LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Tallesha me shoqet!’/ Rrëfimi i vajzës së riinfektuar: Mendoja se kisha fituar anti-trupa, nuk po u besoja syve

10 Shkurt 2021, 17:17 Nga DOSJA
‘Tallesha me shoqet!’/ Rrëfimi i vajzës së

Nga Anxhela Celanji – “Kur bëra testin e shpejtë për të dytën herë nuk e mendoja se do të dilte pozitiv,” tregon I.SH, një vajzë 28-vjeçare e cila e ka kaluar Covid-19 dy herë. Ajo i tha Gazetës “Si” se herën e parë që ishte infektuar ishte izoluar në shtëpi me të gjithë njerëzit e saj dhe kishin paguar një infermier për t’i trajtuar i cili vinte dy herë në ditë.

I. SH i tregoi Gazetës “Si” se për rreth 12 ditë në fund të muajit Shtator të vitit të kaluar kishte temperaturë të lartë, 38 e gjysmë, ndërsa kolla dhe vështirësia në frymëmarrje i kishte nisur në ditën e pestë, ndërkohë që e vetmja gjë që kishte kuptuar nga infermieri që e vizitonte në shtëpi ishte se problemi më i madh tek ajo ishte temperatura jo konstante.

“Mbaj mend që të gjithë ishim shumë keq. Unë nuk kisha fuqi të ngrihesha në këmbë për të shkuar në tualet dhe i vetmi që ishte në gjendje pak më mirë se të tjerët dhe kujdesej për në ishte i fejuari, nga gjashtë pjesëtarë që ishim në familje. Temperatura ime në një moment ishte 36, pastaj menjëherë për 40 minuta shkonte 38,” tregon vajza e cila shprehet se që prej fillimit të pandemisë nuk ka pasur tepër kujdes sepse nuk besonte tek virusi.

E reja tregon se në të njëjtën kohë ishin prekur nga virusi edhe familjarë të tjerë të cilët ajo i kishte takuar një javë para se të sëmurej. I.SH i tha Gazetës “Si” se përpos sëmundjes që e mundonte, mbi vete mbante dhe peshën e fajit se kishte infektuar prindërit, të cilët vuanin nga sëmundje të tjera.

Përgjigjet e dy testeve që e konfirmuan me Covid-19

Ajo ushtron profesionin e stilistes në një dyqan të vogël që e ka hapur pranë shtëpisë në zonën e 21-shit. 28-vjeçarja i tha Gazetës “Si” se në momentin që e kaloi Covid-19 për herën e parë, mendoi se shpëtoi nga një e keqe shumë e madhe.

Por ajo tregon se që nga momenti kur tamponi i fundit i doli negativ, jeta e saj rifilloi përsëri ashtu si kishte qenë. Pas 12 ditëve më të këqija që kishte kaluar në jetë shtatorin e shkuar, ajo përsëri nuk i kishte kushtuar rëndësi faktit se mund të infektohej prapë, pasi mendonte se e kishte kaluar Covid-19 një herë, nuk do të prekej më.

Shkonte çdo ditë tek biznesi i saj dhe kishte komunikim me shumë njerëz pasi e kaloi Covid-in herën e parë. I. SH tregon se filloi edhe jetën e saj normale duke shkuar në restorante, lokale, festa të ndryshme të miqve, por pa marrë asnjë masë tashmë sepse kishte gjithnjë idenë se kishte antitrupa dhe kishte lexuar që mund të zgjasnin deri në gjashtë muaj. Kjo situatë vijoi për rreth tre muaj. Në fillim të dhjetorit ajo u riinfektua përsëri dhe ishte pikërisht testi i shpejtë që i tregoi se ishte përsëri mbartëse e virusit Sars-Cov-2.

“E gjithë kjo ishte falë mos kujdesit tim. Unë edhe shoqet e mia kur i takoja, iu thoja me shaka “hajde të përqafoj, të të jap ca antitrupa” dhe kështu ndodhi që u infektova. Nëse herën e parë nuk e dija se si e kisha marrë virusin, herën e dytë e di që ishte për mos kujdesin tim sepse duke menduar që e kisha kaluar njëherë dhe duke dëgjuar se personat e prekur njëherë nuk kanë më probleme,” shpjegon 28 vjeçarja e cila shton se herën e dytë u infektua edhe i fejuari i saj.

Ajo i tha Gazetës “Si” se herën e dytë simptomat ishin shumë më të lehta nga hera e parë. Bashkë me të fejuarin ajo kishte kaluar 3 ditë me temperaturë, e gjatë kohës vetëm ajo kishte pasur të vjella, diarre dhe dhimbje koke të rënduar. Këtë gjë e kishin zbuluar fillimisht nga testi i shpejtë, e më pas kishin bërë tamponin që i tregoi saktë se ishte përsëri me Covid-19.

Por a kishte marrë ndonjëherë ndëshkim për mos kujdesin e saj?

Sigurisht që jo! E reja tregon se njëjtë si nga fillimi i pandemisë edhe sot e kësaj ditë kurrë nuk është ndëshkuar nëse ka dalë në rrugë pa maskë.

I.SH i tregoi Gazetës “Si” gjithashtu se tani është më e qetë dhe gjithashtu, ndjehet edhe më e mbrojtur.

“Fatmirësisht nuk pata probleme më të mëdha në familje, të gjithë e kaluam pa pasoja fatale dhe për këtë jam shumë e lumtur. Gjithashtu, jam e lumtur që jam më e mbrojtur dhe bëj një jetë normale përsëri,” shton vajza e cila vijon punën normalisht në dyqanin e saj.

Por si paraqitet situata e ri-infektimeve në vendin tonë?

Mjeku shqiptar në Spanjë Kita Sallabanda, i tha Gazetës “Si” se rastet e infektimit janë të rralla, por ka vënë re se ato po shtohen. Për sa i përket Shqipërisë, mjeku tregon se i kanë rezultuar disa persona që janë riinfektuar.
“Mua me kanë konsultuar disa, edhe raste që nuk kanë antikorpe, edhe pse e kanë kaluar COVID-19. Në përgjithësi e kalojnë më lehtë,” shpjegon mjeku.
Më tej Sallabanda thotë për Gazetën se pavarësisht kësaj tabloje, nuk beson se kjo do të ndikojë në shtimin e vdekjeve.

Ndërkaq, eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho e vendos më shumë theksin tek mungesa totale e masave në kulmin e sezonit të virozëve. Ai shpjegon se përkeqësimi i situatës në vend lidhet më së shumti me faktin se nuk janë marrë masa dhe nga ana tjetër janë rritur më shumë rastet. Ndërsa për sa i përket riinfektimeve, Dasho thotë se “sigurisht që ka, por nuk janë përcaktuese në situatën aktuale epidemiologjike.
Nga ana tjetër në vendin tonë nuk ka të dhëna të qarta se sa persona janë të riinfektuar me virusin Sars-Cov-2, edhe pse jemi me numra të shtuar infektimesh dhe vdekjesh”.

Ekspertë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj kanë bërë apel gjatë gjithë kohës për të respektuar masat, ndërkohë që në disa vëzhgime të Gazetës “Si” ka rezultuar se janë të paktë qytetarët që respektojnë rregullat, gjë kjo e pranuar edhe nga vetë ekspertët e Komitetit Teknik dhe mjekët.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pandemia e koronavirusit ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet