LIVE UPDATES
Ekonomi

HEC-et e vogla, ERE miraton çmimin 10 lekë/kwh, shoqata: Hyrja në fuqi është e vonuar

Çmimi 10 lekë është më i lartë se ai që ERE kishte miratuar në fund të vitit 2022 dhe që parashikonte pagesën 8.56 lekë/kwh.

17 Shkurt 2023, 07:23 Nga DOSJA
HEC-et e vogla, ERE miraton çmimin 10 lekë/kwh, shoqata: Hyrja
Foto Ilustruese

TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë miratoi këtë të enjte çmimin 10 lekë për çdo kilovat që HEC-et e vogla apo ata që njihen si prodhues me përparësi të energjisë me kapacitet nën 15 MW hedhin në rrjet. Përfaqësues të ERE argumentuan se ky ndryshim bëhet duke pasur parasysh një kornizë të plotë ligjore që lidhet me ligjin për sektorin e energjisë, atë për burimet e riniovueshme të energjisë, kodin e procedurës administrative, VKM e fundit e qeverisë që ndryshonte një pikë në metodologji.

Çmimi 10 lekë është më i lartë se ai që ERE kishte miratuar në fund të vitit 2022 dhe që parashikonte pagesën 8.56 lekë/kwh.

“Në zbatim të VKM u miratua një ndryshim në ligjin përkatës për metodologjinë ku përcaktohet se në pikën 2 niveli maksimal i çmimit në çdo rast s’do jetë më i lartë se 10 lekë/kwh. Formula s’ka pësuar ndryshime dhe përllogaritjet e çmimit mbeten të pandryshuar ku pjesë përbërëse është bonusi për promovimin , çmimi i OPEX sipas raportit vjetor, kursi mestar i euro nga Banka e Shqipërisë duke rezultuar në 38.97 lekë/kwh. Ky çmim rezulton të jetë mbi çmimin maksimal prej 10 lekë. Çmimi i aplikueshëm do të jetë 10 lekë/kwh. Ky vendim hyn në fuqi në 9.2 2022 ERE ju drejtua OST dhe OSSH për leximin e matësve për të parë diferencën deri në datën 10 shkurt për shkak të këtij ndryshimi” thanë përfaqësues të ERE.

Ndërkohë lidhur me këtë situatë Anita Shushku nga Shoqata e Prodhuesve me Përparësi të Energjie tha se ky ndryshim ishte i pritshëm dhe ishte premtuar që do të niste për vitin 2023. Sipas saj vonesat në procedura kanë bërë që vendimi të miratohet në shkurt ndërkohë që duhet të kishte nisur që në janar kur u premtua. Sipas saj ERE duhet të gjejë  mënyrën për të kompensuar prodhuesit të cilët në janar dhe në 10 ditët e shkurtit kanë prodhuar dhe hedhur energji në rrjet me çmim më të ulët. Sipas saj duhet të gjendet një mënyrë që çmimi 10 lekë të hyjë në fuqi që nga fillimi i vitit 2023 dhe jo në datë 9 shkurt.

“Duke qenë se nga nëntori apo dhjetori ministrja deklaroi që çmimi do të ishte 10 lekë. Arsyet pse këto vonesa që VKM u miratua në shkurt kanë qenë procedura por koha dhe mendoj që në fund të negociatave dhe premtimi i ministres. Mendojmë që nëse kjo do të hyjë në fuqi apo do të zbatohet nga data 10 shkurt atëherë nga data 1 janar deri 10 shkurt ERE duhet të mendojë se kush do jetë kompensimi pasi prodhuesit po prodhojnë dhe po japin energjinë në Shqipëri. Mendoj që duhet të shihni kush duhet të jetë vlera që prodhuesit me përparësi do të kompensohen nga 1 janari deri ne 10 shkurt” tha Shushku.

Ajo nënvizoi se vendosja e detyrimit të shërbimit publik bëri që këto HEC-e të vegjël të mos dilnin në treg të lirë dhe të shisnin energjinë me një çmim më të lartë.

Detyrimi i shërbimit publik për HEC-et e vogla është në fuqi deri në gjendjen e emergjencës që është 30 qershori i këtij viti. Pas kësaj HEC-et mund të kthehen në regjimin e tyre të zakonshëm dhe të zgjedhin të qëndrojnë brenda marrëveshjes që kanë me shtetin ose të shesin  në treg të lirë.

Marrë nga Monitor.al

enti rregullator i energjise elektrike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet