Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol, i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në hotelin e Ervin Matës pranë QSUT.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët kanë shkuar me makinë para hotelit. Pa zbritur fare, ata kanë ulur xhamin e mjetit dhe kanë hedhur lëndën plasëse nga dritarja për t’u larguar më pas me urgjencë. Tritoli i hedhur shpërtheu pas 4 minutash duke krijuar edhe panik në zonë.
Deri më tani, Policia e Shtetit nuk ka asnjë të dyshuar por ka vetëm një detaj që mund të shënojë edhe fundin e agressorëve. ‘Blutë’ e kryeqytetit janë vënë në kërkim të targës, e cila më pas mund të çojë edhe tek i ‘zoti’. Megjithatë pronarët e hotelit, të cilët kanë folur për mediat, janë shprehur se nuk kanë qënë ata objektivi i sulmit.
Shpëthimi i tritolit ka ndodhur mbërmjen e djeshme, pak para mesnatës. Nga shpërthimi dëmet janë vetëm materiale, ndërsa është dëmtuar edhe një lokal ngjitur me hotel “Victoria”-n por pa njerëz të lënduar.
PO KUSH ËSHTË ERVIN MATA?
Mata u bë i njohur pas ngjarjes së ndodhur në mbrëmjen e 4 tetorit 2018, ku rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij, Eljon Hato.
Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendej emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit), kushëririt të Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas. Për ngjarjen e ndodhur në zemër të qytetit, Ervin Mata akuzohet nga prokuroria e Tiranës për “moskallëzim krimi dhe përkrahje e autorit të krimit”.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Qeveria shqiptare në muajin mars të këtij viti shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të parandaluar përhapjen e korona virusit. Në këtë situatë të vështir...
TIRANË– Pandemia e koronavirusit ka krijuar një kurbë me ulje dhe ngritje ne vend. Kur rastet po shkonin shumë pranë zerimit, të infektuarit u rritën sëris...
LAÇ- Ndërron jetë në spital Paulin Gjergji, 53-vjeçari i plagosur mbrëmjen e djeshme në atentatin e ndodhur në Laç, në një hotel që ndodhe...
LAÇ– Dosja.al ka siguruar pamjet nga vendi ku u vra me armë zjarri biznemeni Bujar Lika. Siç shihet edhe në video, hoteli ndodhet në autostradën M...
TIRANË– Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë hotelit të babait të Ervint Matës, biznesmenit Luan Mata. Sipas njoftimit të polici...
LAÇ– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me emrin e biznesmenit që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Laç. Mësohet se i vdekur ka mbetur 37-v...
LAÇ– Biznesmeni Bujar Lika, 37 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme dhe dy persona kanë mbetur të plagosur. Bëhet fjalë për Pauli...
SHIJAK– Një 28-vjeçar i identifikuar si Henri Isai është plagosur me armë zjarri. Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, mësohet se 28-vjeça...
TIRANË– Adoleshentja, e cila është abuzuar seksualisht nga roja e shkollës ku studionte dhe nga tre djemt të tjerë,dy prej tyre minorenë ka rrëfyer d...