Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektori bankar për muajin mars disbursoi 36.2 miliardë lekë kredi të reja, shifër kjo 20.3% më e lartë krahasuar me marsin e vitit të kaluar.
TIRANA- Kreditimi i ekonomisë u rrit përsëri në muajin mars dhe ndodhet në nivelet më të larta historike për tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektori bankar për muajin mars disbursoi 36.2 miliardë lekë kredi të reja, shifër kjo 20.3% më e lartë krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Për të gjithë tremujorin e parë, vlera e kredisë së re të disbursuar arriti vlerën e 96.8 miliardë lekëve, në rritje me 17% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Ajo që vërehet gjatë muajve të parë të këtij viti është një rikthimi i ritmeve të shpejta të rritjes në segmentin e individëve. Kredia e re për individët arriti në 30.5 miliardë lekë, në rritje me 24% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Shifrat tregojnë një rritje të kredisë si për blerjen e pasurive të paluajtshme, ashtu edhe për financimin e konsumit.
Kredia për biznesin, që dha kontributin kryesor në rritjen e kredisë gjatë vitit 2024, këtë vit po rritet me ritme më të ngadalta. Kredia e re për bizneset për periudhën janar-mars 2025 arriti në 62.8 miliardë lekë, në rritje me 8% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Kreditimi i ekonomisë vazhdon të dominohet nga monedha vendase, por megjithatë në tremujorin e parë të vitit vërehet një rritje e lehtë e peshës së kredisë në valutë të huaj.
Kredia në lekë përbënte 60% të huadhënies në re, por në rënie nga niveli prej 62.4% i një viti më parë. Ndërkohë, kredia në valutë ka arritur në 40% të totalit, nga 37.6% një vit më parë. Rritja e kredisë është shumë e dukshme edhe në ecurinë e portofolit total ose tepricës së saj. Në fund të muajit mars, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 865 miliardë lekëve, me një rritje prej 17.5 miliardë lekësh krahasuar me shkurtin.
Me bazë vjetore, kredia për ekonominë rezulton në rritje me 13.3%, duke qëndruar në nivele të përafërta me fundin e vitit të kaluar. Në segmentin e ndërmarrjeve private, portofoli i kredisë është në rritje me 14.2% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, për individët portofoli i kredisë është në rritje me 13.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. I vetmi segment që po jep një efekt negative mbi rritjen e portofolit të kredisë për kredinë është huadhënia për ndërmarrjet shtetërore, që edhe këtë vit paraqitet në rënie.
Të dhënat e vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë treguan se kërkesa për kredi vazhdoi të rritej në tremujorin e parë të vitit. Megjithatë, sipas raportimeve të bankave, shkalla e refuzimit të kredive është rritur, duke reflektuar një shtrëngim të ofertës dhe një qasje më të kujdesshme të sektorit bankar. Pavarësisht kësaj, statistikat tregojnë se kreditimi i ekonomisë vazhdon të rritet me ritme të shpejta./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hapi këtë të martë tenderin për llogar...
Foto ilustruese TIRANA- Vlera e kredive të fshira nga sektori bankar u rrit vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë...
foto ilustruese TIRANË- Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave, edhe pse produktiviteti i punës nuk po ec&...
BALLKAN- Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor parashikohet të ngadalësohet me ritëm të moderuar në vitin 2025, për...
Foto ilustruese SHBA- Banka Botërore ka parashikuar se rritje rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 3,8 për qin...
Foto ilustruese TIRANA- Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit me ritme dyshifrore në gjysmën e dytë të vitit t&eum...
Banka e Shqipërisë TIRANA- Deklarata e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dytë 2024 vlerëson se ecuria e sektorit financiar is...
Foto ilustruese TIRANA- Edhe pse tarifa 10% mbi eksportet drejt SHBA-së përbën një zhvillim të rëndësishëm për...
Tirana TIRANA- Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e ...
Foto TIRANË- Bankat tregtare janë vendosur në mes të konflikti të paprecedent ligjor mes Autoritetit të Konkurrencës dhe...