LIVE UPDATES
Ekonomi

Paraja nuk vlen, Eurostat: Shqipëria mbetet e fundit në Europë për konsumin për frymë

Eurostat ka publikuar sot treguesit për të ardhurat për frymë dhe konsumin individual për frymë të përditësuara për vitin 2023, ku Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të dy treguesit. Të dhënat për Kosovën mungojnë.

17 Dhjetor 2024, 13:35 Nga N.F
Paraja nuk vlen, Eurostat: Shqipëria mbetet e fundit në Europë
Foto ilustruese

TIRANË- Ndonëse pagat, sidomos në sektorin shtetëror po rriten vazhdimisht, me to mund të blesh më pak produkte, duke e bërë jetesën gjithnjë e më të shtrenjtë, teksa çmimet janë si në Europë, apo dhe më shtrenjtë. Eurostat ka publikuar sot treguesit për të ardhurat për frymë dhe konsumin individual për frymë të përditësuara për vitin 2023, ku Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të dy treguesit. Të dhënat për Kosovën mungojnë.

Në treguesin e konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Shqipëria renditet e fundit, me 41% të mesatares europiane, duke e ulur nga shifra e hershme që u publikua në qershor, kur treguesi ishte 42%, çka tregon për një rënie të fuqisë blerëse reale. Edhe në 2022, ky treguesi ishte 41%. Ky tregues është një pikë përqindje më i ulët se Bosnjë Hercegovina (në 2022 ishim në të njëjtat nivele). Nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 64% (nga 63% në 2022), e ndjekur nga Serbia me 55%, me rritje me 1 pikë përqindje dhe Maqedonia e Veriut me 49%, nga 50% në 2022.

Edhe në treguesin tjetër, atë të të ardhurave për frymë, Shqipëria është e fundit në Europë, me të ardhura sa 36% e mesatares së BE-së, në të njëjtin nivel me Bosnjë Hercegovinën. Maqedonia e Veriut kishte të ardhura sa 41% e BE-së, njësoj me vitin e mëparshëm. Serbia e kishte këtë tregues 49%, nga 44% vitin e mëparshëm. Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 51%, nga 50% vitin e mëparshëm.

Sipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.

Çmimet në Shqipëri sa vijnë e po shtrenjtohen në raport me mesataren e BE-së. Në vitin 2023 ato ishin sa 58% e mesatares europiane, nga 54% në 2021. Ato mbeten të dytat më të shtrenjtat në rajon pas Serbisë (59%) dhe shumë më të larta se në Maqedoninë e Veriut (48.7%).

Rritja ekonomike e nxitur kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme, apo dhe numri i lartë i turistëve nuk duket që të jenë përmirësuar mirëqenien e shqiptarëve në dy vitet e fundit.

Gjatë vitit 2023, ekonomia shqiptare u rrit me 3.4%, duke u ngadalësuar në krahasim me zgjerimin prej 4.86% të 2022-t. Rreth gjysma e kësaj rritjeje erdhi nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, që u zgjeruan përkatësisht me 9.7% dhe 11.3%. Duket se kjo rritje që po vjen nga ndërtimi nuk po arrin të përmirësojë mirëqenien e shqiptarëve, që vijojnë të mbeten më të varfrit e Europës.

Në vitin 2023, nivelet e konsumit aktual individual (AIC) në vendet e BE-së varionin midis 70% dhe 136% të mesatares së BE-së. AIC përfshin të gjitha mallrat dhe shërbimet që përdorin familjet, pavarësisht nëse ato janë blerë dhe paguar nga familjet drejtpërdrejt, nga qeveria ose nga organizata jofitimprurëse. Mund të konsiderohet si një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.

Vitin e kaluar, 9 vende regjistruan një AIC për frymë mbi mesataren e BE-së. Luksemburgu shënoi nivelin më të lartë me 36% mbi mesataren e BE-së. I ndjekur nga Holanda dhe Gjermania (të dyja 19% më lart). Nivelet më të ulëta të AIC për frymë u regjistruan në Hungari dhe Bullgari (të dyja 30% nën mesataren e BE-së) dhe Letoni (26% më poshtë).

Gjatë 3 viteve të fundit, AIC për frymë në raport me mesataren e BE-së ka ndryshuar në shumicën e vendeve të BE-së. Midis viteve 2021 dhe 2023, nivelet e AIC u rritën në 15 vende të BE-së, veçanërisht në Irlandë (99% e mesatares së BE-së në 2023 krahasuar me 91% në 2021), Qipro (100% vs 94%) dhe Maltë (90% vs 85% ).

Nga ana tjetër, nivelet e AIC u ulën në 11 vende të BE-së. Uljet më të mëdha u regjistruan në Danimarkë (108% në 2023 kundrejt 122% në 2021), Suedi (106% kundrejt 112%), Lituani (88% vs 93%) dhe Çeki (81% kundrejt 86%).

Luksemburgu regjistroi nivelin më të lartë të PBB-së për frymë të shprehur në standardet e fuqisë blerëse në BE, në 137% mbi mesataren e BE-së, përpara Irlandës (113%) dhe Holandës (33%).

Nga ana tjetër, Bullgaria (36% nën mesataren e BE), Greqia (31%) dhe Letonia (30%) shënuan nivelet më të ulëta. GDP për frymë në raport me mesataren e BE-së gjithashtu ka ndryshuar ndjeshëm për shumicën e vendeve gjatë 3 viteve të fundit.

Në vitin 2023, krahasuar me vitin 2021, vëllimet relative të PBB-së për frymë u rritën në 12 vende. Rritjet më të mëdha u regjistruan në Portugali (81% e mesatares së BE-së në 2023 krahasuar me 74% në 2021), Spanjë (91% vs 85%), Rumani (78% vs 72%) dhe Kroaci (76% vs 70%) . Niveli i PBB-së për frymë ka rënë ndjeshëm në Luksemburg (237% vs 260%), Irlandë (213% vs 226%), Danimarkë (125% vs 134%) dhe Suedi (114% vs 121%)./ Monitor

eurostat para shqiperia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet