LIVE UPDATES
Ekonomi

Të ardhurat u rritën me 11.7% në janar - mars; ndihmat, fitimet e bizneseve dhe pagat “shpëtojnë” buxhetin

ipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, për 3-mujorin, rritja është udhëhequr nga disbursimet më të larta të donatorëve në këtë periudhë, të përfaqësuara nga zëri “të ardhura nga ndihmat” dhe të ardhurat nga tatimi mbi fitimin që rezultuan me rritje vjetore përkatësisht 286% dhe 51%.

1 Maj 2023, 10:44 Nga k.m.
Të ardhurat u rritën me 11.7% në janar - mars; ndihmat, fitimet e
Foto ilustruese

Të ardhurat buxhetore shënuan rritje me ritme dyshifrore në tremujorin e parë të vitit 2023, duke arritur një vlerë totale prej 155,6 miliardë lekësh, 11% më shumë se fakti i vitit të kaluar. Përmirësimi erdhi nga ecuria e mirë e muajit mars, ku të hyrat buxhetore u rritën me 13.2%, pas një performance të dobët në shkurt, e ndikuar nga rënia e të ardhurave nga TVSH-ja. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, për 3-mujorin, rritja është udhëhequr nga disbursimet më të larta të donatorëve në këtë periudhë, të përfaqësuara nga zëri “të ardhura nga ndihmat” dhe të ardhurat nga tatimi mbi fitimin që rezultuan me rritje vjetore përkatësisht 286% dhe 51%.

Të ardhurat u rritën me 11.7% në janar - mars; ndihmat, fitimet e

Arkëtimet buxhetore ruajtën ekuilibrin edhe gjatë muajit mars, kur priteshin vështirësi nga përfundimi i efektit të rritjes së çmimeve. Në mars të vitit 2022, pasi nisi lufta në Ukrainë, çmimet e mallrave të importit pësuan rritje të ndjeshme, duke ndihmuar qeverinë të mblidhte më shumë të ardhura nga tatimet në përqindje, sidomos TVSH-ja.

Efekti krahasues i çmimeve të larta përfundoi në mars 2023, por të ardhurat vijuan të rriten, tekjsa dhe inflacioni pavarësisht ngadalësimit vijoi rritjen, duke rezultuar 5.3%. gjithsesi, ritmi i rritjes së arkëtimeve nga TVSH ishte i ulët vetëm me 0.6%, duke shënuar një vlerë prej 45,9 miliardë lekësh në janar-mars 2023. Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin po e mbajnë buxhetin, ku arkëtimet shënuan 21 miliardë lekë, me një rritje vjetore 51%, në një vit ku bizneset kishin ankesa për shtrenjtimin e kostove nga lëndët e para dhe rritjen e pagave, që sipas tyre ndikoi tek fitimet.

Ecuria e këtij zëri është ndikuar dhe nga fitimet e sipërmarrjeve në sektorin e energjisë, që u favorizuan nga çmimet e larta për të cilat u vendos tatim i jashtëzakonshëm, (50% të të ardhurave të siguruara nga shitja e energjisë në treg të lirë mbi çmimin 8.5 lekë për kilovatorë).

Rritje shënuan edhe të ardhurat nga akciza me rreth 6%, me një vlerë të arkëtuar 12 miliardë lekë, si rrjedhojë e volumeve më të larta të zhdoganimeve të mallrave të akcizës. Rritja e pagave në sektorin privat dhe rritja e pagës minimale në prill 2022 dhe shtator 2022 ka ndihmuar në rritjen të ardhurave në zërat e tatimit mbi pagën dhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore. Të ardhurat nga TAP shënuan në 13,2 miliardë lekë në tremujorin e parë 2023 me një rritje vjetore 25%.

Ndërsa të ardhurat nga sigurimet shoqërore pësuan rritje vjetore me 16.7% në tremujorin e parë me një vlerë totale 29,1 miliardë lekësh. Rezultatet fiskale tregojnë se fushata zgjedhore e ka dëmtuar buxhetin në aspektin e të ardhurave. Bashkitë kanë hezituar të grumbullojnë të ardhurat nga taksat lokale. Arkëtimet nga pushteti vendor shënuan 5 miliardë lekë në tremujorin e tretë me rënie vjetore 34%. Grumbullimet ishin më rënie në të tre zërat e pushtetit lokal, taksa mbi ndërtesat me -3.4%, taksat mbi biznesin e vogël me -51% dhe taksa lokale me 39.5%.

Qeveria shqiptare ka marrë angazhime të mëdha në krahun e shpenzimeve duke prezantuar një plan ambicioz për rritjen e pagave në administratën publike në dy vitet në vijim. Bashkë me financimin e disa projekteve të mëdha të investimeve në proces rritja e të ardhurave buxhetore është e domosdoshme për të ruajtur stabilitetin fiskal./Monitor

bizneset

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet