Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka shprehur pikëllimin e tij lidhur me dhunën në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, gjatë një telefonate që zhvilloi të martën me homologun e tij izraelit, Isaac Herzog. Lideri turk ka paralajmëruar kundër kërcënimeve të statusit të kësaj xhamie.
Deklaratat e Erdoganit vijnë pas përleshjeve në fundjavë midis palestinezëve dhe izraelitëve në këtë vend të shenjtë. Sipas raportimeve, 170 persona janë plagosur, shumica protestues palestinezë që janë përleshur me forcat e sigurisë së Izraelit. Dhuna vjen pothuajse një vit pas tensioneve të ngjashme që nxitën një konflikt 11-ditor midis Izraelit dhe grupeve militante në Rripin e Gazës.
Al-Aksa konsiderohet vend i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë. Pas fundjavës të përshkuar me dhunë, tensionet u përshkallëzuan më tej me Izraelin që kreu sulmin e parë ajror pas disa muajs në Rripin e Gazës. Sulmi që ndodhi mëngjesin e së martës goditi zonat e banuara nga palestinezët.
Erdogan tha përmes Twitterit se i ka thënë presidentit Herzog se “fakti që xhamia Al-Aksa është bastisur nga grupe fanatike pas lutjeve të mëngjesit dje dhe pardje…. dhe përhapja e tensioneve në Gaza, shton pikëllimin tonë”.
Ai tha se “këto imazhe që ne shohim çdo vit për shkak të disa radikalëve që lëndojnë ndërgjegjen dhe shkaktojnë reagime të justifikuese në mbarë botën islamike”.
Erdogan i ka thënë presidentit izraelit:
“Në këtë periudhë të ndjeshme, dua të theksoj edhe njëherë nevojën që të mos lejojmë provokimet dhe kërcënimet kundër statusit të xhamisë Al-Aksa”.
Lideri turk po ashtu përsëriti thirrjet e tij që të gjithë “të bëjnë të gjitha përpjekjet” që ky vend shpirtëror dhe i shenjtë të ruhet.
Izraeli dhe Turqia kanë shpallur një epokë të re të marrëdhënie pasi për më shumë se një dekadë kishin pezulluar raportet diplomatike, pasi Herzog bëri një vizitë në Ankara në mars. Erdogan, një avokues i çështjes palestineze, në të kaluarën ka kritikuar politikat izraelite kundrejt palestinezëve. Turqia ka raporte me Hamasin, që kontrollon Gazën që prej vitit 2007.
Marrë nga REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
UKRAINË- Që kur Rusia nisi një pushtim ushtarak në shkallë të plotë në Ukrainë më 24 shkurt 2022, mijëra civilë kanë vdekur dhe miliona ukrainas janë detyr...
Në një fjalim drejtuar vendit të tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se nëse Ukraina do të kishte qasje në armë më të mira “të krahasueshme me ato ...
Pasi i shpëtoi minutën e fundit një alarmi për sulm ajror, meteorologia ukrainase Svitlana Krakovska tha muajin e kaluar një të vërtetë të rëndësishme, që thotë...
Nga BBCRusia ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore, pasi tërhoqi forcat e saj nga afër kryeqytetit Kiev. Udhëheqësi i...
Ka kaluar gati një javë nga dita kur ka ndodhur sulmi i parë ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, por, deri më tani, institucionet...
Në raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tran...
SHBA– Presidenti i SHBA Joe Biden u tha gazetarëve në Portsmouth, Neë Hampshire se nuk është i sigurt nëse do të udhëtojë në Ukrainë.“Përgjigja është, nuk...
SHBA– Numri i abonentëve të Netflix ka rënë për herë të parë në më shumë se një dekadë.Kompania e transmetimit humbi 200,000 anëtarë në tre muajt e parë t...
UKRAINË– Në fjalimin e tij të natës drejtuar vendit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se nëse Ukraina do të kishte akses në armë më të mir...
KOSOVW- Rastet e sulmeve kibernetike janë rritur së fundmi në Kosovë. Ndaj këtyre sulmeve thuajse imun nuk është askush, as qytetarët, bizneset e madje as insti...