LIVE UPDATES
Ekonomi

Për festat kombëtare të gjithë jashtë vendit, “fluturojnë” çmimet e biletave të avionit, deri në 400 euro

Fluksi i lartë i personave që planifkojnë të udhëtojnë jashtë për festa ka bërë që çmimet e biletave të avionëve të shtrenjtohen ndjeshëm për periudhën 26-29 nëntor, të ndikuara dhe nga fakti që datat përkojnë me fundjavën dhe dy ditët e para të javës.

1 Nëntor 2022, 07:04 Nga A.B
Për festat kombëtare të gjithë jashtë vendit,
Fluturime

Ndonëse 28-29 nëntori janë festat kombëtare të ngritjes së flamurit e pavarësisë dhe çlirimit të vendit, shumë shqiptarë pritet që ta kalojnë atë jashtë vendit, ashtu siç ka ndodhur në fakt vitet e fundit (me përjashtim të periudhës së pandemisë).

Fluksi i lartë i personave që planifkojnë të udhëtojnë jashtë për festa ka bërë që çmimet e biletave të avionëve të shtrenjtohen ndjeshëm për periudhën 26-29 nëntor, të ndikuara dhe nga fakti që datat përkojnë me fundjavën dhe dy ditët e para të javës.

Prej mëse dy vitesh çmimet e biletave të avionëve për të fluturuar brenda Europës kanë rënë ndjeshëm, si rrjedhojë e shtimit të konkurrencës pas hyrjes së operatorit loë cost hungarez, Ëizz Air. Në periudha të caktuara mund të gjendet dhe bileta prej 20 euro për një drejtim, kryesisht drejt Italisë, si Milano, ku ka disa fluturime në ditë, apo në Bari e Romë.

Por, për fundin e nëntorit as që bëhet fjalë për biletat të lira. Çmimet kanë kërcyer ndjeshëm, duke u shumëfishuar. Për në Milano, për vajtje në datën 26 nëntor, biletat me Ëizz Air variojnë në 70-90 euro, ndërsa kthimi në datën 29 nëntor në 50-90 euro. Bileta më e lirë vajtje-ardhje është 130 euro. Vetëm pak ditë më pas, në 1 dhjetor, çmimet zbresin në 20 euro për vajtje dhe 40 euro për kthim. Me Air Albania, bileta më e lirë në vajtje është 130 euro në 26 nëntor dhe kthimi në 29 nëntor me 124 euro.

Roma është akoma më e shtrenjtë. Vajtja me Ëizz Air kushton 190 euro në datën 26 nëntor dhe kthimi 80 euro. Në 1 dhjetor, biletën për të vajtur në Romë mund ta blesh me 40 euro dhe kthimin me 50-60 euro.

Për në Vjenë, me Ëizz Air, në datën 25, bileta për vajtje është 260 euro dhe kthimi në 28 nëntor është 80 euro. Me Austrian Airlines, në 26 nëntor, bileta më e lirë për vajtje është 223 euro, ndërsa kthimi në 29 nëntor më i liri është 168 euro.

Barcelona kushton 70 euro vajtje në 27 nëntor dhe 145 euro kthimi në 30 nëntor. Në gjysmën e parë të dhjetorit Barcelona është e arritshme me 100 euro vajtje-ardhje.

Më e  shtrenjtë është dhe Gjermania, me biletat që kushtojnë mesatarisht 150-200 euro (vajtje-ardhje) gjatë festave të nëntorit, nga rreth 100 euro që janë në periudha të zakonshme.

Nëse doni që të kaloni festat kombëtare në Paris, jeni shumë vonë. Bileta më e lirë për vajtje në 26 nëntor është 120 euro, ndërsa në kthim shkon në 283 euro, me një total prej rreth 400 eurosh. Një javë më pas, në Paris mund të udhëtosh me 100 euro (vajtje-ardhje).

Në gjysmën e parë të dhjetorit biletat janë të lira, ndërsa fillojnë e shtrenjtohen sërish në ditët e fundit të dhjetorit e fillimit të janarit, që përkojnë me Krishtlindjet e festat e fundit, por për momentin sërish janë shumë më të lira sesa për festat e Nëntorit, duke filluar me 50-60 euro vajtje dhe 50-60 euro kthimi. Sa më vonë që të prihet bileta, aq më shumë fillojnë të rriten çmimet.

Periudha tjetër kur biletat janë të shtrenjta është gushti./MONITOR

fluturime festa kombetare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet