Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin janar 2025 është 1,9%, një vit më parë ky ndryshim ishte 3,4%.
TIRANA- Inflacioni në janar u rrit me 1.9%, por në disa grupe ushqimesh si mishi dhe bulmetrat rritja ka qenë mbi këtë nivel, raportoi INSTAT. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin janar 2025 është 1,9%, një vit më parë ky ndryshim ishte 3,4%. Rritja vjetore e çmimeve në muajin janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,91 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,29 pikë përqindje.
Gjithashtu, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,18 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje secili, çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,09 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,15 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Janar 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 5,7%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,9% secili, “Veshje dhe këpucë” me 3,3%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,6%, “Komunikimi” me 1,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,9% secili.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 2,5%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “mish” patën një rritje me 4,0%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,3%, “zarzavate përfshirë patatet” me 3,0%, “peshk” me 2,0%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1,4%, etj.
Krahasuar me muajin dhjetor 2024, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shënuan rritje me 0,9%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,2% secili, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,3%./ Monitor
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme ankandin e ri të obligacioneve 15 vjeçare. S...
Foto ilustruese TIRANË - Numri i bebeve që lindin në vendin tonë po pëson rënie drastike nga viti në vit, duke reflektua...
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria nuk pret që në afat të mesëm të ketë një politike fiskale stimuluese duke e argumen...
Foto ilustruese TIRANA- Ndryshon udhëzimi për zbatimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Sipas ligjit të ri “Për ta...
Foto ilustruese TIRANË - Prej muajit janar 2025 janë shtrenjtuar nga 24 deri në 60% çmimet e lëndëve ushqyese të kafsh...
Foto ilustruese TIRANA- Nëse jeni ulur në lokal, mund të qëllojë që kamerieri që vjen të marrë porosinë t...
Foto ilustruese TIRANA- Shqipëria ka realizuar sot emetimin e Eurobondit 10-vjeçar në Bursën e Londrës. Sipas burimeve nga tregu...
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare pritet të realizojë këtë javë emetimin e Eurobondit të radhës. Sipas buri...
Foto ilustruese TIRANË- Raporti i kredive me probleme ra për të tetin vit radhazi në 2024. Sipas të dhënave të Bankë...
Foto ilustruese TIRANË- Kredia për shtëpi u rrit për të pestin vit radhazi në 2024. Të dhënat e Bankës së...