Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Fillimisht grupi i punës argumentoi gjatë prezantimit se pezullimi ishte një variant që ata kishin marrë parasysh për shkak të mungesës së disa dokumenteve që duhet të paraqiteshin nga ana e Korporatës. Përveç pasqyrave financiare që janë detyrim i kësaj të fundit grupi argumentoi se pjesa tjetër e dokumenteve janë në hallka të ndryshme institucionale që nuk kanë lidhje me KESH.
TIRANË- Bordi i Entit Rregullator të Energjisë vendosi këtë të premte shtyrjen me 30 ditë të afatit për licencimin veprimtarinë e prodhimit të energjisë nga TEC-et termikë lundrues në Gjirin e Vlorës për Korporatën Elektronergjetike Shqiptare.
Fillimisht grupi i punës argumentoi gjatë prezantimit se pezullimi ishte një variant që ata kishin marrë parasysh për shkak të mungesës së disa dokumenteve që duhet të paraqiteshin nga ana e Korporatës. Përveç pasqyrave financiare që janë detyrim i kësaj të fundit grupi argumentoi se pjesa tjetër e dokumenteve janë në hallka të ndryshme institucionale që nuk kanë lidhje me KESH.
“Duke qenë se shoqëria KESH nuk ka plotësuar dokumentacionin ku një pjesë e tij lëshohet nga organe të tjera, vlerësohet të pezullohet vendimmarrja lidhur me KESH sha në veprimtarinë e prodhimit të energjisë nga TEC-i. Nga sa më sipër dhe në mbështetje të legjislacionit të pezullohet vendimi për KESH për TEC-in e lundrueshëm në Triport” tha grupi i punës.
Kryetari i ERE Petrit Ahmeti nga ana e tij tha se kjo është një çështje që ka marrë vëmendje dhe interesi qeveritar dhe politik është i madh ndaj do të ishte e arsyeshme që shpjegimet e Korporatës të kërkoheshin në mënyrë më të detajuar në një seancave dëgjimore.
Anëtarja tjetër e Bordit Erjola Sadushi propozoi që në vend të pezullimit të vendoset zbatimi i rregullores që i jep mundësi 30 ditë për vendimmarrje dhe gjatë kësaj kohe të zhvillohet edhe seanbca dëgjimore me palët.
“Mendoj që para se të kalonim në pezullim mund të bëhet shtyrje me 30 ditë e vendimmarrjes sa përcakton edhe rregullorja dhe ndërkohë të zhvillohet dhe seance dëgjimore. Mbeten për tu sqaruar pikat që kanë të bëjnë me lejen e përdorimit të ujit ndërkohë që është sjellë pranimi për pikën e lidhjes. Jemi brenda afatit për procedurat e licencimit” tha Sadushi.
TEC-et në Gjirin e Vlorës
Kriza e energjisë që nisi nga fundi i verës 2021 arriti kulmin në vitin 2022 duke ekspozuar Shqipërinë ndaj çmimeve të çmendura në importe. KESH vendosi që të merrte me qira gjenerues termikë energjie dhe në finale pas zhvillimit të procedurave konkurruese u siguruan dy gjenerues termikë lundrues. Anijet janë të vendosura në Triport të Vlorës. Këto të fundit do të prodhojnë energji përmes naftës sipas nevojës. Kapaciteti i dy njësive është 110 MW.
Në një skenar për situatën energjetike gjatë 2023 të dhënat zyrtare tregonin se prodhimi i energjisë nga këto njësi do të kushtonte 165 milionë euro. Gjeneruesit parashikohej të prodhonin 884 GWh me një kosto prodhimi prej 185 euro/MWh.
Marrë nga Monitor.al
Një shembull që bie në sy është se Shqipëria ka treguar se si sektori i turizmit mund të nxisë zhvillimin ekonomik. P...
Serbia po kthehet me shpejtësi në një qendër për ofrimin e shërbimeve IT në rajon, duke rritur ndjeshëm ndikimin n&eum...
Pagat e ulëta në vend, në krahasim me rajonin, lidhen me faktorë të shumtë, që nga niveli i zhvillimit të ekonomis&eum...
Modeli ekonomik në Shqipëri mund të sigurojë rritje dhe të gjenerojë para, por nuk ka arritur të krijojë mirëqeni...
Foto ilustruese Sektori i turizmit duket se e ka nisur mbarë edhe vitin 2023. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në ja...
Shqipëria mori 1 miliard euro transferta personave nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2021, bëri të ditur Eurostat, që kryesish...
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private u rrit me 8.6% vitin e kaluar. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financia...
Edhe pse muaji shkurt nuk konsiderohet si sezoni i dasmave, kërkesa për to, sipas agjencive është e pazakontë. Që pas pandemis&e...
Vit pas viti, përqindja e të moshuarve mbi 65 vjeç në raport me popullsinë në moshë pune (15-64 vjeç) po rritet, d...
Numri i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm n&e...