Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ekonomia shqiptare vitin e kaluar u karakterizua nga ritme relativisht të larta të rritjes, e mbështetur sidomos nga ecuria e mirë e sektorëve të lidhur me turizmin dhe pasuritë e paluajtshme.
TIRANË- Raporti i kredive me probleme ra për të tetin vit radhazi në 2024. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme zbriti në 4.17%, nga 4.74% që kishte qenë një vit më parë. Ky tregues ka arritur nivelin më të ulët që prej shtatorit të vitit 2008.
Siç ndodh zakonisht, muaji dhjetor solli një rënie më të madhe krahasuar me muajt e mëparshëm të vitit. Kjo ndodh sepse bankat bëjnë një pastrim të portofoleve nga kreditë e humbura para mbylljes së vitit financiar, por pjesërisht një ndikim mund të ketë dhënë edhe zgjerimi i ndjeshëm i portofolit total të kredisë, me 11 miliardë lekë më shumë krahasuar me nëntorin.
Pikërisht zmadhimi i portofolit total të kredisë ka patur një rol të rëndësishëm në uljen e raportit të kredive me probleme vitin e kaluar. Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të vitit 2024 arriti vlerën e 835.6 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 12.3%. Kjo është gjithashtu rritja më e lartë e portofolit të kredisë për ekonominë në 16 vitet e fundit.
Ekonomia shqiptare vitin e kaluar u karakterizua nga ritme relativisht të larta të rritjes, e mbështetur sidomos nga ecuria e mirë e sektorëve të lidhur me turizmin dhe pasuritë e paluajtshme.
Gjatë vitit të kaluar, raporti i kredive me probleme ka pësuar një rënie të lehtë edhe në vlerë absolute. Totali i kredive me probleme në fund të 2024 vlerësohet në afërsisht 34.8 miliardë lekë, nga rreth 35.3 miliardë lekë që kishte qenë një vit më pare. Në vlerë absolute, kreditë e këqija kanë rënë me afërsisht 0.5 miliardë lekë ose 1.4% krahasuar me një vit më parë.
Edhe vitit 2024 solli një vazhdimësi të tendencës disavjeçare rënëse të raportit të kredive me probleme, por megjithatë rritja e shpejtë e kredisë, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme ka ngjallur shqetësim te Banka e Shqipërisë. Vitin e kaluar, portofoli i kredisë për pasuri të paluajtshme të idnvidiëve dhe bizneseve u rrit përkatësisht me 15.5% dhe 17.4%.
Të marra së bashku, këto portofole përbanë afërsisht gjysmën e vlerës totale të kredisë të dhënë nga sektori bankar vend.
Vitin e kaluar, Banka Qendrore vendosi të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Fillimisht, raporti i kërkuar i mjaftueshmërisë së kapitalit u rrit me 0.25% në muajin qershor, ndërsa në dhjetor Guvernatori Sejko vendosi një rritje të dytë, duke çuar shtesën kundërciklike në nivelin 0.5%./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Kredia për shtëpi u rrit për të pestin vit radhazi në 2024. Të dhënat e Bankës së...
Foto ilustruese TIRANË- Rreth 21 mijë apartamente e njësi të tjera banimi ishin të disponueshme për t’u dhënë...
Foto ilustruese TIRANË- Turizmi mbetet një nga sektorët më informalë në vend. Deri në vitin 2022, kur janë të ...
Foto ilustruese TIRANA- Produkti i sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit pësoi rënie për të tretin vit...
Foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e të mërku...
Gent Sejko TIRANA- Guvernatori Gent Sejko, ishte ipranishëm sot në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë ...
Foto ilustruese TIRANË - Në fund të vitit 2024, në banka qytetarët dhe bizneset kishin të depozituara në monedhën v...
Sejko TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar pasditen e sotme një konferencë për media...
Foto ilustruese TIRANË- Kredia e re për ekonominë arriti një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga ...
Foto nga takimi TIRANA- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) organizoi në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturë...