LIVE UPDATES
Ekonomi

Rekomandimet e Shoqatave: Si duhet të nxitet prodhimi vendas?

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë (PBSH) ka luajtur dhe luan rol tepër të rëndësishëm në përmirësimin e klimës së biznesit në vend, paraqitjen dhe sensibilizimin e problematikave të ndryshme që kanë industritë prodhuese pranë institucioneve qeveritare, duke propozuar zgjidhje konkrete për këto problematika.

30 Prill 2023, 07:06 Nga A.B

Rekomandimet e Shoqatave: Si duhet të nxitet prodhimi vendas?

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë

Që të rimëkëmbet prodhimi vendas, i goditur nga rritja e kostove, drejtori ekzekutiv i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Aleko Polo, thotë se duhet të ketë politika të qëndrueshme fiskale, të nxiten eksportet me qëllim kalimin e kompanive edhe në tregjet e mëdha, si dhe të rishikohen procedurat.

“Kompanitë e mëdha prodhuese në vend ecin me ritme jashtëzakonisht të shpejta për sa u përket investimeve të fuqishme dhe implementimit të teknologjive të reja moderne. Këtij ritmi sigurisht që duhet t’i përgjigjen edhe organet ligjvënëse dhe ligjzbatuese.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë (PBSH) ka luajtur dhe luan rol tepër të rëndësishëm në përmirësimin e klimës së biznesit në vend, paraqitjen dhe sensibilizimin e problematikave të ndryshme që kanë industritë prodhuese pranë institucioneve qeveritare, duke propozuar zgjidhje konkrete për këto problematika.

Më konkretisht, masat dhe rekomandimet që BPSH ka paraqitur për realizimin e objektivave të tij janë: Politikat fiskale dhe drejtësia fiskale.

Kompanitë e mëdha prodhuese, sot më tepër se kurrë, janë të vetëdijshme për detyrimet e tyre fiskale dhe nuk tentojnë t’u shmangen atyre. Është shumë e rëndësishme që të zbatohen politika lehtësuese fiskale dhe gjithashtu politika të qëndrueshme fiskale.

Paketat fiskale duhet të kenë jetëgjatësi jo më të vogël se 5 vjet. Është shumë e rëndësishme që detyrimet fiskale të jenë njëlloj për të gjithë dhe jo të cenojnë apo të mbështesin veprimtari të veçanta, pasi kjo gjë sjell prishjen e konkurrueshmërisë, e cila është vendimtare në suksesin apo dështimin e një biznesi.

P.sh., kemi sot në vend entitete që importojnë një lëndë të parë për prodhimin e një produkti në vend dhe paguajnë taksë 10%.

Ndërkohë që ka subjekte të tjera që këtë produkt e importojnë tërësisht të gatshëm dhe nuk i nënshtrohen asnjë takse. Këtu duket qartë diskriminimi që i bëhet prodhimit vendas, i cili ka të punësuar me mijëra punonjës.

Nxitja e eksporteve: Për kompanitë e mëdha prodhuese në vend, tregu vendas është i pamjaftueshëm dhe veprimtaria e këtyre kompanive synon drejt tregjeve rajonale dhe europiane.

Ky është një mision shumë i vështirë, po të lihet tërësisht në dorë të kompanive private prodhuese dhe eksportuese, prandaj nga ana e BPSH i është kërkuar gjithmonë qeverisë që, nëpërmjet politikave të saj, të bëjë sa më të konkurrueshëm prodhimin vendas në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Procesi i derregullimit (lehtësimit të procedurave): Duhet të rishikohen procedurat që administrata shtetërore aplikon ndaj sipërmarrjes në përgjithësi dhe asaj prodhuese në veçanti.

Të kryhet evidentimi dhe inventarizimi i të gjithë procedurave dhe tarifave që aplikohen në zbatim të tyre dhe të hiqen procedurat e panevojshme, duke lehtësuar mënyrën e zbatimit. Procesi i inspektimeve online të shtrihet në të gjitha fushat e inspektimit.

Përveç këtyre masave ka edhe elemente të tjera të rëndësishme, që BPSH mundohet të tërheqë gjithmonë vëmendjen e qeverisë, siç janë nxitja e dixhitalizimit dhe inovacionit, nxitja e ekonomisë qarkulluese, nxitja e integrimit rajonal dhe europian etj.”

Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë në Tiranë

Nga këndvështrimi i sipërmarrjes, Nikolin Jaka, thekson sugjerimin për ndërmarrjen e aksioneve konkrete nga qeveria, që do të çonin në realizimin e objektivave strategjikë për industrinë prodhuese.

Sfida reale e industrive dhe ekonomisë, sipas tij, së pari mbetet ndërtimi i një ekonomie prodhuese me fuqi të lartë eksportuese.

“Sipërmarrja i kërkon qeverisë të sigurohet një paketë masash mbështetëse, të cilat duhet të garantojnë konkurrueshmërinë e produkteve ‘Made in Albania’ në tregjet rajonale dhe të BE-së.

Masat mbështetëse duhet të garantojnë tregues të matshëm për konkurrueshmërinë dhe internacionalizimin e sipërmarrjes, me rritjen e numrit të kompanive shqiptare në tregun global.

Gjithashtu, rritjen e eksporteve veçanërisht në tregjet e reja, për të zënë një hapësirë më të madhe të produkteve dhe shërbimeve në zinxhirin global të vlerës”.

Më tej, z. Jaka tha se nevojitet mbështetje financiare, duke u përqendruar në sektorët e industrive prodhuese, turizëm, bujqësi, agropërpunim dhe transport, me synimin për t’u përballur me krizën e rritjes së çmimeve në tregun botëror dhe masa afatgjata, që synojnë rimëkëmbjen ekonomike në tërësi.

Masa të tjera të domosdoshme për t’u zbatuar mbeten masat nxitëse për krijimin e klasterave (bashkimit) në prodhim dhe forcimin e bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, me qendrat kërkimore.

“Nevojiten politika nxitëse që duhet të mbajnë të qëndrueshme ekzistencën dhe zhvillimin e klasterave, inkubatorëve të biznesit. Deri tani, ato lindin në tregun vendas, në sajë të projekteve të donatorëve dhe me përfundimin e tyre janë pothuaj inekzistente.

Mungesa e fondeve ‘equity’ (skemat venture capital) që në Shqipëri janë inekzistente, ose nga mungesa e aftësisë së ndërmarrjeve inovative për të thithur fonde në kuadër të projekteve europiane.

Niveli i ulët i bashkëpunimit midis NVM-ve dhe akademisë: bashkëpunimi i drejtpërdrejtë midis industrisë dhe akademisë, veçanërisht aktivizimi i qendrave kërkimore dhe laboratorëve është shumë i dobët.

Nevoja për reformimin e sistemit universitar me konceptet dhe praktikat që ta bëjnë ‘një model të mbështetjes së sipërmarrjes’, për të nxitur inovacionin dhe zhvillimin me sukses të ideve dhe projekteve sipërmarrëse”.

Për sa i përket konkurrueshmërisë së SME-ve shqiptare në tregun global, zhvillimi i tyre është i kushtëzuar edhe me nivelin e zhvillimit të inovacionit.

Për zgjidhjen e problematikave që po has bujqësia dhe industritë përpunuese ushqimore, kryetari i KASH, Agim Rrapaj sugjeron si të domosdoshme zbatimin e strategjive aktuale.

“Nuk duhet neglizhuar strategjia kombëtare ‘Për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural’ dhe strategjitë sektoriale të fushës së ekonomisë së ushqimit, që janë hartuar dhe miratuar edhe nga organet kompetente.

Do të veçoja këtu strategjinë ‘Për Infrastrukturën e Ujitjes dhe Kullimit 2021-2027’. Mbështetja me financimin e së cilës në këtë periudhë që ka kaluar është realizuar në më pak se 60%. Kjo është një nyje nevralgjike që për asnjë arsye nuk duhet neglizhuar.

Procesin e kooperimit dhe koordinimit duhet ta vlerësojë si një faktor kyç dhe një nga rezervat më të mëdha dhe me kosto më të ulët, për të përballuar me sukses problemet dhe vështirësitë që po shoqërojnë të gjithë sektorët e ekonomisë ushqimit në Shqipëri.

Ky proces nuk duhet realizuar dhe nuk mund të realizohet, duke punuar të veçuar qeveria, sektori privat dhe donatorët.

Procesi do të ketë sukses po të realizohet së bashku, duke punuar njëkohësisht, në një front, me një program të përbashkët, qeveri, përfaqësues të sektorit privat dhe donatorët. Për këtë duhet hartuar edhe një strategji, sepse nuk është një proces i thjeshtë”.

Për mekanizimin e bujqësisë, e cila do të reduktonte kostot dhe do të zgjidhte problemin e mungesës së fuqisë punëtore, z. Rrapaj pohoi se nevojitet hartimi i një libri kombëtar për mekanikën bujqësore.

“Mekanizimi, inovacioni dhe dixhitalizimi duhen parë si fushat prioritare, që do të na çojnë njëkohësisht në rrugën e zgjidhjes së disa shqetësimeve, si problemet e reduktimit të kostos së prodhimit, të mungesës së fuqisë punëtore, të rritjes së cilësisë së ushqimit dhe garancisë për konsumatorët.

Formalizimi në këtë fushë mbetet fjala kyçe. Hartimi, miratimi dhe depozitimi i një libri kombëtar për mekanikën bujqësore dhe linjat e agropërpunimit dhe përdorimi e njohja e të dhënave të tij nga institucionet financiare për plotësim koletarali në procesin e dhënies së kredive është një instrument që ia kemi propozuar me kohë qeverisë.

Duhet punuar në fushën e financimit dhe disbursimit të fondeve grant, si një ndër fushat që rezulton me mangësi të theksuara në plotësimin e nevojave minimale të të gjithë sektorëve për të përballuar vështirësitë që vijnë si rezultat i faktorëve objektivë që tashmë njihen e pranohen nga të gjithë, por edhe atyre subjektivë.

Për të përballuar disa nga faktorët subjektivë do të veçoja: rritjen e nivelit shumë të ulët të mbështetjes nga buxheti i shtetit të shpenzimeve të domosdoshme nga 1,6 deri në 2,2%, që është nën nivelin minimal të domosdoshëm të fondeve që duhen për ecurinë e aktivitetit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në minimalisht 3,5% të totalit të shpenzimeve të buxhetit”./MONITOR

biznese

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet