjes së sistemit, KLGJ dhe KLP. Ato kanë bërë një punë të mirë, të lavdërueshme përgjithësisht duke mbajtur në konsideratë edhe kohën e shkurtër të funksionimit të tyre. Përtej kësaj, në vlerësimin tim ato ende nuk janë në rolin dhe përgjegjësinë e tyre. Në disa aspekte edhe jo eficente. Këshillat nuk janë dy organe burokratike, për të cilat disa në qeveri dhe këtu në kuvend duhet të kujdesen për t’ju bërë favoret e rradhës ligjeslative apo buxhetore. Këshillat janë qeverisja e sistemit dhe duhet të sillen si të tilla me shumë përgjegjshmëri dhe transparencë në raport me vet sistemin dhe vecanërisht me qytetarët e këtij vendi. Personalisht kam vlerësime maksimale për përbërjen që ka KLGJ, por dhe KLP, në rradhët e të cilave ka anëtarë me shumë integritet dhe me përkushtim për përgjegjësinë e madhe që kanë marrë. Përtej kësaj në vlerësimin tim le për të dëshiruar qasja e disa anëtarëve që vijnë nga radhët e botës akademike, shoqëria civile dhe avokatia. Mendoj se disa prej tyre nuk kanë një kuptim të drejtë mbi rolin e tyre në këto struktura, frymën e re që do duhej të përconin në funksionimin e tyre për ta bërë veprimin e këshillave shumë më transparent dhe shumë më të përgjegjshëm përball opinionit publik. Së pesti. Ka një fakt të prekshëm. Aktualisht kemi rreth 130 gjyqtarë e prokurorë të larguar ose të dorëhequr nga sistemi. Natyrisht nuk janë të njëjta shkaqet ku është bazuar shkarkimi, shkeljet e konstatuara. Një pjesë e tyre janë shkarkuar për afera të rënda korruptive, për pasuri të jashtëzakonshme abuzive produkt i vendimmarrjeve korruptive. A duhet mjaftuar vetëm me largimin e këtyre personave nga sistemi ? Një nga cështjet që duhet trajtuar shumë seriozisht është pikërisht fakti që këta persona do duhet të hetohen për pasuritë e tyre dhe për vendimmarrjet korruptive. Natyrisht kjo nuk bëhet me retorike politike, por me veprime konkrete ligjore e institucionale. Nëse ka nevoj për ndërhyrje legjislative le ti bëjmë, por nuk mund të heshtim para kësaj situate. Natyrisht nuk është një gjë e lehtë. Shumica e tyre në vite kanë qënë e janë ende persona të lidhur fort me politikën ose me grupet që ndikojnë vendimmarrjen e saj. Nuk është rastësi fakti që disa nga gjyqtarët e prokurorët e ndëshkuar më rëndë nga vetingu janë individ të njohur për lidhjet e forta politike dhe janë ndër ata që kanë devijuar apo mbyllur pa hetuar e gjykuar cështje të mëdha në këtë vend në interes të politikës dhe grupeve të strukturuara kriminale. Fatkeqësisht është një fenomen që po e shohim ende në sistem dhe kryesisht në prokurori. Lojra politike dhe korruptive me cështjet në hetim dhe gjykim. Një pjesë janë cështje shumë të nxehta, me impakt të madh publik. Shpresoj shumë që institucionet e reja të sistemit, ILD, Prokurori i Përgjithshëm dhe vet KLGJ e KLP ti evidentojnë dhe të reagojnë ndaj këtyre akteve që cënojnë rëndë figurën e magjistratit, por vecanërisht besimin e publikut te drejtësia. Është momenti të distancohemi fort nga praktika të tilla dhe nga këta individ. Kjo do të ishte një gjë shumë e mirëpritur nga qytetarët, me efekt të drejtëpërdrejt parandalues për fenomene të tilla brenda sistemit, por edhe një shprehje e vullnetit se ne e kemi seriozisht zbatimin e reformës në drejtësi, se jemi të vendosur realisht të ndërtojmë drejtësinë e re, drejtësi të barabartë për të gjithë. Ju faleminderit !

Deklaratat u bënë sot në Kuvendgjatë një seance që pati në fokus amendimet për paketën Anti-KCK, ligjin për shpronësimet dhe për nxjerrjen nga sistemi të bashkëpunëtorëve të komunizmit dhe ligjin për të huajt.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir xhafaj seanca plenare 12 shkurt 2020 fatmir xhafaj seanca plenare 12 shkurt 2020

Sondazh

Poll
Politike 12 Shkurt 2020, 19:25

Miratohet ligji për ndryshimet në Kushtetuese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi mbrëmjen e sotme pas një seance të gjatë ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetu...

Politike 12 Shkurt 2020, 19:08

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm në Partisë Demokratike Gazmend Bardhi kërkon sërish llogari nga kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi Rama, në lidhj...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet