LIVE UPDATES
Editorial

Eksperimenti i urryeshëm Milgram

25 Prill 2019, 12:05 Nga DOSJA
Eksperimenti i urryeshëm Milgram

Në verën e vitit 1961, në një bodrum të universitetit Yale në Shtetet e Bashkuara po zhvillohej një eksperiment tronditës. Profesori i këtij universiteti, psikologu Stenli Milgram po synonte të zbulonte se deri në çfarë shkalle mund të arrijë bindja ndaj detyrës të shërbejë si justifikim që një njeri i zakonshëm t’i shkaktojë vuajtje një njeriu tjetër.

Ndërkohë që prej tre muajsh ishte duke u zhvilluar gjyqi i famshëm ndaj kreut të Holokaustit, Adolf Ajkman, eksperimenti Milgram vuri njerëz të ndryshëm të “torturojnë” pa pikë mëshire pjesëmarrësit e tjerë në eksperiment me goditje elektrike tensioni të lartë.

Kjo torturë e maskuar si “eksperiment shkencor” zbatohej nën udhëzimet e një ekipi i cili merrte në këtë rast rolin e “autoritetit” që shtron jep udhëzime dhe ofron garanci.

Eksperimenti në fjalë vërtetoi se bindja ndaj autoritetit është një dukuri më e përhapur nga sa supozohej edhe te njerëzit (e jo vetëm te kafshët). Bindja në gjuhën shqipe, paraqitet me dy koncepte kuptimore. Atë të bashkimit rreth një besimi të patundur dhe atë të dëgjueshmërisë apo më qartë, nënshtrimit. Etimologjikisht, bindja duket sikur ka lidhje me dy fjalë të familjes së vjetër anglo-kelte që vërtiten rreth versioneve të sotme të fjalëve “bind” (të lidhesh) dhe “bend” (të përkulesh).

Në një këndvështrim filozofik, bindja si lidhje dhe bindja si përkulje qëndrojnë pa ndonjë kontradiktë brenda njëra-tjetrës. Përkulja apo nënshtrimi ndaj një autoriteti nënkupton sigurisht edhe lidhje të pazgjidhshme, e po aq edhe varësi të fatit tënd prej vullnetit të autoritetit sundues.

Ajo është lidhje por sigurisht lidhje prej frikës, e ngjashme me sindromën e Stokholmit. Në një vështrim psikanalitik, kjo përkatësi etimologjike (“bind” dhe “bend”) duket se ilustron më së miri marrëdhënien e ndërlikuar midis dominancës dhe submisives, e replikuar kjo edhe në një mori praktikash seksuale të klasifikueshme pothuajse si disiplina sportive apo ushtarake. Zhak Lakan, psikanalist i rëndësishëm frëng flet ndërkohë për autoritetin simbolik virtual dhe për nevojën e autoritetit simbolik për të qëndruar në nivelin e virtuales. Pra, bindja ka nevojë për një figure simbolike autoritare të cilës ajo duhet t’i kushtohet. Mirëpo, që autoriteti i kësaj figure të funksionojë, ai duhet të mbetet përgjithmonë në kufijtë e virtuales; brenda limitit të së mundshmes, por asnjëherë të realizueshmes.

Me një fjalë, bindja është kapitullim i pandërgjegjshëm jo thjesht përballë frikës por mbi të gjitha, përballë mundësisë së saj.

Çka do të thotë se kush i nënshtrohet i bindur vullnetit autoritar të dikujt, e bën këtë jo sepse ka pësuar diçka të keqe prej tij, por sepse numëron me mendje tërë të këqijat që mund të pësojë, e kjo e bën subjektin që jo thjesht të jetë i bindur por të jetë në mënyrë permanente, i trembur.

Qysh në agimet e qytetërimit, bindja ka luajtur saktësisht këtë funksion që nënkupton edhe frikën ndaj autoritetit.

Homeri përshkruan sesi Helena e lajkaton vjehrrin e saj Priam me fjalët: “Të nderoj i dashur vjehërr, e njëkohësisht edhe të trembem”. E po kështu kur përshkruan përparimin e ushtarëve drejt kasaphanës, sërish Homeri shkruan: “Pa bërë gëk, në frikë të udhëheqësve të tyre”.

Te “Kleomeni”, Plutarku flet edhe për institucionin e bindjes ndaj frikës që ushqejnë në Spartë. Tempuj të Frikës ishin ngritur kudo dhe cilido që hynte atje, detyrohej të rruante mustaqet, si për t’u rikujtuar se përpara autoritetit të frikës të gjithë janë fëmijë.

E ndërsa jemi te fëmijët, bash për faktin se bindja ndaj autoritetit është një shprehi që mësohet e nuk lind me njeriun, a nuk është nevoja e pashmangshme e autoritetit prindëror për konfirmim ajo që kushtëzon sjellje të cilat synojnë të edukojnë bindje te fëmijët?

A nuk është stereotipi i fëmijës apo adoleshentit të pabindur një narrativë e kudondodhur urbane nën kërcënim të përhershëm nga një truprojë e vlerave morale të familjes (lexo: autoritetit paternal)? Bindja pra, ka nevojë për masa shtrënguese për t’u përbrendësuar, e këto masa shtrënguese nuk janë gjë tjetër, veçse forma trajnimi apo edukimi.

Kur flasim për edukim të bindjes, kemi parasysh një proces që vetvetiu nënkupton gjithë gamën e mjeteve të specializuara në stërvitjen e shprehive. Stërvitja e bindjes (obedience training) është kryesisht stërvitje për ta mësuar subjektin t’i bindet të zot, por edhe për ta mësuar të zonë e subjektit të ndihet një zot.

Në terma të thjeshtuar, stërvitja ndaj bindjes përfshin të mësuarit e zbatimit të urdhrave apo direktivave të dhëna nga drejtuesi. Që një subjekt të konsiderohet i bindur, duhet që ai t’u përgjigjet me gatishmëri dhe vetëmohim komandave që i jepen nga pronari i vet.

Një element bazë i kultivimit të bindjes te subjekti është hyjnizimi i figurës së të zotit. I zoti është perëndia kapriçoze e cila ka një karakter të paparashikueshëm të cilin nuk duhet ta kuptosh, sepse fundja, a kuptohet dot Perëndia?

Nëse do të arrihej të bëhej një hartë e mendimeve të një subjekti i cili e njeh autoritetin hyjnor të të zotit, mbase mund të rezultonte në diçka të ngjashme me frazën pasive: Zoti e ndihmoftë dhe ia lehtësoftë rrugën bindjes sime!

Një subjekt i bindur është sigurisht sot në një pozitë shumë më të favorshme sociale se subjektet rebele apo ata të pabindurit që vagabondojnë në gjendje të egër. Me kushtin e nënshtrimit, subjekti i stërvitur për t’u bindur përfiton privilegje.

Politikisht subjekti i bindur i përket një klase të borgjezisë në antagonizëm me proletariatin e rebelëve dhe egërsirave primitive të cilat madje edhe synohen të shmangen me anë të praktikave të ndryshme të relativizimit, defaktorizimit, përçmimit ose edhe thjesht, asgjësimit. Bindja, pra, të shpërblen.

Por jetojmë në ekonomi tregu. Të mos kemi iluzione. Bindja, shpërblehet vërtet. Por vetëm pasi ka shërbyer fillimisht si një çmim i shtrenjtë me anë të të cilit është paguar ky shpërblim.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial bindja njerezore eksperimenti milgram sokol shameti bindja njerezore eksperimenti milgram sokol shameti

Sondazh

Poll
Editorial 21 Prill 2019, 15:41

Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan

TIRANË- Diplomatët amerikanë janë përfshirë në një betejë të ashpër dhe përtej limiteve me opozitën shqiptare. Që prej dy muajsh, pas protestës së shkurtit...

Editorial 21 Prill 2019, 15:25

Për nevojat e partisë

TIRANË- Kur jeta nuk ta jep mundësinë të kesh qenë bashkëkohës i ngjarjeve të “epokës leniniste”, nuk të mbetet veçse të lexosh bashkëkohësit e atyr...

Editorial 17 Prill 2019, 07:11

Ne e dogjëm vetë katedralen tonë

Heshtja kaploi mbrëmë miliona njerëz, ndërsa ndiqnin live djegien e katedrales së Notre Dame të Parisit. Rrallëherë fatkeqësia e një godine mund të prekë aq the...

Editorial 12 Prill 2019, 16:40

Arta Marku dhe fuqia për të dhunuar gazetarët

Shikojini mirë pamjet! Prokurorja e Përgjithshme e paraprirë nga truproja që kujdeset t’i hapë rrugën. Kryeprokurorja kërcënohet nga bllokimi i rrugës prej gaze...

Editorial 12 Prill 2019, 15:12

Bilanci i hidhur!

Ritmi me të cilën Lëvizja Socialiste për Integrim, plotësoi deputetët e saj në Parlament dhe vazhdimi i plotësimit të vendeve të Partisë Demokratike, janë një s...

Editorial 11 Prill 2019, 16:56

Gënjeshtrat e bardha të Edi Ramës

TIRANË- Të gjithë jemi gënjyer dhe gënjejmë çdo ditë. Gënjejmë shefin kur shkojmë në punë me vonesë, gënjejmë partneri xheloz kur nuk i përgjigjemi ...

Editorial 8 Prill 2019, 09:00

“Dasma pa Nuse” e Lulzim Bashës!

Disa ditë pasi shpalli listën e deputetëve të zgjedhjeve të vitit 2017, mes furtunës që u ngrit brenda PD kundër tij, Lulzim Basha filloi një përpjekje të fortë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet