Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Problem është edhe konkurrenca e mallrave të importit që vijnë nga jashtë me çmime më të lira sesa prodhimi vendas.
TIRANA- Pas rënies në 2024-n, në tërësi kërkesa për produktet e bulmetit nisi të rikuperohet në muajt e parë të 2025-s nga ulja e çmimeve. Por përpunuesit e qumështit vijojnë të veçojnë se kërkesa për konsum është me rënie për zonat e Juglindjes, pasi emigracioni shfaqet i lartë. Problem është edhe konkurrenca e mallrave të importit që vijnë nga jashtë me çmime më të lira sesa prodhimi vendas.
Taulant Pupaj, drejtuesi i kompanisë përpunuese të qumështit dhe prodhimit të produkteve të bulmetit “Vita” tha se aktualisht kërkesa është 20 deri 30% më pak. Arsyet e rënies së kërkesës, veçon Pupaj, janë emigracioni në zonat e Juglindjes dhe konkurrenca e larta nga mallrat e lira të importit.
“Prodhimi i produkteve të bulmetit është i lartë, por tendenca e konsumit vijon të jetë me rënie. Për muajt janar-mars 2025 kërkesa ra 20 deri 30%, krahasuar me njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Arsyet kryesore të mospërmirësimit të tendencës së konsumit janë emigracioni i të rinjve, por edhe konkurrenca me çmime më të lira nga mallrat e importit. Sektori HoReCa (hotele-restorante-katering) më tepër po furnizohet me bulmetin e importin, pasi çmimi është më i lirë”.
Pupaj thotë se nuk pret përmirësim të konsumit edhe me ardhjen e turistëve, pasi sektori HoReCa edhe në 2024 uli kërkesën për produkte bulmeti vendas, përveç 2023 ku efektet e turizmit në konsum ishin me rritje deri 30%.
Edhe Luis Ndreka drejtues i kompanisë se përpunimit të qumështit ADG (ish “Lufra”) më herët pohoi se në fillim të vitit 2025 pothuajse në gjithë qytetet kryesore pati rritje të kërkesës për mallra bulmeti, përveç qyteteve të zonës Juglindore, Pogradecit dhe Korçës e ndikuar nga rënia e popullsisë në këto zona.
Për të mos humbur konkurrueshmërinë, operatorët pohojnë janë në pamundësi për ulje çmimesh, pasi vijojnë të kenë kosto të lartë prodhuese nga çmimet e shtrenjta të furnizimit me qumësht në vend për lëndë të para. Sipas operatorëve përpunues në muajin shkurt 2025 çmimi i qumështit të lopës te fermat e mëdha dhe të vogla në vend varionte nga 60 deri 66 lekë për litër (pa TVSH).
Por pavarësisht uljeve të shpeshta të çmimit, që u shoqërua 2 herë me protestë nga blegtorët në muajin prill të 2024-s, qumështi i prodhuar nga fermeri vendas vijon të mbetej më i shtrenjtë, krahasuar me prodhimin në rajon apo Europë.
Në stinën e pranverës vitin e kaluar, qumështi i lopës nga fermat e mëdha dhe të mesme u grumbullua me çmim 65 deri 67 lekë, ndërsa nga fermat e vogla me çmim 60 lekë pa TVSH për litër. Nga importi përfshirë koston e transportit dhe taksave, çmimi arriti 55 lekë për litër, apo rreth 38 lekë për litër më lirë sesa prodhimi vendas.
Ekspertët pohojnë se është mungesa e subvencioneve për litër qumështit të prodhuar që krijon së tepërmi diferencë të çmimit të shitjes së qumështit të lopës krahasuar me fermat e rajonit dhe Europës./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Oferta e monetare e lekut u rrit më tej në janar, në nivelin më të lartë në tre vite e gjysë...
Foto ilustruese TIRANA- 1 Prilli është afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (afati i fundi...
Foo ilustruese TIRANË - Përmirësimi i raportimit financiar në sektorin publik që është mbështetur me herët me ...
Foto ilustruese TIRANË - Eurobondi i emetuar nga qeveria shqiptare në muajin shkurt e ka rritur më tej rezervën valutore të vendit...
Foto ilustruese TIRANË - Sektori i turizmit ka marrë timonin e ekonomisë vitet e fundit, duke rritur prurjet valutore, punësimin ...
Foto ilustruese TIRANA- Plani trevjeçar për rritjen e pagave në sektorin publik ka ndryshuar strukturën e të punësuarve sip...
Foto ilustruese TIRANA- Deficiti i llogarisë korrente u përkeqësua vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipëris&eum...
Foto ilustruese TIRANË - Borxhet e marra nga Shqipëria socialiste prej Kinës në vitet 1960–1975, të llogaritura në vler...
Foto ilustruese TIRANA- Nga sipërmarrësit e mëparshëm të prodhimit, call center dhe shitjeve në supermarkete që u të...
Foto ilustruese TIRANË - Viti 2024 shënon vitin e parë të faturimit vjetor neto, një nismë e ndërmarrë nga qeveria ...