Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë luajtën një rol të rëndësishëm në kërkesën për titujt e borxhit publik. Shuma e investuar prej tyre përbënte 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme për vitin 2024.
TIRANA- Investitorët nga jashtë vendit blenë 14.4 miliardë lekë ose rreth 143 milionë euro instrumente borxhi në lekë të qeverisë shqiptare vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë luajtën një rol të rëndësishëm në kërkesën për titujt e borxhit publik. Shuma e investuar prej tyre përbënte 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme për vitin 2024.
Për herë të parë gjatë vitit të kaluar, investitorë institucionalë nga jashtë vendit, kryesisht fonde të huaja investimi, morën pjesë edhe në ankandet e titujve në lekë të qeverisë shqiptare. Interesi i këtyre investitorëve ishte kryesisht për obligacionet dhe në veçanti titujt referencë me maturim 3-vjeçar, 4-vjeçar dhe 5-vjeçar.
Shifrat e raportuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë qartë se investitorët e huaj kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e kërkesës në tregun e titujve të borxhit në lekë të qeverisë shqiptare. Kjo rritje e kërkesës ndikoi edhe në uljen e mëtejshme të yield-eve të bonove dhe obligacioneve për vitin e kaluar. Ulja e borxhit publik në vitet e fundit dhe ecuria e mirë e ekonomisë në periudhën pas pandemisë sollën edhe përmirësimin e vlerësimit të borxhin Sovran të vendit nga agjencitë S&P Global Ratings dhe Moody’s, vitin e kaluar.
Agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” (Standard&Poor’s) në muajin mars 2024 përmirësoi për herë të parë vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB-, ndërsa në tetor edhe agjencia tjetër Moody’s e përmirësoi vlerësimin nga Ba1 në Ba3. Përmirësimi i vlerësimit nga agjencitë e specializuara, por edhe kthimet e kënaqshme i kanë bërë titujt qeveritarë shqiptarë të emetuar në tregun e brendshëm tërheqës edhe për investitorë të huaj.
Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, huamarrja neto në tregun e brendshëm rezultoi rreth 50 miliardë lekë, aq sa niveli i planifikuar për vitin 2024. Shtesa e huamarrjes në tregun e titujve, sikurse dhe një vit më parë, u realizua vetëm në instrumente afatgjata, e cila kompensoi dhe reduktimin me rreth 20.5 miliardë lekë të huamarrjes neto në bono thesari. Rreth 68% e shtimit të huamarrjes së re u përballua nga sektori bankar, i cili është dhe mbajtësi kryesor i portofolit të titujve afatgjatë të qeverisë.
Një kërkesë e lartë nga investitorët u regjistrua edhe në emetimin e Eurobondit shqiptar në Bursën e Londrës, në fillim të kësaj jave. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove, nga 650 milionë euro që ishte vlera e ofruar. Shteti shqiptar emetoi Eurobonde 10-vjeçare për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%. /Monitor
Foto ilustruese TIRANË - Investitorët nga jashtë vendit blenë 14.4 miliardë lekë ose rreth 143 milionë euro instrumente ...
Foto ilustruese TIRANA- Popullsia e vendit po tkurret nga viti në vit, por konsumi në disa artikuj luksi shënoi rritje të shpejtë ...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria shqiptare ka prezantuar projektligjin për ngritjen e një banke shtetërore zhvillimi. Banka do të ket&eu...
Foto ilustruese TIRANË - Ekonomia e romancës dixhitale është një koncept gjithnjë e më i rëndësishëm n&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Më 11 shkurt 2025, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit...
Foto ilustruese TIRANA- Vijojnë problemet për zbatimin e ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ankesat vijnë...
Foto ilustruese TIRANA- Inflacioni në janar u rrit me 1.9%, por në disa grupe ushqimesh si mishi dhe bulmetrat rritja ka qenë mbi kët&e...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme ankandin e ri të obligacioneve 15 vjeçare. S...
Foto ilustruese TIRANË - Numri i bebeve që lindin në vendin tonë po pëson rënie drastike nga viti në vit, duke reflektua...
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria nuk pret që në afat të mesëm të ketë një politike fiskale stimuluese duke e argumen...