LIVE UPDATES
Bota

Evropa, një vit pas pandemisë! Rreziqet shtrihen ende përpara, vaksina i vetmi shpëtim…

7 Mars 2021, 17:13 Nga DOSJA
Evropa, një vit pas pandemisë! Rreziqet shtrihen ende përpara,

Një vit më parë, më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin një pandemi globale.

Siç njofton nga Londra korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, vendet evropiane shpresonin që sistemet e tyre shëndetësore të mirëfinancuara do të ofronin një lloj mbrojtjeje, por kontinenti u godit fort që në fillim dhe vazhdon të përballet me nivele të larta infeksioni. Qyteti Kodonjo, në Italinë veriore, ende mbart vragën e famës së padëshiruar si epiqendra e shpërthimit të parë të epidemisë së koronavirusit në Evropë.

Më 20 shkurt të vitit të kaluar, një 38-vjeçar u shtrua në spital me probleme të frymëmarrjes. Të nesërmen u diagnostikua me koronavirusin. Kryemjeku Francesco Tursi kujton tmerrin që pasoi.

“Dëgjuam për një, dy, tre raste dhe menjëherë u mbushëm me pacientë me probleme serioze të frymëmarrjes, nuk merrnin dot frymë. Nuk kishim kohë as të mendoheshim. Kjo ndryshoi vërtet jetën tonë”, tregon Dr. Tursi.

Pak muaj më vonë, vetë dr. Tursi u infektua me virusin dhe kaloi një muaj i shtruar në spital. Ndërsa rastet u shumëfishuan, Italia veriore hyri në izolim. Ishte një masë e pakët dhe e vonuar. Në ditët në vazhdim, disa vende evropiane njoftuan raste të reja.

Derisa OBSH-ja shpalli pandeminë globale më 11 mars, Spanja, Franca dhe disa vende të tjera evropiane kishin imponuar masa izolimi. Por, Britania rezistoi duke e shtyrë izolimin për dy javë të tjera, kundër sugjerimeve shkencore.

“Nëse do të kishim vendosur masa izoluese një javë më herët, do ta kishim zvogëluar numrin e viktimave me të paktën gjysmën”, thotë Neil Ferguson, ish-këshilltar shkencor i qeverisë britanike.

Britania pati numrin më të madh të viktimave në Evropë gjatë vitit 2020. Ekonomia e saj ishte gjithashtu e goditur fort – u tkurr me gati 10%.

Mbretëria e Bashkuar është shembull i shkëlqyer i konceptit se kur përpiqesh të zgjedhësh mes shëndetit publik apo ekonomisë, i humbet të dyja”, thotë Dr. Peter Drobac, nga Universiteti i Oksfordit.

Në Turqi, doktorët akuzonin qeverinë për fshehje të nivelit të vërtetë të pandemisë, ndërsa spitalet mbusheshin me pacientë. Edhe Rusia u akuzua për manipulim; doktorët thonin se niveli i vërtetë i vdekjeve ishte ndoshta tre herë më shumë se numri zyrtar prej 57 mijë të vdekurish gjatë vitit 2020.

Ndërsa masat izoluese vazhduan gjatë verës, qeveritë në mbarë Evropën injektuan miliarda në ekonomitë e tyre për t’i ruajtur bizneset dhe vendet e punës. Borxhi publik u ngjit në pikiatë.

Por ndërsa viti i zymtë 2020 i afrohej fundit, shkenca ofroi shpresë. Provat klinike treguan se disa vaksina ofrojnë mbrojtje të fortë nga COVID-19. Britania u bë vendi i parë perëndimor që filloi një program vaksinimi masiv.

“Nuk mund të nënvlerësojmë përmasat e arritjes së kësaj – nga identifikimi i një virusi të ri dhe zbardhja e kodit të tij gjenetik në janar 2020, të kesh 11 muaj më vonë një numër vaksinash të sigurta dhe jashtëzakonisht efektive”, thotë Dr. Drobac.

Rreziqet shtrihen ende përpara. Infektimet mbeten të larta dhe ekziston frika për variante më rezistente të virusit që qarkullojnë në Evropë.

Në Kodonjo, dr.Tursi vazhdon të kurojë pacientët. Si qindra mijëra punonjës të tjerë në pararojë, ai rrezikoi jetën e tij për t’i ndihmuar të tjerët të mbijetojnë. Pandemia e ka ndryshuar jetën në mënyra të panumërta – dhe nuk ka përfunduar ende.

Marrë nga VOA 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pandemia e koronavirusit pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë