Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Sipas të dhënave paraprake të treguesve fiskalë të konsoliduar, të ardhurat totale në periudhën janar-qershor arritën në 410.6 miliardë lekë, duke tejkaluar me 5% planin e parashikuar për këtë periudhë.
TIRANË- Buxheti i shtetit regjistroi një suficit prej rreth 52.8 miliardë lekësh në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, teksa të ardhurat u rritën me ritme më të shpejta se shpenzimet publike.
Sipas të dhënave paraprake të treguesve fiskalë të konsoliduar, të ardhurat totale në periudhën janar-qershor arritën në 410.6 miliardë lekë, duke tejkaluar me 5% planin e parashikuar për këtë periudhë.
Në të njëjtën kohë, shpenzimet e përgjithshme publike arritën në 357.8 miliardë lekë, ose 97.4% të planit të gjashtëmujorit.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat u rritën me rreth 44.5 miliardë lekë, ose 12.2%. Në fund të qershorit ishte realizuar 49.9% e planit vjetor të mbledhjes së të ardhurave.
Tatimet dhe Doganat tejkaluan planin me 4.4 miliardë lekë Të ardhurat e arkëtuara nga administratat tatimore dhe doganore arritën në 260.1 miliardë lekë, rreth 4.4 miliardë lekë, ose 1.7%, më shumë se plani i periudhës. Krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, nga Tatimet dhe Doganat u mblodhën 17.8 miliardë lekë më shumë, me një rritje vjetore prej 7.3%.
Vetëm të ardhurat tatimore të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ku përfshihen TVSH-ja neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale dhe taksat nacionale, arritën në 141.5 miliardë lekë.
Këto të ardhura ishin 12.9 miliardë lekë, ose 10%, më të larta se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Në raport me planin e periudhës, arkëtimet ishin 6.3 miliardë lekë, ose 4.6%, më të larta.
Rritja më e fortë u regjistrua te të ardhurat nga TVSH-ja neto në vend, të cilat arritën në 41.6 miliardë lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat nga ky zë u rritën me 8.4 miliardë lekë, ose 25.4%.
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin arritën në 31.1 miliardë lekë, duke realizuar 85.2% të planit të parashikuar për gjashtëmujorin.
Ndryshe nga tatimi mbi fitimin, arkëtimet nga tatimi mbi të ardhurat personale tejkaluan ndjeshëm parashikimet. Të ardhurat nga ky zë arritën në 47.6 miliardë lekë, rreth 6.8 miliardë lekë, ose 16.6%, më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.
Në raport me planin e periudhës, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale ishin 6.3 miliardë lekë, ose 15.4%, më të larta. Të ardhurat nga taksat nacionale arritën në 21.3 miliardë lekë, me një realizim në masën 95.6% të planit të periudhës.
Të ardhurat nga fondet speciale, që përfshijnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, arritën në 99.2 miliardë lekë.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2025, të ardhurat nga ky zë u rritën me 11.6 miliardë lekë, ose 13.3%.
Arkëtimet nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore tejkaluan gjithashtu planin e gjashtëmujorit, duke e realizuar atë në masën 102.8%.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore arritën në 118.6 miliardë lekë, rreth 4.9 miliardë lekë, ose 4.3%, më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.
Megjithatë, plani i periudhës u realizua në masën 98.5%.
Të ardhurat nga TVSH-ja në importe arritën në 79.1 miliardë lekë, duke u rritur me 3.2 miliardë lekë, ose 4.2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Plani i gjashtëmujorit për këtë zë u realizua në masën 98.7%.
Të ardhurat nga akciza arritën në 33.6 miliardë lekë, rreth 1.5 miliardë lekë, ose 4.6%, më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Realizimi i planit ishte 98.6%.
Nga renta minerare në eksport u arkëtuan 923 milionë lekë, ose 84.8% e planit të gjashtëmujorit.
Ndërsa të ardhurat nga taksat doganore arritën në 5 miliardë lekë, me një rritje prej 463 milionë lekësh, ose 10.3%, krahasuar me një vit më parë. Plani për këtë zë u realizua në masën 96.2%.
Shpenzimet e përgjithshme publike arritën në 357.8 miliardë lekë në gjashtë muajt e parë të vitit, duke u rritur me rreth 24.8 miliardë lekë, ose 7.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Megjithëse në rritje vjetore, shpenzimet rezultuan më të ulëta se parashikimi, me një realizim në masën 97.4% të planit të gjashtëmujorit.
Shpenzimet korente arritën në rreth 321.1 miliardë lekë, ose 97.4% të planit. Në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, ato u rritën me rreth 21.4 miliardë lekë, ose 7.2%.
Ndërkohë, shpenzimet kapitale arritën në 36.8 miliardë lekë, duke tejkaluar me 3.8% fondet e planifikuara për periudhën. Në raport me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, investimet publike u rritën me rreth 3.4 miliardë lekë, ose 10.2%./Monitor.al
Foto Ilustruese Nga mjekët, farmacistët dhe arkitektët, deri tek audituesit, ekspertët kontabël, agjentët doganorë dhe p...
Foto ilustruse Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, për herë të parë të parë pas ...
Foto ilustruse Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së te fermerët, nëpërmjet autofaturave t&eum...
TIRANË- Vetëm katër kompani kanë aplikuar për të përfituar nga rideklarimi i pasqyrave financiare të 3 viteve t&e...
TIRANË- Administrata Tatimore po vijon pagesat për kompensimin e tatimit të mbipaguar nga Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurav...
Foto ilustruse Përballja me kërkesat e reja për procesin e integrimit të Bashkimit Europian ka nisur edhe për prodhuesit e materia...
Foto ilustruse Aplikimi i sistemit bonus-malus, duke nisur nga fillimi i këtij viti, ka sjellë një ulje të vogël në çm...
TIRANË- Pas më shumë se një dekade premtimesh për zonat ekonomike, Shqipëria po sheh për herë të parë nj&eum...
foto ilustruese Ekonomia shqiptare po thellon tendencën e orientimit drejt importeve, duke lënë pas sektorin prodhues dhe eksportues. Të...
AUSTRI- Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të Bank&...