LIVE UPDATES
Ekonomi

Procedurat e tregtisë me rajonin nuk janë përmirësuar, sistemi i kontrollit i dyfishtë

Pagesë e agjencisë doganore, gjithashtu në të dy vendet. Në kuadër të CEFTA-s, teorikisht një dokument i lëshuar në njërin vend duhet të njihet nga pala tjetër (dhe absolutisht ashtu duhet të jetë.

17 Dhjetor 2022, 07:09 Nga A.B

Procedurat e tregtisë me rajonin nuk janë përmirësuar,

Pa dashur të jem shumë pesimist në analizën time, asgjë nuk ka ndryshuar në praktikën e zhdoganimit gjatë viteve të fundit me vendet e rajonit.

Për çdo veprim ndërkufitar ka sistem kontrolli të dyfishtë!

Pra certifikatë veterinare në vendin e nisjes dhe certifikatë veterinare në vendin e mbërritjes. Deklaratë doganore në vendin e nisjes, deklaratë doganore në vendin e mbërritjes.

Pagesë e agjencisë doganore, gjithashtu në të dy vendet. Në kuadër të CEFTA-s, teorikisht një dokument i lëshuar në njërin vend duhet të njihet nga pala tjetër (dhe absolutisht ashtu duhet të jetë.

Ky është modeli i BE-së, një dokument i lëshuar në Gjermani për shembull, qoftë faturë apo certifikatë veterinare apo fitosanitare njihet edhe në Itali edhe në Spanjë e kudo).

Praktikisht, veterineri shqiptar lëshon certifikatën, por në kufi të Serbisë, apo të çdo lloj vendi të rajonit, duhet të lajmërohet 24 orë përpara veterineri, që të vijë të bëjë edhe një herë kontroll veterinar, për të njëjtën gjë të cilën ka garantuar nëpërmjet certifikatës veterinare veterineri shqiptar.

Në rastin më të keq (që ndodh goxha shpesh) veterineri mund të kërkojë të marrë një mostër e ta dërgojë për analiza, që do të thotë që kamioni duhet të presë ndoshta 2-3 ditë.

Edhe pse taksa apo tarifa nuk ka, për bërjen e një operacioni ndërkufitar me vendet e rajonit duhet të koordinosh 2 veterinerë, 2 agjentë doganore, 2 zyrtarë veterinarë (edhe nëse dogana punon 24 orë, doganierët kanë deklarata të tjera në dorë).

Kostot e këtij operacioni janë gjithashtu të rëndësishme. Ne bëjmë import 5 herë në javë nga Kosova, 3 herë në javë nga Mali i Zi, 1 herë në javë nga Serbia.

Vetëm këto kosto të lartpërmendura shkojnë 140-180 euro për çdo operacion (certifikatë veterinare x 2, deklaratë doganore x2, kontrolle veterinare x2, parking doganor x2) e në varësi të produktit, shkojnë edhe 30-35% të kostos së të gjithë transportit.

Së treti, duke marrë parasysh kohët e pritjes, një operacion ndërkufitar, rrallëherë është operacion njëditor. Pothuajse gjithmonë është dyditor, pra shoferit i duhen paguar edhe dieta e fjetja, i duhet paguar edhe koha e pritjes, duhet trajnuar, e duhet llogaritur që duhet të punësosh 1.5 herë më shumë shoferë, e 1.5 herë më shumë mjete transporti nëse do të bësh tregti me jashtë.

Për të ilustruar, një shofer për të marrë apo për të dërguar një ngarkesë në Sarandë, mund të shkojë e të kthehet brenda dite, dhe ndoshta në kthim të ngarkojë apo të shkarkojë edhe në ndonjë vend tjetër, ndërsa për të dërguar të njëjtin produkt në Prishtinë, duhet llogaritur që të niset një ditë përpara, e të kthehet të nesërmen.

Praktikisht që të bësh tregti me vendet e rajonit, duhet të kesh një strukturë të tërë, një person që të koordinojë çdo gjë, e burime njerëzore dhe mjete të shtuara.

Efektivisht, të gjithë kompanitë e vogla e të mesme janë të përjashtuara nga tregtia me vendet e rajonit, sepse nuk mund të presësh nga tregtarë të vegjël, apo prodhues artizanalë që të ngrenë në këmbë strukturën e nevojshme, dhe të kenë ekspertizën për të koordinuar veprime ndërkufitare, si dhe të paguajnë kosto në rendin e 30-40% të vlerës që faturojnë.

Veprimet ndërkufitare i bëjnë vetëm komani të mëdha e shumë të mëdha, gjë që nuk është aspak koherente me strukturën e tregjeve të vendeve të rajonit.

Edhe kompanitë e mëdha janë të dënuara që të jenë të kufizuara në tregtinë e tyre, pasi në një ngarkesë, ti mund t’i dërgosh produkte vetëm një importuesi te madh, e ai importues më pas ta shpërndajë (e praktikisht të këtë fuqinë e të diktuarit të kushteve), ose duhet ndërtosh, apo të marrësh me qira një magazinë në një vend tjetër, të krijosh një kompani të re në atë vend, efektivisht të punësosh të paktën një magazinier, një shofer tjetër, një financier dhe një roje.

Për shkak se për të shitur në disa klientë përtej kufirit, duhen bërë të njëjtat veprime që i shpjegova. Edhe kompanitë e mëdha, por që tregtojnë produkte të freskëta apo me afat të afërt skadencë janë gjithashtu të penalizuara.

Zgjidhja e vetme është një model i pastër europian, një faturë apo certifikatë e lëshuar në Shqipëri, duhet të njihet menjëherë në secilin vend të rajonit, e jo të këtë nevojë për doganën apo ndërmjetës të tjerë që të validojë e të vërtetojë daljen e mallit.

Duhet të krijohet një software i përbashkët për të gjitha vendet e rajonit, për t’u menaxhuar kjo gjë.

Natyrisht nuk mund të hiqen komplet kontrollet, por doganat dhe autoritetet e tjera kontrolluese duhet të bëjnë kontrolle, bazuar në risk pranë ambienteve të kompanisë, e jo për çdo ngarkesë./MONITOR

tregtia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës