LIVE UPDATES
Ekonomi

"Konsumi favorizon mallrat e luksit!" Të dhënat: Importet e orëve dhe bizhuterive të çmuara në rritje të shpejtë

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024 vlera e orëve të importuara arriti në 752 milionë lekë, një vlerë e përafërt me 7,5 milionë euro, me një rritje 32.6% në raport me vitin 2023.

17 Shkurt 2025, 07:07 Nga M.B
"Konsumi favorizon mallrat e luksit!" Të dhënat: Importet e
Foto ilustruese

TIRANA- Popullsia e vendit po tkurret nga viti në vit, por konsumi në disa artikuj luksi shënoi rritje të shpejtë vitet e fundit. P.sh. importi i orëve vitin e kaluar shënoi rritje me rreth 32%. Që kur dolën në qarkullim celularët, orës i “humbi” funksioni kryesor si tregues i kohës. Më së shumti tani orët, ato të markave të njohura, përdoren si bizhuteri, që tregojnë një lloj statusi shoqëror.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024 vlera e orëve të importuara arriti në 752 milionë lekë, një vlerë e përafërt me 7,5 milionë euro, me një rritje 32.6% në raport me vitin 2023. Në pesë vitet e fundit, importi i orëve është dyfishuar në një kohë që popullsia vendit u tkurr me rreth 420 mijë persona ndërmjet dy censeve 2011-2023.

Gjithashtu, rritje të fortë më 2024 panë edhe importet e perlave natyrale, gurëve të çmuar dhe bizhuterive. Vitin e kaluar u importuan 6,8 miliardë lekë (68 milionë euro) nga këta artikuj me rritje 34.4% në raport me vitin 2023. Në 5 vitet e fundit, importet e gurëve të çmuar dhe perlave janë rritur me 3.4 herë.

Ekonomia shqiptare vetëm vitin e kaluar nxori jashtë vendit rreth 75 milionë euro për blerjen e mallrave të luksit të tilla si orë dhe bizhuteri. Rritja e importeve për mallrat e tjera ishte më e ulët, mesatarisht 8%, por në artikujt e luksit rritja e importeve ishte më shumë se katër herë me lartë.

Struktura e konsumit në vend po zhvendoset nga mallrat e luksit edhe sipas disa treguesve të tjerë të brendshëm. Agjencitë imboliare kanë nisur të shesin shtëpi luksi “pent house” me ankand me çmime që kalojnë mbi 6 mijë euro për metër katror. Teksa oferta e banesave të luksit rritet, kërkesa ndaj tyre mbetet e lartë.

Animi i konsumit nga mallrat e luksit, tregon se rritja ekonomike e vendit gjithnjë e më shumë po shpërndahet në mënyrë jo të barabartë. Teksa të pasurit bëhen më të pasur, disa shtesa shoqërore si popullsia në zonat rurale dhe pensionistët, mbeten të ekspozuar ndaj varfërisë së lartë.

Në vitin 2023 Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë me 42 për qind të saj. Më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë. Shqipëria si një vend në zhvillim vazhdon të vuajë nivelin e lartë të korrupsionit dhe një model ekonomik që nuk është i bazuar në aftësi dhe sektorë që sjellin paga të larta. Kjo situatë po bëhet shkak për emigrim të vazhdueshëm, sidomos për moshat e reja./ Monitor

mallrat e luksit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës