LIVE UPDATES
Ekonomi

Rriten tarifat e shërbimit në portin e Durrësit, hyn në fuqi udhëzimi

Në fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi i përbashkët i ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe ministres së Financave dhe ekonomisë “Për përcaktimin e tarifave të shërbimeve portuale në Autoritetin Portual Durrës për vitin 2023”

8 Maj 2023, 07:20 Nga I.A
Rriten tarifat e shërbimit në portin e Durrësit, hyn në fuqi
Porti i Durresit

DURRËS- Tarifat e shërbimit portual në portin e Durrësit janë rritur lehtë krahasuar me tarifat e vitit 2021 që janë ende në zbatim. Në fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi i përbashkët i ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe ministres së Financave dhe ekonomisë “Për përcaktimin e tarifave të shërbimeve portuale në Autoritetin Portual Durrës për vitin 2023”.

Krahasuar me “Librin e Tarifave 2021” të APD-së që janë aktualisht në fuqi tarifat e përcaktuara në udhëzim pësojnë rritje.

Konkretisht disa prej tarifave si: tarifat e portit dhe kanalit për Anije për tragete deri në 13,000 Gt (T 1) rritet rreth 5%, tarifat e kalatës/vendakostimit për anijet me kontejnerë rritet 2,6%, për anije transporti mallrash rifuxho dhe gjeneralë rritet 2,5 %. Në të njëjtin nivel rritet edhe tarifa për përpunimin e automjeteve deri në 3,5 ton.

Shtim të tarifave ka edhe për tarifat e kalatës apo vendakostimit për mjete lundrimi, siç janë skafet turistike. Udhëzimi i ri sjell me detajuar tarifat për skafet turistike, ndryshe nga sa përcaktohen aktualisht, duke i ndarë ato në periudhë të pikun të turizmit dhe jashtë periudhës së pikut ku përcaktohen tarifa gati 50% më të ulëta se ato të periudhës qershor-shtator.

Sakaq në raportin vjetor 2020 Autoriteti Portual Durrës argumentoi se do të ketë një reformë të tarifave portuale për periudhën 2021-2023 që ka si qëllim indeksimin e tyre me inflacionin dhe jo rritjen. APD nënvizon se perceptimi i tarifave të larta krijohet në fakt nga kostot fikse të gjeneruara nga koncesionet e disa shërbimeve detare (rimorkiatorët) dhe doganore (skaneri).

“Në 20 vitet e fundit APD nuk ka indeksuar asnjëherë tarifat përkundrejt inflacionit, ndërkohë që kostot në tërësi të APD janë rritur në 20 vitet e fundit. Gjithashtu politikat tarifore të Portit kanë qenë shpesh herë jo-fleksible, duke cenuar konkurrueshmërinë e operacioneve të përpunimit në Terminalet e menaxhuara nga APD. Shpesh herë tarifat e reja të miratuara ndër vite nuk janë trupëzuar kurrë në një udhëzim të mirëfilltë të MIE dhe MFE.

Sipas analizës rajonale të tarifave portuale që kemi realizuar, shihet qartë se, pavarësisht perceptimit të përgjithshëm, tarifat portuale të APD janë tepër të ulëta (shpesh herë 35 -40% më ulët se portet e tjera të rajonit në Kroaci, Mal të Zi apo Greqi). Perceptimi i tarifave të larta krijohet në fakt nga kostot fikse të gjeneruara nga koncesionet e disa shërbimeve detare (rimorkiatorët) dhe doganore (skaneri).

Në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme Ekzekutive ka përgatitur për miratim nga Këshilli Drejtues, një reformë të tarifave portuale për periudhën 3 vjeçare 2021-2023. Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se situate e pandemisë ka ndikuar negativisht në të ardhurat e operatorëve portualë, nuk rekomandojmë rritje të tarifave të përpunimit por vetëm një indeksim të tarifave në inflacion (në mesataren e ponderuar të inflacionit tre vjeçar), dhe tarifa të reja për operacionet dytësorë (kontejnerët bosh) dhe zonat jashtë terminaleve” citohet në raportin vjetor të APD për vitin 2020.

Sa ndryshojnë disa nga tarifat kryesore të shërbimeve në portin e Durrësit

1.Tarifat e Portit dhe Kanalit për Anije për prekje

a.Për Tragete deri në 13,000 Gt (T 1) 0.1524 €/GT

Për Tragete mbi 13,000 Gt për çdo Gt mbi 13,000 Gt (T 2)               0.0102€/GT

b.Tarifë për çdo prekje trageti, mbi 20 prekje në muaj, për çdo kompani, për 1(një) linjë operimi * 20% zbritje; Përjashtohen nga aplikimi i kësaj tarife (b) Periudha e pikut ,15 Korrik deri në 15 Shtator dhe 15 Dhjetor deri më 15 Janar. Për efekt të aplikimit të pikës “b”,’’muaj” do të konsiderohet periudha nga data 15 e muajit deri 15 të muajit pasardhës.

c.Për anije të tjera përfshirë dhe Anije Ro/Ro* 0.234 €/GT

1.Tarifat e Portit dhe Kanalit për Anije për prekje

a.Për Tragete deri në 13,000 Gt (T 1) 0.16 €/GT

Për Tragete mbi 13,000 Gt për çdo Gt mbi 13,000 Gt (T 2)               0.01 €/GT

b.Tarifë për çdo prekje trageti, mbi 20 prekje në muaj, për çdo kompani, për 1(një) linjë operimi * 20% zbritje; Përjashtohen nga aplikimi i kësaj tarife (b) Periudha e pikut ,15 Korrik deri në 15 Shtator dhe 15 Dhjetor deri më 15 Janar.

Për efekt të aplikimit të pikës “b”,’’muaj” do të konsiderohet periudha nga data 15 e muajit deri 15 të muajit pasardhës.

c.Për anije të tjera përfshirë dhe Anije Ro/Ro* 0.24 €/GT

Tarifat e kalatës/vendakostimit

1 Tarifat e kalatës/vendakostimit për anijet, janë të Njësia Bazë Tarif llogaritura bazuar në përmasat e anijes (gjatësia (€) ose gjerësia e përgjithshme sipas akostimit) si dhe kohës së qëndrimit:

a.Anije Konteinerë 4.481€/metër linear të Anijes për ditë ose pjesë të saj

b.Çisterna (kimikate/ lëngje rinfuze) 3.912€/metër linear të anijes për ditë pjesë të saj

c.Tragete, Kroçera, Anije Ro/Ro dhe pasagjerësh 3.556 €/metër linear të gjatësisë së anijes për ditë ose pjesë të saj

d.Anije transporti mallrash rifuxho 3.861 €/metër linear të gjatësisë së anijes për ditë ose pjesë të sa

e.Anije transporti mallrash gjenerale 3.861€/metër linear të gjatësisë së anijes për ditë ose pjesë të saj

Tarifat e kalatës/vendakostimit

1 Tarifat e kalatës/vendakostimit për anijet, janë të Njësia Bazë Tarif llogaritura bazuar në përmasat e anijes (gjatësia (€) ose gjerësia e përgjithshme sipas akostimit) si dhe kohës së qëndrimit:

a.Anije Konteinerë 4.60€/meter linear të Anijes për ditë ose pjesë të saj

b.Çisterna (kimikate/ lëngje rinfuze) 4.01€/metër linear të anijes për ditë pjesë të saj

c.Tragete, Kroçera, Anije Ro/Ro dhe pasagjerësh 3.65 €/metër linear të gjatësisë së anijes për ditë ose pjesë të saj

d.Anije transporti mallrash rifuxho 3.96€/metër linear të gjatësisë së anijes për ditë ose pjesë të saj

e.Anije transporti mallrash gjenerale 3.96€/metër linear të gjatësisë së anijes për ditë ose pjesë të saj

Tarifat për anijet me flamur shqiptar të cilat kanë mbaruar proceset e ngarkim shkarkimit të mallrave.

Për anije që qëndrojnë në port jo për veprime tregtare                1.2903€/metër linear në ditë ose pjesë të sajë

Tarifat për anijet me flamur shqiptar të cilat kanë mbaruar proceset e ngarkim shkarkimit të mallrave.

-Për anije që qëndrojnë në port jo për veprime tregtare               1.31 €/metër linear në ditë ose pjesë të sajë

-Për anije që qëndrojnë në port në kohë të keqe             0.0 €/metër linear në ditë ose pjesë të sajë

-Për anije që qëndrojnë në port pas kohës së keqe (njoftimi i dispencerisë 4 orë) 1.32 €/metër linear në ditë ose pjesë të sajë

-Për anije që qëndrojnë në port pas kohës së keqe (4 orë pas njoftimit të dispencerisë) 3.96 €/metër linear në ditë ose pjesë të sajë

Tarifat e kalatës / vendakostimit për mjete lundrimi dhe mjete lundrimi shërbimi që qëndrojnë në portin e Durrësit.

Këto tarifa llogariten bazuar në kategorinë e madhësisë së mjetit të lundrimit në GT dhe/ose gjatësisë së përgjithshme të saj dhe kohën e qëndrimit.

Tarifat e kalatës / vendakostimit për mjete lundrimi dhe mjete lundrimi shërbimi që qëndrojnë në portin e Durrësit.

Këto tarifa llogariten bazuar në kategorinë e madhësisë së mjetit të lundrimit në GT dhe/ose gjatësisë së përgjithshme të saj dhe kohën e qëndrimit.

Tarifat e kalatës / vendakostimit për skafe turistike (Periudha 1 Qershor deri 30 Shtator )

Periudha 1 Tetor- 31 Maj (jashtë pikut)                

Tarifat për përpunimin e Mallrave të Rënda Rifuxho

Tarifat për përpunimin e Mallrave të Rënda Rifuxho

Tarifat për përpunimin e mallrave të lehta rifuxho

1.Squfur                                                                                               647.192 Lek/ton

Tarifat për përpunimin e mallrave të lehta rifuxho

1.Squfur                                                                                               664.02 Lek/ton

Tarifat për përpunimin e mallrave të Lëngshme

Tarifat për përpunimin e mallrave të Lëngshme

Tarifave për përpunimin e Mallrave Gjenerale

1.(Normal) Mallra gjenerale si Fuci, ballo, binare, rrumbuj, koli celiku, hekur, llamarinë, tuba, pllaka zdrukthi, pako, arka të ndryshme, etj deri dhe përfshirë 1500 kg / njësi.                               564.896 Lek/ton

Tarifave për përpunimin e Mallrave Gjenerale

1.(Normal) Mallra gjenerale si Fuci, ballo, binare, rrumbuj, koli celiku, hekur, llamarinë, tuba, pllaka zdrukthi, pako, arka të ndryshme, etj deri dhe përfshirë 1500 kg / njësi.                               579.58 Lek/ton

Tarifat e imbarkimit/disimbarkimit të pasagjerëve me tragete

1 Tarifë fikse për çdo mbërritje të tragetit 11.58(€)

Tarifat e imbarkimit/disimbarkimit të pasagjerëve me tragete

1 Tarifë fikse për çdo mbërritje të tragetit 11.88(€)

Tarifat e përpunimit të automjeteve dhe makinave (Mallra Ro/Ro)

3) Automjete mbi 7,5 ton 10.16 (€)/Automjet

Dhënia me qera e Lefterakut të portit në terminalin b/1 e trageteve për përpunimin e mallrave në bord të anijes. 24.384 (€) Njësi/orë

Shënim: Si pasojë e pandemisë globale COVID-19, indeksimi i inflacionit nuk do të aplikohet mbi tarifat që aplikohen në terminalin e trageteve deri në shpalljen nga Organizata Botërore e Shëndetit apo nga Qeveria Shqiptare të përfundimit të kesaj pandemie. Indeksimi i inflacionit do të aplikohet në mënyrë automatike mbi të gjitha tarifat që aplikohen në këtë terminal pas këtij njoftimi.

Tarifat e përpunimit të automjeteve dhe makinave (Mallra Ro/Ro)

1 Ngarkimi automjeteve a.Automjet deri në dhe përfshirë 3,5 ton 6.25 (€)/Automjet b. Automjete mbi 3,5 deri në dhe përfshirë 7,5 ton 10.42 (€)/Automjet c. Automjete mbi 7,5 ton 13.55 (€)/Automjet

3) Automjete mbi 7,5 ton 10.42 (€)/Automjet

Dhënia me qera e Lefterakut të portit në terminalin b/1 e trageteve për përpunimin e mallrave në bord të anijes. 25.02 (€) Njësi/orë

Marrë nga Monitor.al

porti i durresit

Sondazh

Poll
Ekonomi 7 Maj 2023, 08:05 I.A

Kriza globale e orizit

INDI- Orizi ushqen më shumë se gjysmën e botës, por gjithashtu nxit diabetin dhe ndryshimet klimatike, shkruan The Economist. Sipas nj&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet