LIVE UPDATES
Ekonomi

Si u abuzua me rindërtimin dhe me riklasifikimin e dëmeve

Rikonstruksioni duhet të bëhej nga kompania e ndërtimit, mirëpo bashkia autorizoi rikonstruksionin e pallatit me klasifikim DS2, duke u dhënë banorëve një shumë të pamjaftueshme për riparimin e strukturës të dëmtuar në themele.

18 Shkurt 2023, 07:42 Nga I.A
Si u abuzua me rindërtimin dhe me riklasifikimin e dëmeve
pallati

TIRANË- S. bashkë me dy djemtë e saj minorenë, mori rrugën e emigrimit në azil në Francë në vitin 2020, pasi pallati 12-katësh në rrugën “Kalabria” në plazhin e Shkozetit u bë i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit. Ajo vendosi të braktisë vendin, pasi humbi betejën për të përfituar nga rikonstruksioni i plotë.

Objekti, i cili fillimisht u vlerësua me DS4  ishte ndërtuar pas vitit 1990. Rikonstruksioni duhet të bëhej nga kompania e ndërtimit, mirëpo bashkia autorizoi rikonstruksionin e pallatit me klasifikim DS2, duke u dhënë banorëve një shumë të pamjaftueshme për riparimin e strukturës të dëmtuar në themele.

Aktualisht pallati është rimbushur me banorët, të cilët i kanë rindërtuar muret kush me fondet e veta, kush me borxh, pasi 250 ose 500 mijë lekët e dhëna nga Bashkia, ishin të pamjaftueshme.

Inxhinieri i pavarur që u mor për ekspertizë nga banorët pohoi se, pallati është dëmtuar rëndë në strukturat kryesore, prandaj për sigurinë e tij duhet rindërtuar nga e para ose përforcuar në të gjithë strukturën kryesore. Inxhinieri, që foli në anonimat tha se, “shkalla e dëmtimit ka përfshirë elementet kryesore strukturore, nyje të ngurta, trarë, elemente parësore, mbajtësit antisizmikë” etj.

Ai shpjegoi më tej se kushtet e truallit në rërë janë tërësisht të papërshtatshme. Kolonat e bazës në parking janë mbushur me ujë të kripur që ka ndryshkur hekurin e kolonave kryesore.

Pallati kishte planifikim të keq në gjatësi dhe gjerësi, – tha inxhinieri. “Ka përdredhje anësore në ekstreme dhe mungesa të mureve, ose pareteve antisizmike. Lartësia shumë e madhe për kushtet shumë specifike të truallit ranor me prani të ujërave të kripur nga filtrimet e nëntokës, etj”, – shpjegoi më tej ai.

Sipas inxhinierit, objekti kishte probleme në zbatimin e parametrave teknikë në procesin e ndërtimit, gjë që u reflektua edhe pas tërmetit kur u bë i pabanueshëm.

Por në vend që ngjarja e tërmetit të shërbente për të përmirësuar sigurinë, situata u përkeqësua, pasi objekti me klasifikim DS4 u trajtua me rikonstruksion DS2 nga vetë banorët, të cilët tashmë janë në rrezik total në rast të një tërmeti tjetër. Ky nuk është rasti i vetëm në Durrës. Shumë ankesa kanë vërshuar në qeveri, Bashkinë e Durrësit për defektet në klasifikim të dëmit.

Inxhinierët profesionistë janë të frikësuar për mënyrën se si është vepruar me rindërtimin, në një kohë që zona ka hyrë në një fazë me aktivitet sizmik të lartë.

Vetëm në Bashkinë e Durrësit, në fund të vitit 2021, sipas të dhënave zyrtare nga vetë Bashkia, ishin 14.291 përfitues të granteve të rikonstruksionit.

Shpërndarja e tyre u mundësoi familjeve të bënin ndërhyrjet në mënyrë të pavarur dhe të riktheheshin, apo të vazhdonin qëndrimin në banesat ekzistuese, mirëpo inxhinierët hedhin dyshime për cilësinë e rikonstruksionit.

Marrë nga Monitor.al

termeti i 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet