LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e re e normave nga BQE-ja shton shqetësimin për kredimarrësit në euro

Bordi i bankës nuk u tërhoq nga rritja e paralajmëruar qysh në muajin shkurt, megjithëse një pjesë e analistëve hipotizuan mundësinë e frenimit të rritjes së interesave, për shkak të goditjeve që pësoi sektori bankar në SHBA dhe problemet e reja të një ndër bankave më të rëndësishme në Europë, Credit Suisse.

21 Mars 2023, 07:14 Nga A.B

Rritja e re e normave nga BQE-ja shton shqetësimin për

Banka Qendrore Europiane (BQE) rriti përsëri normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindje javën e kaluar.

Bordi i bankës nuk u tërhoq nga rritja e paralajmëruar qysh në muajin shkurt, megjithëse një pjesë e analistëve hipotizuan mundësinë e frenimit të rritjes së interesave, për shkak të goditjeve që pësoi sektori bankar në SHBA dhe problemet e reja të një ndër bankave më të rëndësishme në Europë, Credit Suisse.

Vendimi i BQE-së solli përsëri pakënaqësi në disa prej vendeve anëtare, për shkak të shqetësimeve se rritja e normave të interesit do të sjellë një frenim të fortë në aktivitetin ekonomik dhe shton gjasat për një recesion.

Një nga problemet kryesore ngelet efekti që kursi i BQE-së do të japë në normat e interesit të kredive në euro. Megjithëse Shqipëria nuk është vend anëtar i Eurozonës, efektet e vendimmarrjes së BQE-së do të ndihen edhe në Shqipëri, për shkak të euroizimit të lartë të sektorit financiar. Sipas Bankës së Shqipërisë, kreditë në valutë të huaj dhe kryesisht në euro përbënin 52% të portofolit të kredisë bankare në fund të vitit të kaluar. Në pjesën më të madhe, këto janë kredi me interesa të ndryshueshme të bizneseve dhe familjeve. Këto kredi kuotohen bazuar në treguesin referues të Euriborit, zakonisht atij 12-mujor.

Duke filluar nga tremujori i dytë i vitit të kaluar, Euribori nisi një rritje graduale dhe në fillim të muajit mars të këtij viti arriti pranë nivelit të 4%. Në mes të muajit mars, pritshmëria për frenimin e rritjes së interesave nga BQE-ja bëri që Euribori të pësonte një rënie të fortë në harkun e pak ditëve, duke zbritur deri në 3.3%. Por, rritja e re e normës bazë nga BQE-ja pritet të sjellë një rikthim të shpejtë në rritjen e Euriborit pranë kufirit të 4%.

Deri në prill 2022, ky tregues ishte në nivele negative dhe llogaritej zero në përcaktimin e interesit të kredive të ndërtuara mbi të. Duke shtuar një marzh prej 4%, një vit më parë interesi total për një kredi me interes të ndryshueshëm në euro ishte afërsisht 4%.

Nëse Euribori, ashtu siç pritet, të paktën në afatin e shkurtër, do të arrijë pranë nivelit të 4%, kjo do ta çonte interesin total të një kredie tipike hipotekare në euro në rreth 8%.

Për një kredi me vlerë 70 mijë euro dhe me maturitet 25 vjeçar, një vit më parë kësti mund të llogaritej në 369 euro, ndërsa me normën e sotme të Euriborit kësti i kredisë do të arrinte në 540 Euro. Krahasuar me një vit më parë, vlera e kësti do të rezultonte e rritur me 171 euro ose rreth 46%.

Megjithatë, në një horizont kohor pak më të gjatë, analistët financiarë presin që BQE-ja të frenojë kursin e rritjes dhe ndoshta të mendojë sërish për ulje të normave të interesit. Por, një gjë e tillë pritet të ndodhë vetëm pas vjeshtës.

Për kredimarrësit shqiptarë, rritja e interesave të kredive në euro po zbutet pjesërisht nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit me monedhën europiane, duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e huamarrësve familjarë i kanë të ardhurat e tyre në monedhën vendase. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, aktualisht kursi euro-lek rezulton në rënie vjetore me pothuajse 7%. Forcimi i lekut e ka amortizuar rrjedhimisht një pjesë të rritjes së interesave dhe për shembullin e mësipërm shtrenjtimi vjetor i këstit të kredisë, i shprehur në lekë, do të rezultonte rreth 39%. /MONITOR

banka

Sondazh

Poll
Ekonomi 18 Mars 2023, 07:50 I.A

Të përçarë në rrafshin politik!

Vuçiç-Kurti KOSOVË- Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës vijon procesin e bisedimeve me shtetin fqinj, Serbinë. B...

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama në Shkodër: Më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin

Rama: Sot kur erdha nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar...

Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat!

Pamjet e sherrit mes Xhelal MziuT, nipit të tij dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

Berisha: Aty zbulova se e-Albania ishte kthyer në një kurth të tmerrshëm

Rama-bizneset 3

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Klosit dhe militantëve socialist ndaj Mziut

Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet

Rama-bizneset 2

Rama për bizneset

Oratoria e kandidates socialiste në Belsh

"Pensionet janë qesharake"/ Berisha nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Rama nga Gramshi: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama e mbyll me batuta me të riun në Belsh: Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë se pashë...

Rama nga Belshi: 11 maji historike për BE! Nëse nuk kapet 2027 për negociatat

"Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja!" Këngëtarja-Ramës: Më vjen keq që nuk keni vajzë

Rama batuta me të rinjtë në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vetëm një tifoz i një partie s’mund t’i shikojë…

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur

Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Rama takim me bizneset: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit!

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale

Ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje

"Beteja politike është dyluftim me mjete paqësore",Rama:Politika bëhet me fjalë dhe me gjuhën shpatë

Rama: Fushata jonë e ka një çështje thelbësore, anëtarësimin në BE

"Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq",Rama:Ilir Vrenozi,lideri i vërtetë i kënetës

Rama: Këta që thonë se fushata e PS është tallava janë përbuzës të kulturës shqiptare

"Flitet për gjuhën time", Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam kërkuar ndjesë!

Ezani i ndërpret fjalën/ Rama ndalon: Ta respektojmë!

"Vetëm me gratë po e mund Rama kënetën"/ Kryeministri nga Berati: Kaq sa jeni ju këtu

Rama nga Poliçani:Thonë "e ka gjysmën e qeverisë në qeli"! Ju kujtohet kur ju thoja ma jepni timonin

Rama: Do të krijohet një unazë që do të sjell më tepër investime dhe turizëm

Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun!

"Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së"/ Rama: E ekzaltoi gjithë sallën kur përmendi erotizmin tim

Rama nga Skrapari: Dera e BE-së nuk hapet kollaj

"Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti!" Rama në Skrapar: Ju këtu jeni specialistë për politikë

Rama nga Skrapari: Reformën në drejtësi e donim dhe e sollëm ne...

"Të thajmë kënetën që është bërë një pengesë!" Rama në Skrapar:Më 11 maj të shtyjmë Shqipërinë në BE

Rama në Skrapar: Shiu, oguri i bereqetit për mandatin e katërt

Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen

Berisha: Ne do e ndryshojmë atë dhe reformën territoriale