LIVE UPDATES
Politike

PRAPASKENAT e shkarkimit të Rudina Hajdarit, gazetarja Konomi tregon u largua nga grupi parlamentar: Si lindën pakënaqësitë

14 Maj 2020, 17:43 Nga DOSJA
PRAPASKENAT e shkarkimit të Rudina Hajdarit, gazetarja Konomi tregon u

Gazetarja e ABC News Esjona Konomi ka zhvilluar një bisedë në studio me gazetarin Endri Xhafo për “prapaskenat e Rudina Hajdarit”, siç e quajti Xhafo, në lidhje me tryezën për reformën zgjedhore në të cilën Hajdari është pjesë por jo vetëm.

Lëvizjen politike të Myslym Murrizit i cili duket se do i zërë vendin Rudina Hajdarit, Konomi e komentoi si një lëvizje për të maksimalizuar atë çfarë do të vijë më pas.

“Është edhe pushtet në zonën e caktuar, eksperienca e tij është shumë më e madhe në angazhimin politik krahasuar me Znj. Hajdari. Kujtojmë që Z. Murrizi është edhe nën/ kryetar Kuvendi dhe kjo nënkutpon që lëvizja e tij nuk është për një post më shumë. Mendoj se është një lëvizje politike për të maksimalizuar atë që do të vijë më pas. Nëse do ti bënim një analizë zhvillimeve në grupin parlamentar demokrat ato ndahen në 3 kohë. Së pari Rudina Hajdari u pompua dhe menjëherë iu dha një protagonizëm i lartë për faktin se ishte e bija e Azem Hajdarit, të cilës iu besua edhe roli i kryetares së grupit parlamentar. Duke qenë kryetarja e grupit parlamentar, u bë kryetarja e Komisionit të Integrimit të cilën e vendosi në pozicion shumë të mirë me ndërkombëtarët. Për shkak se Rudina Hajdari sapo mori kryesimin e grupit parlamentar demokrat mori edhe disa favore të tjera parlamentare, që për disa deputetë të futur rishtaz në Kuvend shihen si luks dhe kënaqësi. Pakënaqësitë e para kanë lindur pikërisht se Rudina Hajdari në çdo udhëtim jashtë vendit, shkonte vetë. Pakënaqësitë e dyta lidhen me të tashmen dhe pikërisht me reformën zgjedhore dhe me faktin se Rudina Hajdari duke qenë se është kryetare e grupit parlamentar opozitar më të madh, ka synim të ndryshojë sistemin zgjedhor për të cilën dy partitë e mëdha nuk janë të interesuara për ta bërë këtë gjë. Grupi parlamentar demokrat mendon se në krye duhet të jetë dikush me më shumë fuqi, të bëjë një presion më të madh mbi anëtarët e tjerë për reformën zgjedhore”, tha Konomi.

Por çfarë ndodh me mazhorancën, dhe si pritet të sillet ajo në lidhje me këtë proces verbal për shkarkimin e Hajdarit, Konomi e komentoi se mazhoranca duke qenë se ka qenë në pozita komode me Hajdarin në krye të grupit opozitar, nuk është se i pëlqen ndryshimi me Murrizin, dhe kjo kuptohet edhe nga fakti se kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci prej dy ditësh e ka në tryezën e tij këtë shkresë, dhe ende nuk është shprehur se si do vijohet më tej.

Gramor Ruci ka dy ditë që e ka proces-verbalin e grupit parlamentar demokrat dhe nuk është shprehur në lidhje me këtë. Mazhoranca ka qenë në një pozitë më të mirë me Rudina Hajdarin në krye dhe kanë komunikuar në mënyrë më komode me të ndërsa z. Murrizi ka një eksperiencë më të madhe politike, është më këmbëngulës dhe ka një pushtet elektoral më të madh dhe një mbështetje financiare më të madhe. Nëse sistemi ndryshon apo listat hapen, një nga njerëzit më të fuqishëm për të fituar një mandat është z. Murrizi”, u shpreh gazetarja.

Ndërkohë deklaratën e kryeministrit Rama për një aleancë të mundshme në zgjedhjet e ardhshme me LSI, Konomi e komentoi si një “shkelje syri por edhe një mbyllje dere” nga ana e kryeministrit dhe se ka ende shumë kohë për të ardhur në një përfundim të qartë nga ana e tij për të riparë qëndrimin e tij ndaj LSI.

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike esiona konomi kuvendi rudina hajdari rudina hajdari perjashtohet nga grupi esiona konomi kuvendi rudina hajdari rudina hajdari perjashtohet nga grupi

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin