LIVE UPDATES
Politike

“Është në vorbullën e një përçartjeje shumë shqetësuese”, Rama komenton deklaratat e Metës: Shpresoj të mbaj fjal

3 Prill 2021, 16:59 Nga DOSJA
“Është në vorbullën e një përçartjeje

“Ilir Meta na ka lënë. Ilir Meta nuk i përket më kësaj bote në sensin e botës së njerëzve normal që me gjithë ekseset e tyre qëndrojnë prapë brenda një kornize normaliteti dhe në nivelet e lajthitjeje,”-kështu deklaroi kryeministri Edi Rama sot në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ në lidhje me presidentin Ilir Meta.

Kreu i qeverisë theksoi se Meta është në vorbullën e një përçartje shqetësuese. Mes të tjerash Rama tha se shpreson që kreu i shtetit të mbajë fjalën për dorëheqjen e tij nga ky post.

PJESË NGA INTERVISTA: 

A keni një koment për deklaratat e Presidentit për zgjedhjet. Thotë se do të mbrojë çdo votë, ekipe të Presidencës do të jenë në çdo qendër votimi…?

Rama: Ilir Meta na ka lënë. Ilir Meta nuk i përket më kësaj bote në sensin e botës së njerëzve normal që me gjithë ekseset e tyre qëndrojnë prapë brenda një kornize normaliteti dhe në nivelet e lajthitjeje. Kemi një nivel të parë lajthitje që është lajthitja e Lulit që infekton njerëz, kemi pastaj një tjetër nivel lajthitjeje që është lajthitja e Ilir Metës që është futur në vorbullën e një përçartjeje që është realisht shumë shqetësuese. Është shqetësuese për faktin që Shqipëria nuk ka më President, s’ka më garant të institucioneve dhe s’ka më garant të kushtetutës. S’ka më faktikisht asgjë në atë zyrë përveçse një njeriu të tërbuar i cili nuk di më se çfarë flet, nuk di më se çfarë kërkon. Unë shpresoj, dhe nuk e kam një shpresë të fortë, që Ilir Meta të iki dhe të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve kur në të fitojmë zgjedhjet ashtu sikundër e ka deklaruar. Zgjedhjet ne 25 Prill janë ndër të tjera dhe një zgjedhje e qartë midis drejtësisë dhe Ilir Metës, kështu që kush do të votojë në 25 Prill për Partinë Socialiste do të japë një kontribut të rëndësishëm edhe për të çliruar Presidencën nga Ilir Meta.

A keni një bast me veten z.Rama për rezultatin e 25 Prillit?

Rama: Jo unë nuk vë bast asnjëherë. Jo vetëm që e kam të ndaluar në Shqipëri por edhe për faktin që unë nuk nisem nga dëshirat. Kur bëj parashikimin e gjërave unë mundohem të jem sa më skrupuloz në analizën e të dhënave që kam në dispozicion. Në e kemi shumë të kolauduar mekanizmin e anketimeve që bëjmë. Ne bëjmë anketime shumë të rregullta prej shumë kohësh tanimë për të lexuar opinionin publik. Në kohë normale, pra në kohë jashtë zgjedhore I bëjmë për tema, në prag zgjedhjesh I bëjmë edhe për orientimin e votës, dhe unë jam shumë I bindur që jemi në rrugën e duhur për të arritur rezultat shumë pozitiv. Sigurisht që ka një gjë, unë kam luajtur sport dhe unë e di shumë mirë që fitorja arrihet kur ndeshja mbaron, nuk arrihet përpara se të fillojë ndeshja. Mund të jesh një skuadër shumë e mirë, mund të hysh në fushë me një skuadër shumë më të dobët dhe mund të ngatërrohesh me këmbët e tua e në fund mund të marrësh një rezultat që nuk ka lidhje fare me peshën dhe me vlerën që ka njëra skuadër apo tjetra. Kështu që kjo është ndeshje, ndeshja duhet luajtur deri në fund dhe të gjitha detajet duhen kuruar deri në fund, gjithkush duhet të bëjë detyrën e vet deri në fund e po në fund del dhe rezultati. Kështu që parashikimet mbi bazën e të dhënave janë një gjë, por ndeshja është një gjë krejt tjetër dhe ajo duhet luajtur deri në fund.

Marrë nga BalkanWeb

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet