LIVE UPDATES
Aktualitet

‘O lali…s’janë për t’u tall këto’/ Droga në Itali, si shqëtësohej ‘Kapoja’ Endrit Dokle nga burgu: Flit me K

17 Janar 2020, 16:07 Nga DOSJA
‘O lali…s’janë për t’u tall këto’/

Gazeta “Si” do të publikojë edhe sot pjesë nga dosja në të cilën Endrit Dokle u shpall fajtor për trafikimin e heroinës dhe u dënua me 18 vite burgim. Ai përshkruhet si personi që koordinon përmes numrave telefonikë të identifikuar nga italianët se i posedonte në burg dhe pikërisht prej andej ai jepte urdhrat për secilin. Në një moment, prokuroria përshkruan se Dokle i shkruan mesazh nga qelia Jorid Xhungës, në kohën kur burgjet deklaronin se aparatet telefonikë ishin të ndaluar dhe se prej andej nuk pipëtinte askush. Më 6 shtator 2008, teksa po gjykohej për bandën e Durrësit, Dokle i shkruan mesazh Jorid Xhungës me urdhrin “mbaroje punën e nisur”. Më pas, Dokle i shkruan sërish “Tako nesër Lalin (Isuf Bunën), dhe flisni bashkë me Kuqin, se ti do dalësh i keq, më dëgjo mua. Se dhe të premten filloi tu bërtit ai psikopati o Ruq. Inshallah po mbarojm mrena mujit se lam nam o lal”.

Bashkëpunëtori i tij, Jorid Xhunga, i përgjigjet menjëherë brenda minutës “duhet ta mbarojmë se s’bën”.

Gjatë bisedave në ditët në vazhdim mes të dyve, Dokle shprehet i shqetësuar për shitjen e drogës në Itali, të cilën e kishte marrë përsipër një person me nofkën Kuqo. Por se kush është Kuqo zbulohet nga vetë Dokle, i cili pasi ka mbyllur një bisedë me Ervin Bakrin (më vonë i arrestuar me heroinë nga italianët) telefonon Jorid Xhungën dhe i tregon që sapo kishte folur me Kuqin.

Dokle: Tashti sa fola me Kuqin, s’po marr vesh asnjë gjë çfarë po bëhet e çfarë thotë. Nuk e di tashti.

Joridi: Ik, flasim mbasdite.

Në të njëjtën periudhë, Endrit Dokle është i tensionuar pasi droga me gjithë ditët që po iknin, nuk po shitej në Itali. Telefonata zhvillohet me Isuf Bunën.

Dokle: Merre Rucin *Jorid Xhungën* në telefon dhe thuaj mbasdite urgjentisht në Tiranë, thuaji njërit prej atyre çunave atje urgjentisht të vijë këtu, thuaj të vijë të takojë mu.

Buna: Pse kështu lali apo ke ndërruar strategji?

Dokle: Nuk vjen kush… njëri prej jush të vijë urgjentisht këtu të sqarojë muhabetet.

Dokle kërkon shpjegime sipas transkriptit që gazeta “Si” disponon edhe në bisedën telefonike me Joridin.

Dokle: Nuk janë gjëra për tu tall këto o lali, nuk janë gjëra me nejt me bo festë, këto janë gjëra me u nejt te koka, me marrë vesh brenda javës, bëhet a s’bëhet e me çu tjetër kënd me e marrë, jo mbas dy muajsh. Janë gjëra me qeder o burrë… çfarë me të thënë unë ty, çfarë t’i them unë atij o vëlla? Ai më merr mua, më merr mua ore, më thotë fol ore… ku di gjë unë… më ha… mua me u përzi tashti.. mbaj edhe burg, mbaj edhe stres në kokë. Ik takoje, merre atë në telefon.

Joridi: Si si?

Dokle: Me ardh ndonjë nga ata këtu që duhet me e sjell patjetër ti.

Joridi: Po.

Dokle: Me i thënë të vijë këtu ta takoj, ti se ke idenë çfarë kam për ti bë. Idenë më të vogël nuk e ke, ja për kokën time, çfarë të them unë ty.

Jo vetëm kaq, në kohën kur shpërndarja e heroinës ka ngecur, atëherë Dokle merr sërish përsipër të gjejë të tjerë për të realizuar shitjen e mallit. Bashkë me këto probleme, italianët realizojnë goditjen e parë, duke arrestuar tre bashkëpunëtorë, mes tyre edhe Kuqin e duke bllokuar më se 13 kg heroinë. Droga ishte e dërguar gjatë muajit gusht dhe ishte njëra nga ngarkesat prej 20 kilogramë. Të tjerët përfshi edhe Doklen fillojnë të flasin për arrestimin e shokëve, sasisë së heroinës së kapur dhe fatit të parave prej pothuajse 7 kg heroinë që ishte shitur nga gjithë ngarkesa.

Dokle: Jam sëmurë, jam sëmurë

Buna: Ëë?

Dokle: Jam sëmurë krejt them

Buna: Jo, ore..

Dokle: Po, po

Buna: S’ka problem po hë, hajd lalush.

Dokle: Shko e tako atë qeros dhe thuaji që kështu kështu më ka ndodhur, thuaji ti kam borxh dhe hajd shëndet.

Dokle: Mos u mërzit.

Buna: Jo më lali… U nis me ma fut, ma futën hallall.

Dokle: Jo, ti nuk ke pse e konsideron kështu.

Buna: A e kupton jemi një familje, por… u nisën kishin muaj që u nisën. Nga e more vesh ti?

Dokle: Po fola me atë që ke ti atë numrin… I ka shku me e marrë atje ku i ka thënë, me e lënë dhe i ka dalë dardhë. Mundohu me e taku atë qerosin.

Buna: Qerosit iu vë gjobë unë jo në emrin tim, me vu të tjerët

Dokle: Po duhet me e taku se duhet prapë.

Buna: Unë nuk takoj njeri, kërkënd o Endrit, asnjë… hajd.

Dokle e qetëson shokun me shprehjen se këto gjëra u ndodhin të gjithëve, ndërkohë që Isuf Buna i shpjegon se aksioni kishte ditë që kishte nisur dhe se po e shikon tek teleteksti. Madje Buna mundohet të bëjë humor duke parashikuar se “unë jam jashtë, po qe puna unë jam i dëmtuari në këtë rast se më bien tek dhoma jote e rrimë bashkë, unë rri lart e anasjelltas”.

Në vazhdim të transkripteve të gjithë anëtarët e grupit përpiqen të gjejnë përgjegjësit dhe shkaqet se përse dështoi trafiku i heroinës. Pasi u ka kërkuar secilit llogari dhe ka kërkuar edhe detaje, Dokle ideon sërish trafikimin e ngarkesës tjetër. Anëtarët e grupit pas këtij momenti ndërrojnë numrat dhe i shkruajnë sipas nofkave numrat e rinj. Por, ndërkohë grupi vazhdon të kërkojë lekët për shitjen e 6.330 kg në Itali dhe shpesh fajësojnë Joridin që sipas tyre nuk i kishte dorëzuar të ardhurat e heroinës te Shefqet Vata. Në këtë moment, në episodin e dytë përfshihen edhe emra të rinj mes tyre Mokja (Edmond Taulla), i cili komunikon me një tjetër shqiptar që jeton në Itali të quajtur, Elis Deda.

Prokuroria në dosjen që gazeta “Si” disponon shpjegon udhëtimin e Dedës për t’u takuar personalisht me Isuf Bunën dhe Shefqet Vatën dhe përmend edhe premtimet e tij se kishte gjetur një treg të mirë. Në këtë moment, Vata dhe Buna njoftojnë Doklen thuhet më tej në fashikujt që gazeta “Si” disponon. Dokle pyet Isuf Bunën.

Dokle: A marut punë?

Buna: Folëm, e u sqaruam.

Dokle: A u sqaruat mirë?

Buna: Lashë Cetin (Vatën) për atë punë.

Dokle: Mirë, mirë …a u morën vesh ata?

Buna: Po, normal që po

Pas kësaj bisede edhe në këtë episod ngarkesën e merr përsipër Izet Krasniqi, i cili përmes një numri boshnjak dërgon një adresë në telefonin e Elis Dedës me tekst “Bergamo” dhe adresën e hotelit. Pikërisht, kjo është edhe adresa ku është pritur ngarkesa e dytë prej 20 kilogramë.

Izet Krasniqi flet në telefon me boshnjakun që e kishte nënkontraktuar për transport.

Krasniqi: Ej shok

Boshnjaku: Ej mik

Krasniqi: A je gjallë?

Boshnjaku: Akoma është festë, a më kupton?

Krasniqi: Po, po të kuptoj.. a do jetë për të dielën?

Boshnjaku: Të mërkurën mendoj se do jetë atje

Kjo bisedë dhe të tjera më pas konfirmojnë se heroina do mbërrinte të mërkurën. Ashtu sikurse në disa raste anëtarët e quanin në mënyrë figurative si nipçja.

Prokuroria sqaron në dosje se tre shtetas boshnjakë janë përfshirë si trafikun e heroinës, të cilëve nga një sërë dëshmish u janë dërguar para nga Shqipëria, në emra të tillë sikurse Bledar Eskiu i dërgon 3 mijë euro Nedzad Cufurovic në Sarajevë. Pas kësaj dërgese, ai i shkruan Krasniqit“OK, do shihemi nesër, shkon tek byrazeri. S’ka ngutje”.

Në vazhdim, prokuroria përmend një sërë kërcënimesh mes anëtarëve për të përshpejtuar shitjen e heroinës, por edhe emra të tjerë të dyshuarish që përfshihen në operacionin e heroinës apo edhe italianë. Në një moment nervozizmi, anëtarët e grupit të Dokles ankohen te njëri-tjetri, duke pyetur se kush kishte hyrë garant për Elis Gurin që e kishte quajtur djalë të mirë, ndërkohë që nga ana tjetër edhe boshnjaku i shkruan mesazh Krasniqit, duke kërkuar lekët e tjera, pasi kishte mbaruar punë dhe e kishte dorëzuar byrazerin.

Boshnjaku: Unë me ju kam më shumë se një vit që punoj. Unë me gishta nuk i prek mik, unë as çmimet nuk i kam lëvizur, kam qenë i ndershëm. Unë mundesha t’u vidhja, por kurrë se kam bërë.

Mesazhi i boshnjakut ka vënë në lëvizje grupin për të shpejtuar shitjen e heroinës, duke kërkuar edhe angazhimin e një italiani, i cili sapo merr gati tetë kg heroinë, bllokohet nga italianët dhe arrestohet.

Marrë nga GazetaSi

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet endrit dokle lirohet endrit dokle tirane endrit dokle lirohet endrit dokle tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet