Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mes tyre ka kontabilistë, ekspertë kontabël, avokatë, juristë, agjentë të pasurive të paluajtshme, dentistë, mjekë etj.
TIRANA- Janë rreth 29 mijë profesionistë të lirë që ushtrojnë profesionin në vend, sipas të dhënave zyrtare. Mes tyre ka kontabilistë, ekspertë kontabël, avokatë, juristë, agjentë të pasurive të paluajtshme, dentistë, mjekë etj. Ata janë të regjistruar kryesisht si biznese të vogla dhe të vetëpunësuar, ndërsa deri në fund të vitit të kaluar i janë nënshtruar tatimit njësoj si bizneset e vogla, duke u ngarkuar me pagesën e sigurimeve shoqërore e taksave lokale, ndërsa tatimfitimi ishte zero.
Në vitin 2023, të 29 mijë profesionistët e lirë kanë deklaruar gjithsej të ardhura prej 85 miliardë lekësh në vitin 2023, sipas të dhënave nga financat, ose rreth 810 milionë euro. Të ardhurat që gjenerojnë profesionistët e lirë janë sa vetën 2.5% e të ardhurave gjithsej të deklaruara nga bizneset në vend. (Në total, bizneset në vend qarkulluan në vitin 2022 rreth 3.3 trilionë lekë, ose rreth 32 miliardë euro, sipas Anketës Strukturore të INSTAT).
Fitimi neto i deklaruar nga 29 mijë profesionistët e lirë në vitin 2023 ishte 51 miliardë lekë, ose 490 milionë euro, sipas të dhënave nga tatimet. Fitimi i deklaruar nga profesionistët e lirë është në bazë të vetëdeklarimeve që kryhen në fund të vitit, pasi zbriten shpenzimet e vitit. Mesatarisht rezulton se një profesionist i lirë ka fitime, ose të ardhura neto që i mbeten pas zbritjes së shpenzimeve prej rreth 1400 euro në muaj (490 milionë euro/29 mijë profesionistë).
Nga 1 janari 2024, me hyrjen e ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat, profesionistët e lirë, me të ardhura deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% tatim mbi fitimin neto dhe mbi këtë shumë me 23%. Me zbatimin e kësaj norme të re, e ardhurave neto e profesionistëve të lirë zbret në më pak se 1200 euro/muaj.
Për vitin 2024, këstet e tatimit fitimit të thjeshtuar, që u dolën bizneseve në sistem në prill, u llogaritën mbi vetë deklarimet e fitimeve neto të vitit 2023. Profesionistët nuk arritën të zbresin as normën prej 30% të shpenzimeve që u njeh ligji, kur i kanë të ardhurat deri në 10 milionë lekë, për shkak se nuk u bë gati deklarata e re.
Në bazë të vetë deklarimit të fitimeve neto për vitin 2024, rezulton se 29 mijë profesionistët e lirë do të paguajnë rreth 7.6 miliardë lekë (ose 75 milionë euro) tatim fitimi të thjeshtuar. Kjo shumë është mëse dy herë më e lartë në krahasim me parashikimin fillestar prej 3.3 miliardë lekësh të publikuar në relacionin e projektbuxhetit 2024, pasi llogaritjet ishin bërë bazuar në deklarimet e vitit 2022. Shuma prej 7.6 miliardë lekësh, është sa 12% e tatimfitimit që është mbledhur në total në buxhet për vitin 2023. (sipas treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga tatim fitimi në 2023 ishin 64.5 miliardë lekë), ose 1.2% e totalit të të ardhurave buxhetore (të ardhurat buxhetore ishin 643 miliardë lekë në 2023).
Gjithsesi kjo është një pagesë paraprake, pasi llogaritjet janë bazuar në deklarimet e vitit 2023. Në fillim të 2025-s, kur bizneset të bëjnë deklarimet reale të të ardhurave e shpenzimeve për vitin 2024, apo të zgjedhin regjimin e njohjes prej 30% të shpenzimeve, këstet do të rishikohen. Nëse subjekti rezulton që ka paguar tepër, kjo shumë do të mbartet për vitin e ardhshëm, nëse ka paguar më pak do të derdhë diferencën. Mbetet e paqartë se si do të bëhet kthimi i detyrimit të paguar tepër, nëse subjekti vendos të mbyllë aktivitetin.
Tatimet kanë sqaruar se njohja apriori e shpenzimeve në masën 30% për tatimpaguesit, që ushtrojnë aktivitet si “Shërbim profesional”, e cila është opsionale, aplikohet sipas Ligjit të ri vetëm në deklarimin e fitimit të vitit 2024, i cili kryhet brenda datës 31 mars 2025.
Ndërkohë ligji për tatimin mbi të ardhurat është çuar në Gjykatën Kushtetuese nga tre grupe interesi. Nismëtarët e ankimimeve vlerësojnë se ligji cenon barazinë mes tatimpaguesve, parimet e shtetit të së drejtës, të sigurisë juridike dhe shkel konkurrencën. Në rast të mosshfuqizimit të tij nga Kushtetuesja nga juristët, kontabilistët dhe ekspertë të tjerë paralajmërohen efekte të menjëhershme, që do të ndihen që me rritjen artificiale të tarifave për shërbimet e ofruara nga profesionistët e lirë, evazion, mbyllje të bizneseve dhe emigrim të shtresës së mesme./ Mnitor
Banka Botërore TIRANË- Qeveria shqiptare ka kërkuar një tjetër kredi pranë Bankës Botërore për një shum&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Në epokën e sotme dixhitale, aplikacionet banking dhe pagesat online janë pjesë integrale e përd...
TIRANË- Ndryshimet e reja në skemën e pensioneve synojnë të nxisin skemat private për profesionistët, duke ofruar stimuj p&...
Emanuel Salinas TIRANË- Banka Botërore dhe Qeveria Shqiptare janë në një fazë intensive të bisedimeve, për një...
Foto Ilustruese TIRANË- Skema e pensioneve, në vitin e dhjetë të zbatimit të saj, paraqet nevojën për ndryshme themelor...
Muzeu i Gjergj Kastrioti Skënderbeut në Krujë TIRANA- Ministria për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin e ka të qart&eum...
Artur Papajani TIRANA- Artur Papajani, ish-drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, gjatë një takimi në kryesinë e Kuvendit me 50 ...
Foto ilustruese TIRANË- Sektori bankar rriti shkallën e miratimit të kredive si për bizneset, ashtu edhe për individët në...
Foto ilustruese TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë ka vlerësuar se janë të paktën 276 mijë konsumatorë që nu...
foto ilustruese TIRANË- Vitet e fundit tregu i shërbimeve IT në Shqipëri për të vetëpunësuarit që ofrojnë...