Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rënia e kursit gjatë sezonit veror lidhet kryesisht me tendencën e zakonshme sezonale. Në këtë periudhë, oferta valutore rritet, për shkak të shtimit të numrit të turistëve nga jashtë.
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 93.64 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Që nga fillimi i vitit, kursi i Euros ndaj Lekut ka rënë me 3.2%, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 4.2%.
Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rënia e kursit gjatë sezonit veror lidhet kryesisht me tendencën e zakonshme sezonale. Në këtë periudhë, oferta valutore rritet, për shkak të shtimit të numrit të turistëve nga jashtë.
Në përgjithësi, prej vitesh tregu valutor po karakterizohet nga një ofertë e lartë valutore.
Sipas shifrave zyrtare dhe analizave të Bankës së Shqipërisë, kjo rritje i detyrohet përmirësimit të Bilancit të Pagesave, falë rritjes së flukseve valutore nga turizmi dhe niveleve të larta të investimeve të huaja direkte. Megjithatë, në treg vazhdon të jetë i lartë perceptimi edhe për një ndikim të fortë të prurjeve të valutës nga aktivitete të jashtëligjshme.
Paralelisht, vlerësohet se një rol në forcimin e Lekut po luan edhe politika fiskale e qeverisë. Prej vitesh, balanca buxhetore është në suficit të zgjeruar në pjesën më të madhe të vitit, ndërsa zakonisht i gjithë deficiti i planifikuar shpenzohet në muajin dhjetor. Kjo politikë fiskale e ndjekur nga qeveria ul ofertën e Lekut në treg dhe ndikon në forcimin e mëtejshëm të monedhës vendase.
Banka e Shqipërisë është përpjekur ta ngadalësojë rënien e Euros, duke kryer blerje të mëdha të valutës. Për periudhën 2024-2025, Banka Qendrore ka blerë më shumë se dy miliardë euro në tregun e brendshëm. Blerjet kanë vijuar edhe në pjesën e parë të këtij viti, por shifrat nuk janë bërë ende publike.
Këtë vit, Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm. Ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025.
Megjithatë, shifrat e blerjeve do të jenë me siguri më të larta, duke përfshirë blerjet direkte për të frenuar forcimin e Lekut.
Rritja e inflacionit sipër objektivit prej 3% sidoqoftë e bën sfiduese vazhdimin blerjeve në shifra të mëdha nga Banka Qendrore. Në këto kushte, blerjet e valutës nuk justifikohen më me objektivin e stabilitetit të çmimeve, ndërsa frenimi i rënies së Euros do të ketë koston e një inflacioni më të lartë në ekonomi.
Forcimi i Lekut vlerësohet se ka frenuar pjesërisht presionet inflacioniste mbi ekonominë shqiptare, duke i bërë më të lira mallrat dhe shërbimet e importuara nga jashtë.
Por, nga ana tjetër, Leku i fortë ka goditur sektorët eksportues të ekonomisë. Në veçanti, aktivitetet e fasonerisë janë goditur rëndë dhe kanë humbur konkurrueshmërinë e lidhur me koston e ulët të krahut të punës. Por, nga ana tjetër, zhvlerësimi i Euros po dëmton edhe konkurrueshmërinë e sektorit të turizmit, sektor i rritur edhe falë perceptimit si një alternativë me kosto të ulët./Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Buxheti i shtetit regjistroi një suficit prej rreth 52.8 miliardë lekësh në gjashtë muajt e parë...
Foto Ilustruese Nga mjekët, farmacistët dhe arkitektët, deri tek audituesit, ekspertët kontabël, agjentët doganorë dhe p...
Foto ilustruse Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, për herë të parë të parë pas ...
Foto ilustruse Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së te fermerët, nëpërmjet autofaturave t&eum...
TIRANË- Vetëm katër kompani kanë aplikuar për të përfituar nga rideklarimi i pasqyrave financiare të 3 viteve t&e...
TIRANË- Administrata Tatimore po vijon pagesat për kompensimin e tatimit të mbipaguar nga Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurav...
Foto ilustruse Përballja me kërkesat e reja për procesin e integrimit të Bashkimit Europian ka nisur edhe për prodhuesit e materia...
Foto ilustruse Aplikimi i sistemit bonus-malus, duke nisur nga fillimi i këtij viti, ka sjellë një ulje të vogël në çm...
TIRANË- Pas më shumë se një dekade premtimesh për zonat ekonomike, Shqipëria po sheh për herë të parë nj&eum...
foto ilustruese Ekonomia shqiptare po thellon tendencën e orientimit drejt importeve, duke lënë pas sektorin prodhues dhe eksportues. Të...