LIVE UPDATES
Ekonomi

Pensionet private, incentiva fiskale dhe kthime të qëndrueshme

Në shifrat e raportuara prej 2024 nga AMF, përfshihen edhe treguesit e fondeve të mbyllura të pensionit, të ngritura nga punëdhënësit për punonjësit e kompanive të tyre.

31 Gusht 2025, 07:40 Nga I.A
Pensionet private, incentiva fiskale dhe kthime të qëndrueshme
Foto Ilustruese

TIRANË- Vitin e kaluar, vlera neto e aseteve të fondeve arriti në 12.87 miliardë lekë ose gati 131 milionë euro, në rritje me 17% krahasuar me një vit më parë. Rritja e aseteve ishte në nivele të përafërta me vitin 2023. Në shifrat e raportuara prej 2024 nga AMF, përfshihen edhe treguesit e fondeve të mbyllura të pensionit, të ngritura nga punëdhënësit për punonjësit e kompanive të tyre.

Duke përjashtuar fondet e mbyllura, asetet neto të fondeve të hapura të pensionit rezultojnë rreth 8.1 miliardë lekë ose 82.5 milionë euro. Numri total i anëtarëve në fondet e pensionit privat arriti në 44 926, në rritje me 15.7% krahasuar me një vit më parë. Rritja e tregut u përmirësua ndjeshëm nga niveli prej 4.6% i vitit 2023.

Gjatë vitit 2024, fondeve private të pensioneve u janë shtuar më shumë se 6100 anëtarë. Përmirësimi i rritjes së tregut mund të lidhet edhe me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për fondet e pensionit privat”, që ka sjellë rritje të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.

Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor është rritur deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj. Duke qenë se përjashtimi nga taksat lidhet me nivelin e pagës minimale, pritet që ky stimul të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme.

Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrinte sot në 480 mijë lekë në vit, ose 140% më shumë krahasuar me pragun aktual prej 200 mijë lekësh.

Edhe kontributet e pensionit privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.

Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.

Në një dekadë, numri i anëtarëve të fondeve të pensionit është rritur me më shumë se pesë herë, por kjo rritje ka ardhur mbi një bazë shumë të ulët dhe shkalla e pjesëmarrjes së punonjësve në këto fonde mbetet mjaft modeste.

Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat përbën rreth 3.5% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend.

Fondet e pensionit përfaqësojnë një alternativë kursimi për të pasur të ardhura të mjaftueshme në moshë pensioni. Kthimet e tyre janë në përgjithësi më të ulëta dhe më të qëndrueshme krahasuar me fondet e investimit, edhe për shkak të mënyrës së ndryshme të llogaritjes së kthimit.

Fondet e investimit janë likuide dhe janë të detyruara t’i vlerësojnë asetet me vlerë të drejtë tregu, me bazë ditore. Ndërsa për fondet e pensionit nuk ndiqet e njëjta logjikë, sepse në teori, fondet nga këto pensione nuk mund të tërhiqen deri në plotësimin e kushteve ligjore (minimalisht pesë vite para moshës ligjore të daljes në pension).

Fondet e pensioneve lejohen që instrumentet financiare ku investohen asetet e tyre t’i kontabilizojnë si të mbajtura deri në maturim, me kosto të amortizuar, ndaj ato nuk ndikohen shumë nga luhatjet afatshkurtra të normave të interesit.

Për këtë arsye, kthimet e fondeve të pensionit reflektojnë kryesisht ecurinë e instrumenteve financiare ku investohen kontributet e tyre, obligacionet e qeverisë shqiptare dhe diferencat në normat e kthimit mes fondeve të ndryshme janë më të vogla.

Shumica e fondeve të pensionit ofrojnë një kthim vjetor pak më të lartë se 4% në vit. Një kthim më të lartë ofrojnë disa fonde të veçanta pensioni që shiten online nëpërmjet aplikacioneve të e-banking të bankave tregtare. Këto fonde kanë një tarifë administrimi më të ulët dhe kjo rezulton në një normë kthimi më të lartë për anëtarët, me afërsisht një pikë përqindje më shumë./Monitor.al

amf

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet