LIVE UPDATES
Bota

Rusia u jep ultimatum të ri ushtarëve ukrainas në Mariupol

20 Prill 2022, 06:29 Nga DOSJA
Rusia u jep ultimatum të ri ushtarëve ukrainas në Mariupol

Në një fjalim drejtuar vendit të tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se nëse Ukraina do të kishte qasje në armë më të mira “të krahasueshme me ato të përdorura nga Rusia, ne tashmë do ta kishim përfunduar këtë luftë”. Presidenti Zelensky tha se “është e padrejtë që Ukraina është ende e detyruar të kërkojë atë që partnerët e saj kanë ruajtur prej vitesh”.

Ai tha se nëse vendet perëndrimore kanë armët dhe municionet që i duhen Ukrainës, “është detyra e tyre morale të ndihmojnë në mbrojtjen e lirisë, për të shpëtuar jetën e mijëra ukrainasve”, raporton BBC. Zelensky shtoi më tej se nëse vendi i tij merr armët që i janë premtuar në javët e ardhshme, do të shpëtohet jeta e mijëra njerëzve. Presidenti Zelensky shtoi se intensiteti i të sulmeve ruse në Harkiv në Donbas dhe në rajonin e Dnipropetrovsk është rritur, madje duke synuar strukturat civile.

“Fati i dhjetëramijëra banorëve të Mariupolit që u zhvendosën në territoret e kontrolluara nga Rusia nuk dihet”, tha Zelensky. Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes u ka dhënë luftëtarëve ukrainas, të cilët ndodhen në një kompleks industrial në qytetin e rrethuar të Mariupolit, një ultimatum të ri për t’i dorëzuar armët.

“Forcat e armatosura ruse, të bazuara thjesht në parimet humanitare, propozojnë sërish që luftëtarët e batalioneve nacionaliste dhe mercenarët e huaj të ndërpresin operacionet e tyre ushtarake nga 14.00 me orën e Moskës më 20 prill dhe të dorëzojnë armët”, tha Ministria e Mbrojtjes ruse. Asnjë ushtar i vetëm ukrainas nuk pranoi këtë thirrje të martën, tha ministria në një deklaratë.

Luftëtarët e mbështetur nga Rusia thuhet se po përpiqen të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku thuhet se po qëndrojnë trupat ukrainase dhe civilët. Në një postim në Telegram, Këshilli Bashkiak i Mariupolit tha se pavarësisht avantazhit të trupave të shumta ruse në qytet, ata ende nuk kanë mundur të marrin Mariupolin dhe kështu “ata duan të rrafshojnë” fabrikën e çelikut.

Më tej u tha se Rusia nuk ndali ofensivën pavarësisht faktit që civilët po strehohen gjithashtu në atë kompleks.Gjatë se martës dhe mëngjesin e së mërkurës së 20 prillit, në shumë lokacione të Ukrainës kanë vazhduar luftimet.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Ukrainase ka njoftuar se trupat ukrainase deri më tani kanë mbajtur vijën kundër një ofensive të gjerë ruse në lindje të vendit dhe në disa vende kanë thënë se kanë kundërsulmuar me sukses. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania, Franca dhe Gjermania premtuan më shumë mbështetje për Ukrainën pasi udhëheqësit e këtyre shteteve zhvilluan një telefonatë të përbashkët.

“Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre më shumë municion, pasi do t’u ofrojmë më shumë ndihmë ushtarake”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, duke shtuar se sanksionet e reja po përgatiteshin gjithashtu. Artileria do të jetë në raundin tjetër të armëve amerikane të dërguara në Ukrainë, u tha gazetarëve presidenti Joe Biden.

Kryeministri britanik, Boris Johnson u tha ligjvënësve se lufta “do të bëhet një konflikt artilerie”, që do të thotë se Ukraina do të ketë nevojë për më shumë artileri. “Kjo është ajo që ne do t’u japim atyre… përveç shumë formave të tjera të mbështetjes”, tha Johnson. Ai tha se armët antitank, pajisjet e mbrojtjes ajrore, municionet dhe pajisjet që mund të përdoren “në një angazhim artilerie” ishin ndër armët që mund të dërgohen nga Gjermania në Ukrainë.

Pas dështimit për të pushtuar Kievin dhe qytete të tjera të mëdha dhe strategjike në luftën e saj gati tetë-javore, Moska tani thotë se qëllimi i saj është të pushtojë në tërësi provincat Donetsk dhe Luhansk, të cilat kanë qenë në fokus të separatistëve të mbështetur nga Rusia që nga viti 2014.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll
Bota 20 Prill 2022, 06:17

Kush po e sulmon Policinë e Kosovës?

Ka kaluar gati një javë nga dita kur ka ndodhur sulmi i parë ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, por, deri më tani, institucionet...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale