6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Fondi limit për këtë procedurë është 770 milionë lekë, ose rreth 7.7 milionë euro, dhe shërbimi do të ofrohet për një periudhë prej 24 muajsh.
TIRANA- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hapi këtë të martë tenderin për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në lidhje me sistemin e fiskalizimit. Fondi limit për këtë procedurë është 770 milionë lekë, ose rreth 7.7 milionë euro, dhe shërbimi do të ofrohet për një periudhë prej 24 muajsh. Sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën, qëllimi kryesor i këtij projekti është mirëmbajtja e sistemit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit (sistemi i fiskalizimit) për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
“Qëllimi është garantimi i funksionimit të plotë të sistemit elektronik, në të gjithë komponentët e tij: softuer dhe pajisje fizike (hardware). Ky sistem është i hostuar në Qendrën e të Dhënave Qeveritare, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), dhe ofron shërbime për rreth 125 mijë tatimpagues, si dhe për vetë administratën tatimore”, thuhet në dokumente.
Në dokumentacion theksohet se disponueshmëria e sistemit të fiskalizimit është shumë e rëndësishme. Shërbimi i fiskalizimit dhe portali i tatimpaguesve (SelfCare) nuk mund të pësojnë ndërprerje për më shumë se disa minuta dhe nuk tolerohen ndërprerje të planifikuara për qëllime përditësimi (upgrade, update) apo modifikime të tjera.
“Shërbimet e ofruara për tatimpaguesit (fiskalizimi, verifikimi i faturave, pranimi/refuzimi i tyre, etj.), si dhe për administratën tatimore, duhet të jenë funksionale 24 orë në ditë, 7 ditë në javë,” theksohet më tej.
Aktualisht, ky sistem përdoret nga bizneset dhe qytetarët, ndërsa në përdorim të brendshëm është i aksesueshëm nga administrata tatimore dhe institucione të tjera publike të autorizuara. Dokumentet e tenderit përshkruajnë detajisht kërkesat dhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit.
Po ashtu, kontraktori duhet të marrë masa për zëvendësimin e pajisjeve hardware që dalin jashtë funksioni, në rast se nuk janë të riparueshme. Një tjetër detyrim është kryerja e testimit për rikuperimin e të dhënave (“restore full backup”) çdo muaj (nga data 1 deri më 10), duke përdorur kopjen rezervë të fundit të muajit pararendës. Rezultatet e testit duhet të dokumentohen në një raport të veçantë./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Vlera e kredive të fshira nga sektori bankar u rrit vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë...
foto ilustruese TIRANË- Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave, edhe pse produktiviteti i punës nuk po ec&...
BALLKAN- Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor parashikohet të ngadalësohet me ritëm të moderuar në vitin 2025, për...
Foto ilustruese SHBA- Banka Botërore ka parashikuar se rritje rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 3,8 për qin...
Foto ilustruese TIRANA- Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit me ritme dyshifrore në gjysmën e dytë të vitit t&eum...
Banka e Shqipërisë TIRANA- Deklarata e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dytë 2024 vlerëson se ecuria e sektorit financiar is...
Foto ilustruese TIRANA- Edhe pse tarifa 10% mbi eksportet drejt SHBA-së përbën një zhvillim të rëndësishëm për...
Tirana TIRANA- Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e ...
Foto TIRANË- Bankat tregtare janë vendosur në mes të konflikti të paprecedent ligjor mes Autoritetit të Konkurrencës dhe...
Foto TIRANË- Shqipërisë do t’i duhen afërisht 20 vite për të kaluar në klasifikimin si vend më të ardhur...