Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GJERMANI- Mbyllja e kufijve në valën e parë të pandemisë së koronavirusit ishte “diçka shumë e ashpër”, tha politikania kristiandemokrate gjatë një mbledhjeje të asamblesë parlamentare gjermano-franceze të organizuar në formë virtuale për shkak të pandemisë. “Në situatën e krijuar atëherë me sa duket ishte e pashmangshme mbyllja e kufijve. Por unë e pranoj, që një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet.” Por kjo kërkon nga ana tjetër edhe një koordinimin të fortë. “Unë besoj, që ne kemi nxjerrë mësime tashmë”, tha Merkel.
Kancelarja në luftën kundër pandemisë tërhoqi vëmendjen për një koordinim rajonal në Europë. „Ne e dimë edhe se çfarë do të thotë sprova, masat e mbrojtjes nga infeksioni për Europën tonë pa kufij”, theksoi Merkel në paraqitjen e përbashkët me kryeministrin francez Jean Castex përpara asamblesë parlamentare. „Ne u përgjigjemi si partnerë bashkarisht sfidave të përbashkëta.”
Presidenti i Bundestagut kristiandemokrati Wolfgang Schäuble në të njëjtën mbledhje e quajti si „gabim” mbylljen e kufijve në fillim të pandemisë. „Duhet të jetë e qartë, se „asnjëherë nuk duhet të përsëritet një veprim i tillë i pakoordinuar”, tha Schäuble.
Zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert vuri në dukje përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë federale për të arritur një rregullore të unifikuar në mbarë BE-në sa u përket udhëtimeve.
“Aty ku nuk ka uninamitet, ne vazhdojmë të përpiqemi për këtë”, tha Seibert.
Edhe ministri i Brendshëm, përgjegjës për mbrojtjen e kufijve, kristiansociali Horst Seehofer akutalisht „nuk sheh të ketë shkas për kontrolle kufitare”, tha zëdhënësi. Ministria e Shendetësisë deklaroi gjithashtu, se „ndërkohë nuk është planifikuar ndonjë ndryshim për udhëtimet”.
Landet më të rrepta se federtata?
Disa kryeministra të landeve gjermane kërkojnë nga qeveria që të veprojë. Kryeministri i Saksonisë, kristiandemokrati, Michael Kretschmer kërkoi kontrolle më të rrepta për ata që kthehen nga pushimet. „Vendimtare është, që ne tani të mos lejojmë sjelljen e koronavirusit nga jashtë”, i tha ai gazetës „Funke-Zeitungen”.
Kryebashkiaku i Hamburgut socialdemokrati Peter Tschentscher u shpreh për rregullore më të ashpër për udhëtimet për shkak të koronavirusit. Rregullojra aktuale sipas tij është në disa aspekte e dobët, është shprehur ai për gazetën „Welt”. Ai kërkon, që të gjithë të vaksinuarit që kthehen nga pushimet e kaluara në vende me incidencë të lartë infeksioni duhet të futen në karantinë, që së paku mund të shfuqizohet pas pesë ditësh me paraqitjen e një testi PCR.
Kryeministri i Bavarisë kristiansociali Markus Söder kërkon rregulla më të qarta për ata që kthehen nga pushimet. Duke iu refruar sezonit të pikut të udhëtimeve Söder tha, se “federata duhet të japë qartazi edhe njëherë rekomandimet për pushimet e verës.” Detyrimet akzistuese, për të paraqitur testin pas pushimeve, duhet të kontrollohen.
“E vetmja asamble parlamentare binacionale në botë”
Asambleja parlamentare gjermano-franceze e themeluar më 2019 – që mblidhet çdo dy vjet – një herë në Paris dhe njëherë në Berlin, përbëhet nga 50 deputetë të Bundestagut dhe Asamblesë Kombëtare franceze. Në mbledhjen online të hënën (28.06) kancelarja Merkel dhe kryeministri francez Castex iu përgjigjën pyetjeve të parlamentarëve jo vetëm për pandeminë. Tema ishin edhe klima, refugjatët, politika e jashtme dhe ajo ekonomike.
Preisdenti i Bundestag-ut Schäuble e cilësoi këtë asamble „si sukses dhe si një dhomë unikale binacionale parlamentare”. Pikërisht në kohën e krizës së koronavirusit bashkëpunimi parlamentar mes të dyja vendeven është dëshmuar si i vlefshëm.
Marrë nga DW.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Alpinisti 25-vjeçar Andrew Devers i humbur prej 8 ditësh në pyje , u gjend i gjallë ditën e sotme.Mediat raportojnë se ai kishte mbijetuar prej gji...
BRITANI– Nëna shqiptare e një djali të vrarë në Britani në një klub të Londrës Lindore ka kujtuar momentin kur zbuloi se djali i saj nuk jetonte më.Sipas ...
RUSI– Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur Moskën mëngjesin e të ditës së djeshme duke lënë pas valën e të nxehtin që arriti shifra rekord gjatë javës së kaluar.Mo...
Nga Prof. Lisen BASHKURTIDje pamë në “Twitter”-in e ish-diplomatit amerikan, Richard Grenell t’i uronte Serbëve “festën e Vidovdanit” dhe të ‘vrasjes së heronjv...
AUSTRI– Ish i Dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka shkaktuar debate në rajon.Gjithçka ka nisur nga një postim i tij ...
KUVAJT– Një person i paidentifikuar me shtetësi egjiptiane është arrestuar në Kuvajt pasi postoi një video në ‘Tik-Tok’ duke u ankuar për motin.Mediat rap...
SHBA- Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken në në një intervistë është shprehur se Amerika shpreson marrëdhënie të mira me Rusinë, në të kundërt do ti p...
Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka thënë se Ambasada në Kosovë ka kontaktuar me autoritetet dhe ka ndërmarrë veprime në drejtim të mbrojtjes së qyte...
GREQI– Një polic grek kërkon nga qytetarët para në mënyrë që të kryejë një operacion për ndryshimin e gjinisë. Përmes platformës speciale “GoGetFunding ” ai kër...
IZRAEL– Presidenti amerikan, Joe Biden u zotua të hënën të mos e linte kurrë Iranin të merrte një arsenal bërthamor, vetëm një ditë pasi ndërlikoi potenci...