LIVE UPDATES
Ekonomi

Të dhënat: Kreditimi në nivele rekord, u rrit me 50% për muajin prill

Për të gjithë katërmujorin e parë të vitit, vlera e kredisë së re të disbursuar arriti vlerën e 117 miliardë lekëve, në rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

30 Maj 2024, 14:36 Nga B.Z
Të dhënat: Kreditimi në nivele rekord, u rrit me 50% për
Foto ilustruese

TIRANË - Kreditimi i ekonomisë vijoi rritjen me ritme të shpejta edhe në muajin prill. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, kredia e re e dhënë nga sektori bankar arriti vlerën e 34.2 miliardë lekëve, në rritje me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të gjithë katërmujorin e parë të vitit, vlera e kredisë së re të disbursuar arriti vlerën e 117 miliardë lekëve, në rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kredia e re për ekonominë është në nivelet më të larta historike për këtë periudhë të vitit. Kontributin kryesor në rritje vazhdon ta japë kredia në lekë, që për katërmujorin e parë të vitit pothuajse është rritur me 64% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pesha e kredisë së re në lekë ndaj totalit ka arritur në 61%, nga 50% që kishte qenë një vit më parë.

Sipas segmenteve të klientëve, ndikimin kryesor në rritjen e shpejtë të kreditimit në muajt e parë të këtij viti po e jep biznesi. Shifrat tregojnë se për muajin prill kredia e re për bizneset u rrit me 78% krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Për të gjithë 4-mujorin 2024, kredia e re për bizneset arriti në 82.9 miliardë lekë, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Sektori bankar po shfaq një interes në rritje për të kredituar bizneset, veçanërisht projektet e korporatave të rëndësishme, duke përfshirë këtu edhe shumicën e projekteve madhore të partneritetit publik-privat të investimit në infrastrukturë.

Për muajin prill, edhe kreditimi i individëve iu kthye rritjes së shpejtë, me 49% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për katër muajt e parë të vitit, sektori bankar disbursoi pothuajse 34 miliardë lekë kredi për individët, në rritje me 21.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e shpejtë e kredisë këtë vit duket se mbështetet në perceptimet optimiste për ecurinë e ekonomisë, që po ruan ritme të kënaqshme të rritjes, e mbështetur sidomos nga sektorët e pasurive të paluajtshme dhe turizmit. Gjithashtu, gjendja e mirë e bilanceve të sektorit bankar dhe nivelet në rënie të kredive me probleme po e ndikojnë pozitivisht ofertën. Një ndikim në ritmet e kreditimit duket të ketë edhe mbajtja e niveleve të ulëta të normave të interesit nga Banka e Shqipërisë. Shqipëria ka një nga normat bazë më të ulëta në Europë, në nivelin 3.25%.

Nga ana tjetër, kredia e re sidoqoftë nuk përfaqëson në të gjitha rastet flukse të reja, por përfshin edhe rinovimin e linjave ekzistuese të kredisë së biznesit apo zhvendosjen e kredive ekzistuese nga njëra bankë te tjetra.

Megjithatë, rritja e kredisë është e qartë edhe në ecurinë e portofolit total ose tepricës së saj. Në fund të muajit prill, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 771 miliardë lekëve, me një rritje prej 7.5 miliardë lekësh krahasuar me shkurtin. Me bazë vjetore, rritja e kredisë ka kërcyer në nivelin 8.5% krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në fund të marsit rritja vjetore ishte 7.3%.

Në segmentin e individëve, portofoli i kredisë është në rritje me 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, për bizneset rritja ngelet në nivele më të ulëta, me 7.1% me bazë vjetore. Duhet thënë sidoqoftë se pjesërisht kjo i detyrohet peshës më të lartë të kredisë në valutë në portofolin e biznesit./MONITOR

banka e shqiperise kreditim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet