LIVE UPDATES
Ekonomi

“Të liberalizuarit” çmim fiks gjatë vitit 2023; HEC-et e vegjël, të pakënaqur

Por surpriza më e mirë e këtij viti ka qenë dimri i butë, që si për Europën në përgjithësi, edhe për Shqipërinë në veçanti, ka ndikuar pozitivisht.

26 Shkurt 2023, 07:48 Nga I.A
“Të liberalizuarit” çmim fiks gjatë vitit 2023;
Foto

TIRANË- Zhvillimet në sektorin energjetik kanë vijuar të mbeten dinamike, për shkak të krizës së energjisë dhe efektit zinxhir që ka sjellë ajo në thuajse të gjithë hallkat e sektorit. Por surpriza më e mirë e këtij viti ka qenë dimri i butë, që si për Europën në përgjithësi, edhe për Shqipërinë në veçanti, ka ndikuar pozitivisht.

Europa, u bë gati për një dimër të acartë, duke vënë në dispozicion miliarda euro për kompensim, ndërkohë që rriti rezervat e gazit, si një formë për të përballuar çdo të papritur. Dimri i butë i këtij viti bëri që shfrytëzimi i tyre të ishte më i ulët, e për rrjedhojë të ushtrojë presion pozitiv në uljen e çmimeve të energjisë.

Nga ana tjetër, në Shqipëri, përmirësimi i situatës hidrike, që nisi në nëntor dhe temperaturat jo të ulëta gjatë këtij dimri jo të zakontë, kanë bërë që presionet të mbeten të ulëta. Prodhimi i energjisë ka vijuar normalisht nga KESH, duke shitur herë pas here në treg të parregulluar tepricat.

Nga nëntori e deri në shkurt, KESH ka zhvilluar disa procedura, të cilat i kanë sjellë të ardhura në nivelin mbi 47 milionë euro. Me dimrin drejt fundit, situata e përgjithshme duket e qetë, por zhvillimet nuk kanë munguar.

“Të liberalizuarit” në tension të mesëm, me çmim të fiksuar

Në janar 2022, rreth 7600 biznese të lidhur në tension të mesëm 20, 10, 6 kilovolt u nxorën në treg të lirë. Për dy muaj, ato do të furnizoheshin nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit dhe më pas duhet të kishin një furnizues privat.

Çmimet e energjisë, në atë kohë, për shkak të krizës që kishte nisur nga fundi i verës 2021 po rriteshin sërish edhe nën efektin e luftës Rusi-Ukrainë në shkurt. Duke i cilësuar të papërballueshme, fabrikat e disa sektorëve “kërcënuan” me mbyllje të aktivitetit dhe qeveria, duke argumentuar se ruajtja e vendeve të punës ishte e rëndësishme, vendosi të ndërhyjë.

Nga ai moment, këto biznese u furnizuan me çmim më të lartë sesa ai që kishin në tregun e rregulluar, por më të ulët sesa ai në tregun e lirë, falë një kontrate mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Furnizuesit të Tregut të Lirë që i shiste energjinë e destinuar për këtë kategori me çmim 12 lekë/kWh. Në finale, për disa muaj me radhë, bizneset blenë energjinë mes 18-19 lekë, falë marrëveshjes.

Në vazhdën e gjendjes së emergjencës, deri në 30 qershor të këtij viti, sa i takon furnizuesit me energji, qeveria ka vendosur që bizneset në tension të mesëm të qëndrojnë sërish me çmim preferencial, i cili në mbledhjen e fundit të Entit Rregullator të Energjisë u fiksua në 18.26 lekë/kWh.

Ky çmim do të jetë në fuqi për gjithë vitin nga 1 janari 2023 deri më 31 dhjetor. Enti nënvizoi se në rast se do të ketë ndryshime domethënëse që kërkohen nga kompanitë e sektorit, çmimi do të bëhet objekt rishikimi. Ndërkohë që për bizneset në tension 35 kilovolt, çmimi u vendos vetëm për janarin, duke e bërë atë objekt rishikimi mujor.

Në janar, çmimi ishte 32.27 lekë. Procesi i liberalizimit nisi në vitin 2018, kur u nxorën mbi 96 biznese në treg të lirë, të cilat ishin në tension 35 kilovolt. Më herët, një grup biznesesh kishin dalë në treg të parregulluar në vitin 2011, por këtu bëjnë pjesë fabrika të mëdha çimentoje dhe miniera.

Nga viti 2018 e në vazhdim, ecuria e liberalizimit ka qenë e ngadaltë, ndërkohë që bizneset e kanë parë si problematik, pasi një pjesë e tyre nuk i njohin hapat që duhet të hedhin për të gjetur një furnizues.

Në disa raste, për shkak të konsumit të ulët, furnizuesit nuk kanë shfaqur interes për të hyrë në kontrata me këto biznese. Përtej kësaj, duket se edhe në vitin 2023, avancimi i procesit nuk pritet të jetë i shpejtë, për shkak të krizës së pranishme.

Çmimi përball qeverinë me HEC-et e vegjël, Shoqata: Të aplikohet nga fillimviti

Thuajse në gjithë vitin 2022, çmimet e energjisë në tregje kanë qenë të larta, duke arritur shpesh në ekstreme, sidomos në gusht. Por që në vitin 2021, kur kriza nisi të japë efektet e saj, një pjesë e hidrocentraleve në vend, që i shesin energjinë kompanisë publike të shpërndarjes me një çmim të përcaktuar, shfaqën interes për të dalë në treg të lirë.

Sigurisht, për vitin 2022, kjo nuk ishte e mundur pasi kompanitë duhet të kishin lajmëruar shumë më herët gjatë 2021.

Të joshur nga çmimet që në treg, në fasha orare të caktuara, arritën deri në 130 lekë/kWh (gusht 2022) shumë prej HEC-eve respektuan këtë kërkesë në vitin 2022, duke pretenduar se tregu i lirë të ishte zgjedhja e tyre. Sigurisht tashmë çmimi 8.5 lekë që u ofrohej nga shteti nuk ishte më aq i leverdishëm kur vihej përballë çmimeve në treg.

Çmimi me të cilën blihet energjia e prodhuesve me përparësi të energjisë ku përfshihen hidrocentralet në 15 MW ndërtohet nga një formulë që ka disa elemente, përfshirë bursën hungareze. I llogaritur me formulë, ky çmim për vitin 2023 ka rezultuar rreth 39 lekë/kWh, gati 4.5 herë më i lartë se çmimi që energjia blihej me vendimin e fundit të Entit Rregullator të Energjisë në dhjetor 2022, që ishte 8.56 lekë/kWh.

Për të ndalur daljen, qeveria i vendosi më herët këto HEC-e në detyrimin e shërbimit publik, duke e bërë të pamundur që të shisnin në treg të lirë, ndërkohë që për kompensim vendosi të aplikonte çmim 10 lekë/kWh. Ky çmim që u premtua në fund të vitit 2022, në fakt hyri në fuqi më 9 shkurt. Gjatë diskutimit të çmimit në Bordin e Entit Rregullator të Energjisë u vendos se aplikimi i tarifës së re do të ishte nga data 10 shkurt 2023.

“Në zbatim të VKM u miratua një ndryshim në ligjin përkatës për metodologjinë ku përcaktohet se në pikën 2, niveli maksimal i çmimit në çdo rast nuk do jetë më i lartë se 10 lekë/kWh. Formula s’ka pësuar ndryshime dhe përllogaritjet e çmimit mbeten të pandryshuara ku pjesë përbërëse është bonusi për promovimin, çmimi i OPEX sipas raportit vjetor, kursi mesatar i euros nga Banka e Shqipërisë, duke rezultuar në 38.97 lekë/kWh. Ky çmim rezulton të jetë mbi atë maksimal 10 lekë.

Çmimi i aplikueshëm do të jetë 10 lekë/kWh. Vendimi hyn në fuqi në 9.2.2022. ERE ju drejtua OST dhe OSSH për leximin e matësve për të parë diferencën deri në datën 10 shkurt për shkak të këtij ndryshimi”, – thanë përfaqësues të ERE.

Lidhur me këtë situatë, Anita Shushku, nga Shoqata e Prodhuesve me Përparësi të Energjie, tha se ndryshimi ishte i pritshëm dhe ishte premtuar që do të fillonte në vitin 2023.

Sipas saj, vonesat në procedura kanë bërë që vendimi të miratohet në shkurt, por duhet të kishte nisur që në janar, kur u premtua. ERE, thotë znj. Shushku, duhet të gjejë mënyrën për të kompensuar prodhuesit, të cilët në janar dhe në 10 ditët e shkurtit kanë prodhuar dhe hedhur energji në rrjet me çmim më të ulët. Sipas saj, duhet të gjendet një mënyrë që çmimi 10 lekë të hyjë në fuqi që nga fillimi i vitit 2023 dhe jo në datë 9 shkurt.

“Duke qenë se nga nëntori apo dhjetori, ministrja deklaroi që çmimi do të ishte 10 lekë. Arsyet pse këto vonesa që VKM u miratua në shkurt kanë qenë procedura, por koha dhe mendoj që në fund të negociatave dhe premtimi i ministres.

Mendojmë që nëse kjo do të hyjë në fuqi apo do të zbatohet nga data 10 shkurt, atëherë nga data 1 janar deri më 10 shkurt, ERE duhet të mendojë se cili do jetë kompensimi, pasi prodhuesit po prodhojnë dhe po japin energjinë në Shqipëri. Mendoj se duhet të shihni se cila duhet të jetë vlera që prodhuesit me përparësi do të kompensohen nga 1 janari deri në 10 shkurt”, – tha Shushku.

Qetësohet Bursa e Hungareze, çmimet mbeten nën 200 euro/MWh

Në dy javët e para të shkurtit, çmimet e energjisë në Bursën hungareze që mbetet referencë edhe për Shqipërinë, janë shfaqur më të stabilizuara. Në bazë ato janë luhatur mes 120-180 euro/MWh apo 14-21 kWh, por këtu nuk përfshihen kostot e transmetimit dhe shpërndarjes, të cilat gjithashtu kanë shënuar rritje për shkak të krizës.

Volumet ditore në Bursë kanë shfaqur luhatje të vazhdueshme, duke reflektuar edhe mbi çmimet finale. Konkretisht, e hëna e javës së shkuar nisi me një rritje prej 21.34% të çmimit të energjisë në bazë, i cili arriti nivelin 169.7 euro/MWh, ndërsa të martën shënoi ulje me 5.43%, duke shënuar 160.48 euro. Në fund të javës, të shtunën, çmimi arriti minimumin me 113 euro/MWh, teksa volumi i kësaj dite ishte 83 mijë MWh.

Në pik për të shtunën, çmimi shënoi 120 euro/MWh. Pritshmëritë janë që kriza e energjisë të jetë më pak agresive këtë pranverë, të paktën nga treguesit e deritanishëm dhe masat e marra nga shtetet.

Ende nuk flitet për normalitetin e para fillimit të saj, por sigurisht ekspertët pranojnë se skenari më i keq i menduar me efekt deri në fund të 2025 është afruar në 2024 e lidhur kjo edhe me “vrapin” e shpejtë të Europës për diversifikim dhe gjetjen e alternativave që e shkëpusin nga varësia me Rusinë.

Marrë nga Monitor.al

hec kesh

Sondazh

Poll
Ekonomi 26 Shkurt 2023, 07:46 I.A

Tërmeti, rreziku i harruar shpejt

Termet TIRANË- Tërmetet e forta të datës 6 shkurt në Turqi sollën për shqiptarët kujtimet e hidhura të në...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet