LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria përmirëson me 4% ritmet e konvergjencës me Gjermaninë

Parashikimet e reja sugjerojnë se shumica e vendeve të rajonit do të vazhdojnë të arrijnë Gjermaninë, por ka sfida të mëdha për performancën e ardhshme të konvergjencës.  Hulumtimi ka treguar se Rajoni ka nevojë për një model të ri rritjeje, duke përfshirë një politikë industriale më aktive, për të arritur fazën tjetër të konvergjencës ekonomike. 

24 Tetor 2023, 11:35 Nga f.i
Shqipëria përmirëson me 4% ritmet e konvergjencës me
foto ilustruese

TIARNË- Nga viti 2019 deri në vitin 2022, Shqipëria ka përmirësuar ritmet e konvergjencës (përafrimin e të ardhurave për frymë drejt një niveli të përbashkët) me Gjermaninë me rreth 4%, mirëpo kjo është shumë poshtë mesatares të 21 vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore.

Një analizë e Institutit Ndërkombëtar të Vjenës për Studime Ekonomike tregoi se PBB-ja për frymë (sipas fuqisë blerëse) në Shqipëri iu afrua nivelit të Gjermanisë me 4 pikë përqindje pas periudhës së pandemisë, por analistët arsyetojnë se kjo rritje po vjen më shumë si rrjedhojë e zhvillimeve demografike që po ulin popullsinë në rajonin e EQLJ. 

Në vitin 1991, PBB për frymë sipas fuqisë blerëse në Shqipëri ishte sa 10% e këtij treguesi në Gjermani, ndërsa në vitin 2022 arriti në rreth 30% (sipas grafikut të mëposhtëm). Të dhënat krahasuese nxjerrin në dukje se konvergjenca në Rajonin e Ballkanit është rritur me ritme shumë më të ulëta se rajonet e tjera të Europës që janë ende në zhvillim.

Midis 2019 dhe 2022, 21 nga 23 vendet e EQLJ-së kanë përmirësuar konvergjencën e PBB-së për frymë në raport Gjermaninë. Por performuesit më të mirë ishin Turqia, Rumania, Polonia dhe Kroacia, të cilat rritën nivelet e tyre të pasurisë kundrejt Gjermanisë me 7 pikë përqindje ose më shumë. 

Edhe pse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor shënuan konvergjencë gjatë kësaj periudhe, gjithashtu ishin në një normë më të ulët se vendet se vendet e tjera, kryesisht për shkak të hapësirës më të vogël fiskale dhe aksesit të kufizuar në fondet e BE-së.  Për arsye të luftës, Ukraina ishte performuesi më i keq. Ekspertët e Vjenës vënë në dukje se performanca pozitive e konvergjencës për frymë është një shenjë e mirëpritur, por mund të jetë ndihmuar nga rënia e popullsisë në Rajon.

Duket qartë se popullsia ka rënë në shumë vende të EQLJ-së gjatë këtyre viteve. Parashikimet e reja sugjerojnë se shumica e vendeve të rajonit do të vazhdojnë të arrijnë Gjermaninë, por ka sfida të mëdha për performancën e ardhshme të konvergjencës.  Hulumtimi ka treguar se Rajoni ka nevojë për një model të ri rritjeje, duke përfshirë një politikë industriale më aktive, për të arritur fazën tjetër të konvergjencës ekonomike. 

Periudha pas 2019 ka qenë e trazuar për EQLJ, me shpërthimin e Covid-19 në vitin 2020, e ndjekur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Ndërsa këto ngjarje ndikuan në të gjithë ekonominë globale, ato patën një rezonancë të veçantë për EQLJ. Gjatë pandemisë në 2020-2021, rajoni pësoi disa nga normat më të larta të “vdekjeve shtesë” në botë.

​Ekonomia e Shqipërisë duhet të rritet 4.8% në vit që të arrijë gjysmën e standardit të BE-së deri në 2030. Por deri në atë kohë vendi duhet të arrijë të ardhura për frymë në rreth 50% të mesatares së BE-së, thotë një studim i Bankës Qendrore Europiane në lidhje me ritmet e konvergjencës që vendet kandidate duhet të plotësojnë deri në momentet e anëtarësimit./Monitor

shqiperi gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet