LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e normave nga ECB-ja, shtrenjtohen më shumë kreditë në euro për huamarrësit shqiptarë

Norma e interesit të instrumentit kryesor financues, MRO, prej datës 10 maj do të arrijë në 3.75%, niveli më i lartë në 15 vitet e fundit.

5 Maj 2023, 07:25 Nga A.B

Rritja e normave nga ECB-ja, shtrenjtohen më shumë kreditë

Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Europiane (ECB) rriti përsëri këtë javë normat bazë të interesit për euron me 0.25 pikë përqindje.

Norma e interesit të instrumentit kryesor financues, MRO, prej datës 10 maj do të arrijë në 3.75%, niveli më i lartë në 15 vitet e fundit.

ECB konkludoi se presionet inflacioniste ngelen të larta dhe u angazhua t’i çojë normat e interesit në një nivel të tillë shtrëngues që të mundësojnë uljen e inflacionit pranë objektivit prej 2%.

Rritja e mëtejshme e normave të interesit në Eurozonë do të prekë edhe sektorin financiar dhe ekonominë shqiptare.

Monedha e përbashkët europiane në vitet e fundit ka fituar një peshë në rritje në bilancet e sektorit bankar dhe ka marrë një pozicion kryesues, sin ë krahun e aktiveve, ashtu edhe në atë të detyrimeve.

Përcjellja më e shpejtë dhe më e drejtpërdrejtë e politikës monetare të ECB-së ndodh në segmentin e kredive ekzistuese më interes të ndryshueshëm, që përdorin si tregues benchmark Euriborin, kryesisht atë 12-mujor.

Në muajin e fundit, Euribori 12-mujor i është kthyer rritjes dhe në fillim të kësaj jave ndodhej në nivelin 3.85%.

Rritja reflektoi kryesisht pritshmëritë e tregjeve për një shtrëngim të mëtejshëm në ECB-së në mbledhjen e këtij muaji, siç edhe në fakt ndodhi. Në harkun e 12 muajve të fundit, euribori 12-mujor është rritur me rreth 3.6 pikë përqindje.

Kjo rritje reflektohet e gjitha edhe në normën e interesit të kredive me norma të ndryshueshme interesi në euro. Nëse një vit më parë interesi tipik i një kredie për shtëpi në euro ishte pranë nivelit të 4%, tashmë ky interes ka arritur në mbi 7.6%.

Për një kredi me vlerë 70 mijë euro dhe me afat maturimi 20 vjeçar, para një viti vlera e këstit mujor llogaritje në afërsisht 424 euro. Me normat aktuale të Euriborit sot vlera e këstit llogaritet në rreth 568 euro ose rreth 34% më shumë.

Në rast se shtrëngimi monetar nga ECB vazhdon në muajt e ardhshëm, atëherë normat referuese si Euribori do të rriten më tej dhe normat e interesit të kreidve në euro gjithashtu.

Në pjesën e parë të këtij viti, norma referuese për lekun, që përgjithësisht është yield-i i bonove 12-mujore të thesarit, ka pësuar rënie të ndjeshme. Aktualisht, ky tregues është 3.75%, nga 5.5% që ishte në fund të vitit të kaluar.

Me bazë vjetore, rritja e yield-it të bonove më pak se 1.5%. Kjo tregon se rritja e kësteve të kredisë për huamarrësit me norma të ndryshueshme në lekë këtë vit po zbutet ndjeshëm krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2022.

Ndërkohë, për euron rritja është shumë më e lartë dhe pritet të krijojë një barrë më të rëndë për huamarrësit shqiptarë.

Rritja e shpejtë e depozitave në euro dhe normat relativisht më të ulëta të interesit kanë rikthyer dominimin e kredisë në euro në dy vitet e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, kreditë në valutë të huaj përbënin rreth 52% të portofolit në fund të vitit të kaluar./MONITOR

kredi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet