2 Gusht 2022, 07:01
Nga A.B

Qendra Kombëtare e Bizneseve ka bërë të ditur se duke u nisur nga problematikat e hasura nga subjektet tregtare ditët e fundit, për kryerjen me sukses të aplikimeve për depozitimin e pasqyrave finnanciare të vitit raportues 2021, bazuar në parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative, afati i depozitimit të tyre shtyhet deri në datë 15.09.2022.
2 gushti (31 korriku është e diel) ishte afati i fundit të dorëzimit të bilanceve të vitit 2021.
Që pas sulmit kibernetik mbi E-Albania. Nga 17 korriku, dorëzimi i bilanceve, i cili kryhet përmes sistemit të E-Albania, ishte i pamundur, për të paktën një javë, duke krijuar shqetësime te subjektet që nuk po arrinin të kryenin këtë shërbim.
Edhe aktualisht dorëzimi i bilancit sipas ekonomistëve të subjekteve është një mision i vështirë dhe has problematika të shumta. Subjektet duhet të presin orët e vona të natës që të arrijnë të dorëzojnë online pasqyrat financiare dhe dokumentet e tjera që kërkohen sipas ligjit.
Ministria e Financave njoftoi në 25 korrik se “Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania. Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar”, përfundon njoftimi i financave.
Tashmë QKB ka përcaktuar dhe afatin e ri të dorëzimit, duke u dhënë bizneseve edhe dy javë kohë për dorëzimin e pasqurave financiare.
Nga ky vit, gjoba për mosdorëzim në afat është 60 mijë lekë, nga 15 mijë lekë që ishte më parë.
Ministria e Financave tha më herët për Monitor se procesi I dorëzimit të bilanceve është funksional dhe bizneset mund të depozitojnë online pasqyrat financiare dhe dokumentet e tjera të kërkuara./MONITOR
qendra kombëtare e bizneseve biznes
Ekonomi
1 Gusht 2022, 06:56
A.B
Kompjuter
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) kërkon sërish shtyrjen e afatit të periudhës pa gjoba për fisklai...
Ekonomi
1 Gusht 2022, 06:55
A.B
Ministria
2 gushti (31 korriku është e diel) është afati i fundit të dorëzimit të bilanceve të vitit 2021.
Që...
Ekonomi
1 Gusht 2022, 06:54
A.B
Ushqim
Rreth 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria për ushqim për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera.
...
Ekonomi
31 Korrik 2022, 07:15
A.B
Ata duhet të punojnë më tepër në më shumë detyra dhe të jenë më të butë
“Rritja shpirtë...
Ekonomi
31 Korrik 2022, 07:14
A.B
Pije
Shtrenjtimi i lëndëve të para ka rritur kostot e prodhimit të pijeve freskuese nga 18 deri në 25%. Prodhuesit e mëdhenj ...
Ekonomi
31 Korrik 2022, 07:12
A.B
Kompanitë duhet ta marrin më seriozisht, shkruan The Economist
Në romanet e spiunazhit, është e vështirë të mundë...
Ekonomi
31 Korrik 2022, 07:11
A.B
Stili bohemian i arredimit dhe çadrat me thurje po bëhen dita-ditës diçka që haset shpesh në bregdetin shqiptar.
Enriko Bra...
Ekonomi
30 Korrik 2022, 21:05
k.m.
Foto ilustruese
Qeveria shqiptare i është rikthyer projektligjit për aministi fiskale dhe penale pas thuajse dy vitesh. Institucionet nd&eum...
Ekonomi
30 Korrik 2022, 20:33
e.k
Standart & Poor's
TIRANË- Në rishikimin më të fundit të saj (29 Korrik, 2022), agjencia ndërkombëtare e vler&eu...
Ekonomi
30 Korrik 2022, 19:51
k.m.
Kursi i këmbimit valutor
Rënia e euros nuk ka të ndalur në tregun vendas. Monedha evropiane ka arritur nivele të reja të mini...