LIVE UPDATES
Ekonomi

Importet e ushqimeve ndjekin turizmin, rriten me 3.2% në 7-mujor

Importet e ushqimeve kanë shënuar një zgjerim të qëndrueshëm pas pandemisë, duke arritur në 93 miliardë lekë në janar-korrik 2025 nga 90.1 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

19 Gusht 2025, 14:59 Nga N.F
Importet e ushqimeve ndjekin turizmin, rriten me 3.2% në 7-mujor
Foto

TIRANË- Importet e ushqimeve kane qenë në rritje vitet e fundit duke ndjekur të njëjtat trende të shtimit të vizitoreve të huaj në vendin tonë. Të dhënat mbi tregtinë e jashtme tregojnë se në 7- mujorin 2025 importet e ushqimeve u rritën me 3.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Importet e ushqimeve kanë shënuar një zgjerim të qëndrueshëm pas pandemisë, duke arritur në 93 miliardë lekë në janar-korrik 2025 nga 90.1 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja prej 3.2% është e lidhur ngushtë me flukset e larta turistike që po përjeton vendi, sidomos gjatë sezonit veror, duke shtuar kërkesën për ushqime, pije dhe produkte të tjera të konsumit. Në 6 mujorin e parë të vitit numri i turistëve të huaj shënoi rritje vjetore me 4.8%.

Në krye të listës qëndrojnë pijet dhe alkooli, me një zgjerim të importit me gati 10% në 7- mujor. Ky trend pasqyron drejtpërdrejt konsumin e lartë në hotele, bare dhe restorante të pijeve, të cilat në pjesën më të madhe janë nga importi.

Një tjetër grup me rritje të fortë janë kafeja, çaji dhe erëzat, me 34% më shumë se një vit më parë. Shqipëria është ndër vendet me konsum të lartë të kafesë, por flukset e turizmit kanë zgjeruar edhe më tej kërkesën për këto produkte.

Frutat dhe arrat e ngrënshme regjistruan një rritje prej 13.6%, ndërsa produktet e përpunuara të zarzavateve shënuan një zgjerim rekord prej 41%. Ky trend tregon qartë se industria e mikpritjes po kërkon furnizim të vazhdueshëm me produkte të gatshme dhe gjysmë të gatshme, të cilat janë më praktike për përdorim në restorante dhe struktura hoteliere. Po ashtu, produktet e bulmetit dhe mjaltit janë rritur me mbi 11%, ndërsa ushqimet e gatshme me bazë mishi, peshku dhe molusqe u zgjeruan me 14.7%.

Përkundër këtyre rritjeve, disa kategori shënuan tkurrje të dukshme. Importet e kafshëve të gjalla ranë me 16.8%, duke reflektuar edhe një orientim të tregut drejt produkteve të përpunuara të mishit.  Zarzavatet e freskëta pësuan ulje me 6.8%, si rrjedhojë e zëvendësimit të tyre me prodhime nga vendi.

Të dhënat tregojnë se rritja e importeve nuk është e shpërndarë njëtrajtësisht ne të gjitha kategorive, por është me theksuar me grupet më të lidhura me konsumin e turistëve. Rreth 4.7 milionë turistë që kanë hyrë në Shqipëri në 6 mujorin e parë të vitit ka rritur kërkesën për pije, ushqime të përpunuara dhe produkte freskuese. Turizmi nuk po ndikon vetëm degët e ekonomisë dhe punësimin, por edhe strukturën e tregtisë së jashtme./ Monitor

importet e ushqimeve turizmi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë