LIVE UPDATES
Ekonomi

Vetëprodhuesit e energjisë, bilanci i vitit 2024

Kapaciteti i instaluar në sisteme fotovoltaike nga vetëprodhuesit arriti në fund të 2024 në 216.8 MW. Të paktën 68% e totalit të atyre që kanë një impiant për konsum vetjak janë biznese, ndërsa në vend të dytë janë individët. Kalimi nga një bilanc mujor në një netim vjetor, që u vu në zbatim për herë të parë vitin e shkuar, rezulton t’i ketë kursyer biznesit mesatarisht 33% të faturës së energjisë. Kalimi në këtë skemë të re ka rezultuar me bilanc pozitiv për biznesin, teksa tashmë edhe institucionet buxhetore dhe jobuxhetore po orientohen drejt një sërë projekteve pilot, që kanë në thelb energjinë diellore për të plotësuar nevojat e tyre.

28 Mars 2025, 22:54 Nga B.Z
Vetëprodhuesit e energjisë, bilanci i vitit 2024
Foto ilustruese

TIRANË - Viti 2024 shënon vitin e parë të faturimit vjetor neto, një nismë e ndërmarrë nga qeveria pas kërkesave të vazhdueshme të vetëprodhuesve të energjisë për të ndryshuar skemën e aplikuar që më herët ishte mujore.

Kjo sipas vetëprodhuesve që janë subjekte, të cilët kanë të instaluar impiante fotovoltaike me kapacitet deri në 500 kW do të bënte që këta të fundit të kishin një kthim investimi më të shpejtë. Por si ka rezultuar në fakt bilanci vjetor në shifra për vetëprodhuesit dhe energjisë që ata kanë hedhur në rrjet apo kanë marrë pas?

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Group) konfirmoi se netimi vjetor ka ulur shpenzimet e energjisë për subjektet që kanë një impiant të instaluar për nevojat e tyre me një mesatare 33%.

“Ndryshimi i skemës së kompensimit në netim vjetor bëri të mundur që vetëprodhuesit të përdorin tepricat e hedhura në rrjet në muajt pasardhës, duke reduktuar faturën në masën 33% për vitin 2024”, – nënvizoi OSHEE për “Monitor”.

Sipas kompanisë, përfitimi kryesor i të gjithë konsumatorëve vetëprodhues të energjisë elektrike është reduktimi i faturës së energjisë, pasi me instalimin e impianteve fotovoltaike në varësi të fuqisë së instaluar, nevoja për energji elektrike mbulohet pjesërisht apo totalisht nga energjia e prodhuar nga panelet.

Kapaciteti i instaluar i vetëprodhuesve arrin në 216.8 MW, dominojnë bizneset

Instalimi i impianteve fotovoltaike për të plotësuar nevojat vetjake shihet si tendencë kryesisht e bizneseve, edhe pse numri i familjarëve dhe institucioneve publike me instalim të kësaj natyre ka ardhur në rritje.

Të dhënat zyrtare të OSHEE Group tregojnë se rreth 2416 klientë vetëprodhues të energjisë elektrike u lidhën në rrjetin e shpërndarjes deri në 31 dhjetor 2024.

Kapaciteti i tyre i instaluar arriti në total 216.8 MW, një kapacitet i konsiderueshëm që llogaritet rreth 1.5 herë sa Karavastaja, që është aktualisht parku më i madh fotovoltaik në vend nga kapaciteti i instaluar prej 140 MW.

Të ndarë në kategori rezulton se janë 1645 kontrata vetëprodhuesish mes OSHEE-së dhe subjekteve private, pra biznese.

Të paktën 705 kontrata janë mes kompanisë së shpërndarjes dhe familjarëve që janë vetëprodhues energjie. Institucione buxhetore që kanë instaluar impiante janë 51 të tilla dhe jobuxhetore, 15.

Vitin e kaluar, kompania e shpërndarjes bëri të ditur se lehtësoi procedurat për aplikimin në sistemin e saj për vetëprodhuesit, për të ulur burokracitë dhe për ta bërë më të thjeshtë integrimin në rrjet.

“Gjatë vitit 2024, OSHEE GROUP SH.A./OSSH SH.A. krijuan për të gjithë kërkesat e reja mundësinë e aplikimit online në portalin e ueb www.oshee.al dhe tashmë të gjithë konsumatorët që kërkojnë të instalojnë panele diellore për vetëkonsum mund të aplikojnë në mënyrë të thjeshtuar online.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për vendosjen e paneleve diellore, pasi me ndryshimin e skemës së kompensimit, me tepricat e hedhura në treg, përfitojnë reduktim të faturës së konsumit”, – nënvizon OSHEE.

Liberalizimi i tregut të energjisë, si nxitësi kryesor i vetëprodhuesve

Ligji i vitit 2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” parashikonte ndër të tjera liberalizimin e tregut të energjisë, duke nënkuptuar se subjekte të lidhura në disa nivele tensioni do të duhet të siguronin të vetëm energjinë në tregun e lirë.

Kjo fazë nisi së pari me subjektet në tension 35 kilovolt, të cilët dolën në tregun e lirë në vitin 2018. Pikërisht në atë periudhë ishin edhe instalimet e para të impianteve fotovoltaike, jo domosdoshmërisht të lidhura me këto biznese por më shumë me faktin se tashmë sapo ishte miratuar kuadri fillestar ligjor për burimet e rinovueshme të energjisë, që zuri vend në vitin 2017.

Deklaratat për vijimin e fazës së dytë të liberalizimit në njërën anë dhe kriza e energjisë, e cila zuri vend në vitet 2021-2022, përshpejtuan investimet në subjekte të tjera private, siç ishin bizneset e lidhura në tension 20 dhe 10kv.

Aktualisht të dyja këto kategori subjektesh tashmë janë në treg të liberalizuar. Të parët, bizneset në tension 20 kv, rreth 2150 të tilla, dolën në tregun e lirë më 1 janar 2024, teksa grupi i dytë prej 2600 biznesesh të lidhura në tension 10 kv janë në treg të lirë prej 1 janarit të këtij viti.

Sipas një urdhri të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, grupi i radhës që pritet të dalë në treg të lirë është ai i subjekteve në nivel tensioni 6 kv dhe që parashikohet që të ndodhë më 1 janar 2026.

Ende mbetet pezull miratimi i një çmimi për tepricat e energjisë

Kalimi në një bilanc vjetor ishte një nga kërkesat e përmbushura që instalatorët e impianteve fotovoltaikë si grup lotues, por edhe biznesi, morën nga qeveria. Më herët, ata kërkuan edhe rritjen e kapacitetit të instaluar që mund të ketë një vetëprodhues duke e kaluar nga 500 kW në 1 MW diçka që nuk u pranua.

Një tjetër kërkesë ishte edhe miratimi i një çmimi sa u takon tepricave që hidhen në rrjet.

Kjo do të thotë se në rastet kur një subjekt që ka hedhur energji në rrjet më shumë sesa ka marrë, ai përmes impiantit fotovoltaik të ketë një kreditim sipas një çmimi që ende mungon. Praktikisht këto teprica sot llogariten me çmim zero, edhe në rast se një biznes ka të tilla.

Për të miratuar një çmim duhet të miratohet metodologji përkatëse dhe të japin miratim disa hallka deri tek Enti Rregullator i Energjisë që jep më pas çmimin për familjarët dhe bizneset.

Probabiliteti është që çmimi për tepricat të jetë më i ulët se çmimi me të cilin bizneset dhe familjarët furnizohen aktualisht.

Për familjarët këtë vit nga 1 shkurti po aplikohet një çmim i reduktuar për ata që janë në fashën mes 1 dhe 700 kWh, energjia do të llogaritet me 8.5 lekë/kWh pa TVSH dhe nëse dikush kalon mbi 700 kWh çmimi është 9.5 lekë për të gjithë kWh nga 1 e në vazhdim.

Miratimi i një çmimi për tepricat sipas instalatorëve do ta bënte edhe më të leverdishëm vendosjen e një impianti fotovoltaik për vetëkonsum, duke nxitur kështu investime të tjera.

Çfarë parashikon ligji në fuqi për vetëprodhuesit

Në vitin 2023, qeveria miratoi një kuadër tërësisht të ri për burimet e rinovueshme të energjisë, duke sjellë një sërë ndryshimesh që synonin nxitjen e investimeve në këtë sektor. Një ndër aspektet e zhvilluara në një nen të veçantë të këtij ligji, që aktualisht është në fuqi, ishte ai për vetëprodhuesit ku së pari përcaktohet qartë kush bie në këtë kategori.

“Vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme kanë një kapacitet maksimal prej 500 kW dhe kanë të drejtë të gjenerojnë, të konsumojnë, të ruajnë dhe të shesin prodhimin e tepërt të energjisë elektrike të rinovueshme, duke përfshirë marrëveshjet dypalëshe me furnizues të energjisë elektrike dhe marrëveshje të tregtisë me homologët, sipas parimit të barazisë dhe propocionalitetit.

I njëjti ligj i jep Këshillit të Ministrave atributet për të përcaktuar ndër të tjera:

a) skemën e kompensimit të vetëprodhuesit të energjisë së rinovueshme bazuar në metodologjinë e faturimit neto;

b) procedurën e trajtimit të aplikimeve për vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme, duke përfshirë afatet përkatëse;

c) kërkesat teknologjike dhe teknike, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në përmirësimet e nevojshme të matësve për të mundësuar zbatimin e skemës së kompensimit;

ç) rregullat për shitjen e energjisë së vetëprodhuar;

d) periudhën vjetore që do të shërbejë për matjen e prodhimit të tyre.

Ligji përcakton në pikën 4 të nenit 20 se çmimi i energjisë elektrike i gjeneruar nga vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme duhet të sigurojë një kompensim të drejtë që pasqyron vlerën e tregut të energjisë së furnizuar në rrjet dhe do të shmangë ndërsubvencionet ose diskriminimin e padrejtë ndërmjet vetëprodhuesit të energjisë së

rinovueshme dhe konsumatorëve të tjerë.

“Çmimi i energjisë elektrike merr në konsideratë edhe kostot e shkaktuara për transmetimin, shpërndarjen dhe balancimin e sistemit.

Çmimi për energjinë elektrike të gjeneruar nga vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme përcaktohet nga ERE-ja në përputhje me metodologjinë e përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit” thuhet në ligj.

Sipas të njëjtit nen, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes mban dhe operon një sistem që regjistron informacionin për emrin, vendndodhjen, kapacitetin dhe datën e vënies në punë të impianteve të rinovueshme të vetëprodhuesit, duke përfshirë çdo informacion shtesë sipas parashikimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

“Skemat mbështetëse për vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme do të jenë proporcionale, do të kontribuojnë në objektivat kombëtarë për energji të rinovueshme të qeverisë së Shqipërisë dhe nuk do të rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të asnjë prej segmenteve të zinxhirit të furnizimit me energji elektrike.

Skema do t’i nënshtrohet miratimit paraprak nga komisioni i ndihmës shtetërore, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën shtetërore”, – thuhet në ligj.

Plani për klimën po orienton edhe institucionet drejt investimeve në energji

Viteve të fundit ka një tendencë në rritje të qeverisë për të vënë theksin te diversifikimi dhe për të miratuar projekte me kapacitet të konsiderueshëm në lidhje me parqet fotovoltaike në rajone të ndryshme në vend.

Paralelisht me ankandet e qeverisë dhe projekteve private që kanë në fokus prodhimin dhe tregtimin e energjisë, ka një tendencë të institucioneve për të zbatuar disa projekte pilote në impiante fotovoltaike në funksion të përmbushjes së nevojave të tyre.

Raste të prokurimit të impianteve fotovoltaike mbi tarracat e institucioneve janë bërë diçka e zakonshme teksa në planin për klimën sillet në vëmendje zbatimi i projekteve pilote edhe në institucione të tilla si kopshte dhe shkolla. Një rast si ky po zbatohet nga Agjencia për Eficiencën e Energjisë për instalimin e një sistemi fotovoltaik me kapacitet 14.4 kWp në kopshtin e Roskovecit.

“Bazuar në informacionet e Bashkisë së Fierit, godina e kopshtit nr. 01 Roskovec është rikonstruktuar së fundmi për të përmirësuar objektet e tij. Objektivat e Projektit Pilot:

Një tjetër projekt është “Instalimi i ndriçimit urban me eficiencë të lartë në Dibër” ku AEE po zhvillon një projekt pilot për përmirësimin e sistemit të ndriçimit në 10 rrugët e Peshkopisë. Sistemi aktual është i vjetruar, me shumë drita jofunksionale, vjedhje të linjave elektrike dhe dëmtime nga aksidentet automobilistike.

“Disa drita që punojnë janë llambat me natrium me presion të lartë (HPS), të cilat konsumojnë shumë energji dhe përmbajnë merkur të dëmshëm për mjedisin.

Disa segmente lidhen direkt me rrjetin e OSHEE, duke shkaktuar konsum të vazhdueshëm 57 energjie dhe humbje të konsiderueshme. Instalimet kryesore: 307 drita LED, 8 pemë fotovoltaike, karikues 50 kW”, – thuhet në dokument.

Një tjetër projekt në plan lidhet me klinikat në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”. Përveç ndërhyrjeve për eficiencën e energjisë, në plan është edhe instalimi i paneleve fotovoltaike që do të prodhojnë energji në funksion të klinikave.

Për t’u lidhur në rrjet si një vetëprodhues duhet që të bëhet një aplikim zyrtar pranë OSHEE-së. Kompania në faqen e saj të internetit specifikon 10 pika që duhet të plotësohen dhe dorëzohen në mënyrë që të jepet miratimi dhe impianti të lidhet me rrjetin e shpërndarjes. Por cilat janë këto dokumente

1.Kërkesa që abonenti bën pranë protokollit të OSSH sh.a. për lidhjen e impiantit FV

2.Deklaratën e konsumit mesatar të tij gjatë një viti sipas historikut të dy viteve të fundit ose në rast të mungesës së një historiku, raportin e auditit energjetik të lëshuar nga audituesi i certifikuar sipas parashikimeve të pikës 4 të udhëzimit NR. 3 DATE 20.06.2019 të MIE së bashku me certifikatën përkatëse dhe propozimin për fuqinë e instaluar, sipas parashikimeve të pikës 6 të po atij udhëzimi.

3.Projektin e miratuar nga persona fizikë dhe juridikë të licencuar për lidhjen e impiantit PV me rrjetin e shpërndarjes, në përputhje me Kodin e Shpërndarjes së energjisë elektrike të miratuar nga ERE.

4.Propozimin mbi modelin e matësit (me dy drejtime skema e matjes neto udhëzimi MIE NR 3 datë 20.06.2019) dhe karakteristikat teknike të tij sipas standardeve të OSSH.

6.Të dhëna mbi inverterin kryesor dhe karakteristikat e matësit të prodhimit të vendosur pas tij

7.Licenca e inxhinierit projektues, i cili duhet të ketë pikën 10C në licencë për projektim dhe NP10 për zbatim.

8.Leje nga bashkia për “Punime që kryhen me deklaratë paraprake punimesh” VKM 408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” e ndryshuar

9.Kartë identiteti e abonentit

10.Numri i kontratës ekzistuese të abonentit (pa debi)/Monitor

veteprodhuesit e energjise bilanci i vitit 2024

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale