E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË– Ngjarja e rendë që ndodhi më 11 janar tronditi të madh e të vogël. Një 38-vjeçare u vra nga kunati i saj, në shtëpinë e saj, në dhomën e gjumit. Emisioni “Me Zemër të Hapur” risjell në News24 detaje të tjera nga kjo ngjarje horror të nxjerra nga vetë protagonistët e këtij krimi. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten e kaluar, rreth orës 23:40, në një apartament në katin e dytë të një pallati të vjetër në zonën e Paskuqanit, aty ku jetonte viktima bashkë me vajzën 18 vjeçe dhe nënën e saj.
“34-vjeçari u largua me biçikletë menjëherë pasi kreu krimin e rëndë, për t’u arrestuar më pas nga shërbimet e Komisariatit Nr.4, pranë një karburanti në zonën e Laprakës. Burime nga policia thanë se i dyshuari ka pretenduar se vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrjeje, pasi kunata e kishte denoncuar për përndjekje. Denoncimi ishte bërë 6 muaj më parë, ku ajo pretendonte se kunati e dhunonte psikologjikisht, e përndiqte dhe e fotografonte kudo që shkonte me të bijën, dhe më pas fotot ia dërgonte në burg, vëllait të tij, bashkëshortit të Enkeledës, duke sjellë probleme në çift. Gjatë seancës për masën e sigurisë që e la 34-vjeçarin në burg, ai ka pranuar krimin, tha se nuk e mbante mend konkretisht ngjarjen. U aludua për një raport të prishur të saj me bashkëshortin që ndodhej në burg por nëna e viktimës thotë se çifti shkonte shumë mirë. Atë natë nga ora 11 e natës ramë në gjumë. E ka hapur derën, na ka parë nga dritarja që kishim fikur dritën. Na ka ndjekur. Kishte 5 ditë. Ka parë pallatin që s’ka pasur lëvizje, ka hapur derën se ka pasur një shul të vogël. Duke i ditur rrethanat e ka hapur ngadalë derën e jashtme dhe ka hapur derën e dhomës. Aty e kam parë unë, ishte veshur me kapuç të zi, doreza të zeza. Erdhi direkt tek krevati im dhe më qëlloi disa herë. Duke më lënë pa ndjenja. Pastaj nuk e di çfarë ka ndodhur me vajzën. Është përleshur. Shenjat e gishtërinjve që kemi parë ka tentuar të ngrihet. Ka tentuar të ndezë drejtën, aty i ka prerë damarët. E ka goditur me levë pas koke, me tub në fytyrë e ka prerë në hundë. Kur jam përmendur e kam parë vajzën të shtrirë në gjak. I thërrita kësaj nuses, Hajrije, Hajrije. kam dalë si e çmendur, erdhi gjithë lagjja. Kjo ishte masakra që bëri qelbësira. Punonte në fabrikë, hante bukën me një kokërr vezë për të rritur vajzën. Për t’i plotësuar vajzës e mos t’ia shtrinte dorën askujt. Ishte vajzë e ndershme, bënte kryq gjithë lagjja për Enkeledën. Me bashkëshortin shkonte shumë mirë”, rrëfeu nëna e Enkeledës.
Marrë nga Ballkan web
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- “Shqipëria është shumë e njohur për jahtet super luksoze që janë ankoruar në jug të vendit. Por jo domosdoshmërisht si një destinacion në vetvete.”...
TIRANE- Dosja.al zbulon detaje të reja nga pengmarrja që ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, ku është marrë peng një person. Burime për Dosja.al bëjnë me dije...
Librazhd– Ferit Gega, kryefamijari i familjes që u grabit dhe u dhunua mbrëmjen e djeshmë në Librazhd, ka dhënë më shumë detaje nga ngjarja. Gazetarja e “FaxNew...
TIRANË– Deputeti socialist Fate Velaj ditën e sotme në 552-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu ka qenë ka publikuar foto...
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me pengmarrjen e ndodhur në qendër të qytetit të Kamzës.Dyshohet se konflikti mes rrëmbyesve dhe të marrurit pen...
TIRANË- Xhiroja e Dritan Dajtit në ish-bllok me një eskortë policie që e shoqëronte duket se ka qenë maja e ajsbergut. Që prej asaj dite, një sërë personaz...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar lirimin por edhe xhirot që personazhet e njohur të botës së krimit në Shqipëri bëjnë thuajse &ccedi...
KAMËZ– Pengmarrja e personit ende të paindentifikuar në Kamëz, ka ndodhur vetëm pak metra larg Bashkisë dhe Komisariatit të qytetit.Siç duket edhe n...
GREQI- Djali i kryeministrit të vendit, Edi Rama, Gregu duket e ka kaluar periudhën e vështirë në jetën e tij. Pas ndarjes nga jeta të së dashurës, Gregu duket ...