Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto në këtë produkt zbritën në vlerën e 341 milionë lekëve, në rënie me 26% krahasuar me vitin 2023.
TIRANA- Produkti i sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit pësoi rënie për të tretin vit radhazi në 2024. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto në këtë produkt zbritën në vlerën e 341 milionë lekëve, në rënie me 26% krahasuar me vitin 2023. Kjo është njëkohësisht pika më e ulët që ka prekur tregu që nga viti 2020, kur sigurimi i detyrueshëm i përgjegjësisë së ndërtuesve u bë i zbatueshëm.
Shifrat e AMF tregojnë se edhe vitin e kaluar tregu i këtij produkti u dominua nga kompania Albsig, me 48.5% të primeve të shkruara bruto, në rritje nga niveli prej 42% i një viti më parë. Vijoi Sigal Uniqa Group Austria, me 19.4% të primeve të shkruara bruto (nga 21.9% një vit më parë), e ndjekur nga Eurosig me 16.7% (nga 18.5% një vit më parë), Atlantik me 10.8% (nga 9.3% një vit më parë) dhe Insig, me 4% (nga 7.22% një vit më parë) të vlerës së primeve të shkruara bruto.
Tre kompanitë e tjera, përfshi ato të Vienna Insurance Group, mbajnë pjesë të papërfillshme tregu dhe nuk janë shfaqur shumë të interesuara për këtë produkt. Që kur nisi ofrimi i këtij produkti, shumë prej kompanive shfaqën shqetësime për konkurrencë të pandershme, nëpërmjet përdorimit të komisioneve shumë të larta të shitjes, që çojnë në prime sigurimi neto tejet të ulëta.
Sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesit për objektet e ndërtuara u bë efektiv në fund të vitit 2019, me qëllim mbrojtjen e blerësve në rast të defekteve apo gabimeve në ndërtimin e objektit. Çdo transaksion shitjeje i pasurive të paluajtshme, duhet të shoqërohet edhe me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit, si pjesë e dokumentacionit të kërkuar nga Agjencia e Kadastrës për regjistrimin e kalimit të pronësisë.
Rënia e primeve nga ky sigurim mund është një sinjal se shitjet e ndërtimeve të reja kanë shfaqur sinjale ngadalësimi, pas rritjes me ritme të larta në periudhën pas pandemisë. Një tendencë të ngjashme tregoi edhe numri i lejeve të ndërtimit. Sipas INSTAT, për 9-mujorin 2024, numri i lejeve të ndërtimit ra me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në bazë të kontratës së sigurimit për përgjegjësinë e ndërtuesit, shoqëria e sigurimit merr përsipër të dëmshpërblejë në favor të të siguruarit dëmet e ndodhura drejtpërdrejtë dhe dëmet ndaj të tretëve, të shkaktuara nga shembja tërësore ose pjesore e ndërtesës, ose kur ndërtesa paraqet rrezik të dukshëm shembjeje, ose defekte të tjera të rënda, që ndodhin si pasojë e problemeve të lidhura me tokën mbi të cilën është kryer ndërtimi, ose për shkak të një apo disa defekteve të ndërtimit. Produkti nuk ofron mbrojtje në rast të dëmtimeve të ndodhur nga fatkeqësitë natyrore dhe ku nuk mund të provohet përgjegjësia e ndërtuesit, ndaj nuk duhet kuptuar si sigurim që të mbron nga katastrofat.
Limiti i përgjegjësisë së kontratës së sigurimit nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit të shitjes të përcaktuar në kontratën e kalimit të pronësisë së pasurisë së paluajtshme, ndërsa tarifa vjetore e primit të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se 0.1% e limitit të përgjegjësisë. Megjithëse ligji ia ngarkon këtë sigurim si detyrim ligjor ndërtuesve, në praktikë ata ia kanë transferuar primin blerësve të pasurive të paluajtshme, duke krijuar një barrë shtesë për ta. / Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e të mërku...
Gent Sejko TIRANA- Guvernatori Gent Sejko, ishte ipranishëm sot në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë ...
Foto ilustruese TIRANË - Në fund të vitit 2024, në banka qytetarët dhe bizneset kishin të depozituara në monedhën v...
Sejko TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar pasditen e sotme një konferencë për media...
Foto ilustruese TIRANË- Kredia e re për ekonominë arriti një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga ...
Foto nga takimi TIRANA- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) organizoi në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturë...
Vaskat e Peshkut TIRANË - Ish-vaskat e peshkut në Drenovë që sot e kanë humbur funksionin parësor të tyre pritet të...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i sigurimeve vullnetare shfaq një ecuri zhgënjyese edhe vitin e kaluar. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbik&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi së fundmi rezultatet e një inspektimi të Bankës së Shqip&eu...
Foto ilustruese TIRANË - Edhe pse kthimi i Donald Trump si president i SHBA po krijon pasiguri të madhe dhe mjedisi ndërkombëtar mbetet...