LIVE UPDATES
Ekonomi

Siguria kibernetike, gati draftligji i ri, strukturë e veçantë për rastet emergjente

Në këtë kontekst qeveria ka përgatitur një ligj të ri për sigurinë kibernetike duke e përafruar atë me direktivat e Bashkimit Europian dhe duke bërë plotësimet e nevojshme në hallkat që mungonin në zinxhirin strukturor.

28 Prill 2023, 07:25 Nga I.A
Siguria kibernetike, gati draftligji i ri, strukturë e veçantë
Foto ilustruese

TIRANË- Siguria kibernetike është bërë kryefjalë e vitit të fundit pas sulmeve të verës mbi platformën E-Albania që paralizoi punën dhe shërbimet. Në këtë kontekst qeveria ka përgatitur një ligj të ri për sigurinë kibernetike duke e përafruar atë me direktivat e Bashkimit Europian dhe duke bërë plotësimet e nevojshme në hallkat që mungonin në zinxhirin strukturor. Referuar relacionit të projektiligjit që është nxjerrë për konsultim janë disa aspekte të reja që shtohen në sigurinë kibernetike.

Së pari relacioni citon se ka parashikime të qarta ligjore lidhur me subjektet përgjegjëse të sigurisë kibernetike dhe detyrat përkatëse të tyre (Autoritetin Kombëtar Përgjegjës për Sigurinë Kibernetike, CSIRT-in kombëtar, CSIRT sektoriale, CSIRT pranë operatorëve të infrastrukturave të informacionit).

Po kështu parashikohet ngritja e një strukture që bën monitorimin e sigurisë në nivel kombëtar – SOC Kombëtar . Një tjetër strukturë e re ngrihet për trajtimin e situatave emergjente dhe gjendjes së krizës kibernetike – CERT.

Një tjetër element është garantimi i sigurisë kibernetike përmes rregullimit të certifikimit të sigurisë kibernetike në përputhje me skemat e certifikimit të Bashkimit Evropian si dhe procedurat e lidhura me to.

Relacioni nënvizon si risi parashikimet e qarta ligjore lidhur me administrimin e sigurisë kibernetike: forcimin e masave të sigurisë kibernetike, rritja e mbikëqyrjes në kuadër të zbatimit të tyre, masat për menaxhimin e riskut, raportimet e incidenteve, raportimet vullnetare.

Po kështu theksohet rritja e bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar për forcimin e sigurisë kibernetike në vend dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare në këtë fushë.

Drafti bën gjithashtu transpozimin e plotë të  Direktivës NIS1 si dhe përfshirja e disa elementeve të Direktivës NIS2, duke përmbushur objektivin e përafrimit të legjislacionit vendas me atë të BE-së në kuadër të Planit Kombëtar të Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë (2023-2025).

Projektligji vlerësohet se do të ketë efekte financiare në momentin që miratohet pasi do të kërkojë që të bëhen investime nga operatorët me infrastruktura që mund të preken nga sulmet kibernetike por sesa është ky efekt nuk mund të bëhet një përllogaritje aktualisht. Këto investime duhet të bëhen në funksion të rritjes së sigurisë për mbrojtjen e sistemeve dhe rrjeteve të informacionit.

Marrë nga Monitor.al

siguria kibernetike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet