Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në letrën drejtuar ministres së Financave Delina Ibrahimaj dhe drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi kontabilistët thonë se ende vijojnë të hasen me problematika të pazgjidhura për procesin e fiskalizimit.
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) kërkon sërish shtyrjen e afatit të periudhës pa gjoba për fisklaizimin.
Në letrën drejtuar ministres së Financave Delina Ibrahimaj dhe drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi kontabilistët thonë se ende vijojnë të hasen me problematika të pazgjidhura për procesin e fiskalizimit.
Ndër problemet më të shpeshta që hasen sipas tyre është mosfiskalizimi i deklaratës tatimore, problemet me faturat e blerjeve, të bëra në monedhë të huaj direkt nga SelfCare. Nga persona fizikë të vetëpunësuar vijon të mos shfaqen transaksionet e blerjeve si edhe në pasqyrat mujore, dublimi i faturave te shitjes në sistem, mosshfaqja e faturave të blerjes në SelfCare në disa raste, transaksionet e shitjeve në platformë me më shumë se 500 faqe nuk transferohen në Excel, etj. Gjithashtu një problem tjetër është edhe mos fiskalizimi i faturave të karburanteve gjatë ditëve kur nuk funksiononte sistemi SelfCare.
Për të gjitha këto shqetësimi të përsëritura anëtarët e IKM-së theksojnë se nuk kanë gjetur ende zgjidhje. Sipas tyre të gjitha këto mangësi do të sjellin pasaktësi në deklarimin e muajit korrik i cili do të bëhet direkt nga platforma SelfCare si dhe do të penalizojë bizneset për mos deklarim të saktë të tatimeve.
Në këto kushte kontabilistët kërkojmë nga DPT një përgjigje ne lidhje me këto probleme si dhe afatin e zgjidhjes se tyre. “Gjithashtu, në pamundësi të zgjidhjes brenda datës 31 Korrik 2022 të shikohet mundësia e shtyrjes së afatit të fiskalizimit dhe të zbatimit të penaliteteve deri në zgjidhjen e këtyre problemeve pasi nuk mund te penalizohen tatimpaguesit për probleme që nuk varen prej tyre por nga vetë sistemi i fiskalizmit”, theksohet në letrën e IKM.
Më 30 qershor 2022 përfundoi afati i periudhës pa penalitete për fiskalizimin e bizneseve të vogla. Periudha pa penalitete ishte e parashikuar të përfundonte më 31 dhjetor 2021, por për shkak të numrit të ulët të bizneseve të fiskalizuara u shty edhe me 6 muaj. Faza e parë e fiskalizimit nisi zbatimin më 1 janar 2021 për transaksionet pa para në dorë mes sipërmarrjeve dhe enteve publike. Faza II, që nisi më 1 korrik, përfshiu në procesin e ri të faturimit, transaksionin pa para në dorë mes bizneseve. Në këtë fazë u hasën probleme me bllokimin e portalit SelfCare për shkak të mbingarkesës. Në fazën përfundimtare, që konsiderohet dhe më delikatja, u përfshinë nga 1 shtatori i vitit të kaluar 92,000 biznese të vogla për shitjet me para në dorë.
Kërkesë për shtyrjen e afatit të fiskalizimit dhe deklarimit nga platforma SefCare
Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Me anë të kësaj shkrese kërkojmë t’ju vëmë në dijeni për disa problematika që Kontabilistët e Miratuar anëtarë të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar (IKM) kanë hasur në punën tyre gjatë implementimit të fiskalizimit. Për disa nga problemet e mëposhtme IKM ka dërguar edhe më parë kërkesa për rregullimin e tyre, por ato vazhdojnë të shfaqen akoma duke mos gjetur zgjidhje.
Në takimin e zhvilluar në datë 23.06.2002 me zv/Ministren Znj. Vasilika Vjero si dhe përfaqësues të DPT u diskutuan problemet e ngritura në mënyre të përsëritur nga profesionistët Kontabilistë të Miratuar dhe bizneset në lidhje me zbatimin e ligjit për faturën elektronike. Në takim u premtua se do të njoftoheshim dhe do te bëheshin publike rast pas rasti zgjidhjet e problemeve të ngritura nga IKM.
Nga takimi deri më sot nuk kemi marrë ndonjë përgjigje në lidhje me zgjidhjen këtyre problemeve, ku më të rëndësishmet janë; deklaratat doganore dhe përpilimi i faturës të fiskalizuar për doganimet, Faturat e blerjeve, të bëra në monedhë të huaj direkt nga SelfCare nga Persona Fizike të vetëpunësuar, nuk shfaqen në Transaksionet e Blerjeve si edhe në Pasqyrat mujore, dublimi i faturave te shitjes në sistem, mosshfaqja e faturave të blerjes në SelfCare në disa raste, transaksionet e shitjeve në platformë me më shumë se 500 faqe nuk transferohen në Excel, etj. Gjithashtu një problem tjetër është edhe mos fiskalizimi i faturave të karburanteve gjatë ditëve kur nuk funksiononte sistemi SelfCare. Si do të veprohet me ato?
Të gjitha këto mangësi do të sjellin pasaktësi në deklarimin e muajit Korrik i cili do të bëhet direkt nga platforma SelfCare si dhe do të penalizojë bizneset për mos deklarim të saktë të tatimeve.
Në këto kushte kërkojmë nga DPT një përgjigje ne lidhje me këto probleme si dhe afatin e zgjidhjes se tyre. Gjithashtu, në pamundësi të zgjidhjes brenda datës 31 Korrik 2022 të shikohet mundësia e shtyrjes së afatit të fiskalizimit dhe të zbatimit të penaliteteve (Gjoba) deri në zgjidhjen e këtyre problemeve pasi nuk mund te penalizohen tatimpaguesit për probleme që nuk varen prej tyre por nga vetë sistemi i fiskalizmit.
Ne i qëndrojmë kërkesës sonë që duhet të dilet me një dokument zyrtar, udhëzim, sqarim apo formë tjetër e njohur nga ligji, në lidhje me vijimin e këtij procesi dhe me mos penalizimin e tatimpaguesve, me qëllim që tatimpaguesit të kenë mundësi të jenë të informuar dhe të qartë për ecurinë e këtij procesi.
Mbetemi në pritje të një përgjigje të shpejtë si dhe të njoftimi zyrtar nga ana juaj në lidhje me kërkesat e IKM./MONITOR
Ministria 2 gushti (31 korriku është e diel) është afati i fundit të dorëzimit të bilanceve të vitit 2021. Që...
Ushqim Rreth 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria për ushqim për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera. ...
Ata duhet të punojnë më tepër në më shumë detyra dhe të jenë më të butë “Rritja shpirtë...
Pije Shtrenjtimi i lëndëve të para ka rritur kostot e prodhimit të pijeve freskuese nga 18 deri në 25%. Prodhuesit e mëdhenj ...
Kompanitë duhet ta marrin më seriozisht, shkruan The Economist Në romanet e spiunazhit, është e vështirë të mundë...
Stili bohemian i arredimit dhe çadrat me thurje po bëhen dita-ditës diçka që haset shpesh në bregdetin shqiptar. Enriko Bra...
Foto ilustruese Qeveria shqiptare i është rikthyer projektligjit për aministi fiskale dhe penale pas thuajse dy vitesh. Institucionet nd&eum...
Standart & Poor's TIRANË- Në rishikimin më të fundit të saj (29 Korrik, 2022), agjencia ndërkombëtare e vler&eu...
Kursi i këmbimit valutor Rënia e euros nuk ka të ndalur në tregun vendas. Monedha evropiane ka arritur nivele të reja të mini...
15 vite më parë, në vitin 2007, autoritetet e Estonisë në kryeqytetin Talin, vendosën të hiqnin një memorial sovjetik ...