Aktualitet

Shpërthim me tritol krah hotelit të Ervin Matës, raportohen dëme materiale

FOTO
Të njëjtat burime shtojnë se rreth orës 22:40 të mbrëmjes së sotme, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe hotelit “Victoria” ka shpërthyer një sasi tritoli. Për pasojë, janë raportuar dëme materiale në hotel dhe në bizneset rreth.
Featured image of article: Shpërthim me tritol krah hotelit të Ervin Matës, raportohen dëme materiale Ervin Mata dhe pamje nga vendi i ngjarjes
Përditësuar:

TIRANË– Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë hotelit të babait të Ervint Matës, biznesmenit Luan Mata. Sipas njoftimit të policisë, lënda plasëse ka shpërthyer mes godinës së hotelit “Victoria”, dhe një lokali që ndodhet aty pranë.

Të njëjtat burime shtojnë se rreth orës 22:40 të mbrëmjes së sotme, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe hotelit “Victoria” ka shpërthyer një sasi tritoli. Për pasojë, janë raportuar dëme materiale në hotel dhe në bizneset rreth.

Ka pasur xhama të thyera dhe dëme të tjera material, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Dosja.al ju sjell edhe pamje nga vendi i ngjarjes. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese. Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë  ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment