Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat mbi tregtinë e jashtme në dy mujorin e parë të vitit tregojnë se sasitë e importeve që lidhen me industrinë akomodimit dhe restoranteve po rriten. Hotelet janë duke bërë përgatitjet për hapjen e sezonit që tashmë është afruar më herët në pranverë. Gjatë janar- shkurt sasitë e importeve e mobilieve, krevateve, dyshekëve dhe pajisjeve të ndriçimit janë rritur me 27 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
TIRANË - Sektori i turizmit ka marrë timonin e ekonomisë vitet e fundit, duke rritur prurjet valutore, punësimin dhe pagat, por përfitimet nuk po shtrihen për të nxitur sektorë të tjerë të ekonomisë, sidomos prodhimin.
Të dhënat mbi tregtinë e jashtme në dy mujorin e parë të vitit tregojnë se sasitë e importeve që lidhen me industrinë akomodimit dhe restoranteve po rriten.
Hotelet janë duke bërë përgatitjet për hapjen e sezonit që tashmë është afruar më herët në pranverë. Gjatë janar- shkurt sasitë e importeve e mobilieve, krevateve, dyshekëve dhe pajisjeve të ndriçimit janë rritur me 27 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Importet e pëlhurave dhe të tapicerive gjithashtu pësuan rritje me 33 për qind, prej kërkesës që kanë hotelet ne nisje të sezonit për çarçafë dhe perde etj. Këtë fillim vit kanë rënë importet e çadrave të diellit dhe prodhimeve të kashtës, të cilat kanë qenë shumë të larta vitin e kaluar.
Importet e çadrave janë frenuar këtë vit për shkak të disa rregullave të reja që përcaktoi qeveria në nëntor të vitit të kaluar që kufizon hapësirën në bregdetit nga plazhet private.
Turizmi po nxit gjithashtu edhe transportin detar për qëllime argëtimi. Të dhënat e dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në janar-shkurt sasia e importeve të varkave dhe mjeteve të lundrimit pësoi rritje vjetore me 39%. Importi i varkave është rritur ndjeshëm vitet e fundit edhe për shkak të rritjes së aktivitetit te peshkimit.
Flota ka rritur numrin e anijeve nisur nga kërkesa e restoranteve dhe çmimet e larta të peshkut të egër dhe prodhimeve të tjera të detit.
Sasia e ushqimeve të importuara u rrit me tej në dy mujor me 4.6%, teksa sasitë e peshkut thuajse janë dyfishuar. Në janar-shkurt u importuan mbi 3 mijë tonë peshk nga 1,7 mijë tonë në dy mujorin 2023 me rritje 68%.
Shqipëria e ka të zhvilluar sektorin e mobilieve në tregun vendas në formë punishtesh dhe këto e kanë të pamundur të përballojnë kërkesën voluminoze që kanë hotelet. Të dhënat të tjera zyrtare nga INSTAT tregojnë se bizneset në sektorin e mobileve u përballen me faliment vitet e fundit, në paradoks me vrullin e ndërtimeve në Tiranë dhe në bregdet.
Është fakt se tre vitet e fundit sektori i turizmit u rrit shpejt, por prurjet valutore po ikin sërish jashtë vendit për të siguruar mallrat dhe ushqimet që nevojiten për pritjen e tyre. Psh sektori bujqësor po kalon vështirësi si në blegtori dhe prodhim, duke reflektuar mungesën e financimeve, të fuqisë punëtore dhe kostove të larta të in-puteve. Nga ana tjetër rënia e euros po i bën mallrat e importit më të lira, duke i bërë ato gjithnjë e më konkurruese me ato që prodhohen në vend.
Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar të gjithë sektorët që kishin lidhje me prodhimin pësuan rënie të shitjeve, përveç ndërtimit./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Plani trevjeçar për rritjen e pagave në sektorin publik ka ndryshuar strukturën e të punësuarve sip...
Foto ilustruese TIRANA- Deficiti i llogarisë korrente u përkeqësua vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipëris&eum...
Foto ilustruese TIRANË - Borxhet e marra nga Shqipëria socialiste prej Kinës në vitet 1960–1975, të llogaritura në vler...
Foto ilustruese TIRANA- Nga sipërmarrësit e mëparshëm të prodhimit, call center dhe shitjeve në supermarkete që u të...
Foto ilustruese TIRANË - Viti 2024 shënon vitin e parë të faturimit vjetor neto, një nismë e ndërmarrë nga qeveria ...
Banka e Shqipërisë TIRANA- Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në...
foto ilustruese TIRANË- Kreditë me probleme ranë më tej në muajin shkurt. Sipas të dhënave të Bankës së S...
TIRANË- Ulen deri në 25% çmimet e pullave fiskale për mallrat e akcizës. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi &l...
Grafik TIRANË- Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmb...
Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni. Të dhënat e fundit të INSTAT t...