Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ITALI– Shqiptari Ilir Plaku, i cili që prej 12 vitesh ishte kërkuar nga policia italiane është arrestuar ditën e sotme.
Mediat italiane, bëjnë me dije se 55-vjeçari, është identifikuar nga karabinierët e Compagnia di Bianco, Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë këtyre viteve ai kishte jetuar së bashku me familjen e tij, afër bregdetit të Durrësit.
Plaku ishte në kërkim në Itali, që nga viti 2009, pasi akuzohet si anëtar i një organizate që synonte trafikun e drogës dhe rezistencën ndaj një zyrtari publik. Në atë kohë Plaku ishte në Brancaleone dhe ishte lënë me masën e detyrimit të paraqitjes kur më pas humbi gjurmët e tij.
Më pas Plaku u dënua në mungesë nga Gjykata e Apelit të Cagliari, për akumulimin e dënimeve, me 5 vjet e 11 muaj burgim. Plaku u konsiderua pjesë e një Organizate që trafikonte drogë dhe qenie njerëzore, si në territorin kombëtar, në veçanti në Sardenjë, por edhe ndërkombëtarisht.
SI NDODHI ARRESTIMI?
Kërkimi i tij për 12 vite nga kishte rezultuar i kotë, derisa në muajt e fundit, karabinierët filluan hetime të reja, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Locrit dhe Prokuroria e Përgjithshme e Cagliarit, një degë e Sassari.
Përmes një monitorimi të gjerë të faqes në internet, hetuesit ishin në gjendje të verifikonin që Plaku ishte fshehur, së bashku me të afërmit e tij, në Shenavlash, pjesë e Komunës së Rrashbull, afër Durrësit.
Në fotografitë e shumta që policia kishte siguruar dukej se burri bënte një jetë luksoze, udhëtime, darka familjare dhe shihej i veshur me rroba të stilistëve të mëdhenj. Më pas Karabinierët raportuan elementët e rinj në Prokurorinë Publike në seksionin e shkëputur të Gjykatës së Apelit Sassari, i cili kërkoi nga Ministria e Drejtësisë të zgjerojë kërkimet përtej territorit të IKtalisë.
Operacioni, i filluar disa ditë më parë, u zhvillua në bazë të indikacioneve të siguruara nga karabinierët e Compagnia di Bianco në bashkëpunim me Shërbimin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor dhe Zyrës së Ekspertit të Sigurisë të Departamentit Qendror të Policisë kriminale në Rumani, e cila i dha policisë shqiptare detaje të sakta.
Kjo lejoi forcat e policisë shqiptare, me koordinimin e Interpol, të gjurmonin dhe arrestonin Ilir Plakun.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRITANIA E MADHE– Tre shqiptarë janë përballur me gjoba në Britaninë e Madhe, pasi kanë thyer karantinën dhe kanë udhëtuar për më shumë se 150 milje me pr...
ITALI– Detaje të reja janë mësuar për vdekjen e David Rossi, ku një dëshmitar i ri ka iniciuar një pistë të re hetimi. Në dëshminë e tij në Prokurori, dëshmitar...
Nga Anxhela Celanji – “Kur bëra testin e shpejtë për të dytën herë nuk e mendoja se do të dilte pozitiv,” tregon I.SH, një vajzë 28-vjeçare e cila ...
ELBASAN– Vrasja e trefishtë e fundvitit të 2018 është nxjerrë nga “sirtari” i Prokurorisë së Elbasanit! Vetëm pak ditë më parë, Policia shpalli në kërkim Mikael...
TIRANË- Dy aksidente të njëspasnjëshme kanë ndodhur pasditen e sotme pranë zonës së qendrës në Tiranë.Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se aksident...
SHKODËR – KESH ka ulur shkarkimet nga portat e HEC-it të Vaut të Dejës për t’i paraprirë situatës prej reshjeve intensive në veri-lindje të vendit.Rr...
BRITANI E MADHE- 7 shqiptarë u përpoqën të merrnin peng një anije japonezë në portin e Portlandit në Britani të Madhe. Për rreth 16 orë, shqiptarët qëndruan në...
TIRANË– Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga zhdukja e tij në Pukë të Shqipërisë, mostra e eshtrave të gjetura në mjetin e biznesmenit italian, Davide Pe...
GRAMSH– Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi rezultonte i dënuar me 7 vite e 7 muaj burg në shtetin grek. Altin Beqiri i shpallur në kerkim...
TIRANË– 15 të vdekur dhe 1143 raste të reja të infektuara janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sëris...