LIVE UPDATES
Ekonomi

Nevoja për kapitalin human, BE në kërkim të balancës

ETF, me fokus te kapitali human, angazhohet në përmirësimin e sistemeve të arsimit të vendeve afër BE-së, trajnimit profesional, analizimit të nevojave për aftësi por edhe zhvillimin e tregjeve të punës.

15 Dhjetor 2024, 08:04 Nga I.A
Nevoja për kapitalin human, BE në kërkim të balancës
ETF

“Reflektim mbi të kaluarën, duke parashikuar të ardhmen”. Kjo ishte kryefjala e 30-vjetorit të themelimit të Fondacionit Europian të Trajnimeve, një agjenci e Bashkimit Europian që punon në 28 vende në afërsi të tij, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

ETF, me fokus te kapitali human, angazhohet në përmirësimin e sistemeve të arsimit të vendeve afër BE-së, trajnimit profesional, analizimit të nevojave për aftësi por edhe zhvillimin e tregjeve të punës.

Në një konferencë të datës 28 nëntor 2024, që u mbajt në Torino të Italisë, fokusi ishte te zhvillimet e tre dekadave të fundit, sukseset, vështirësitë, mekanizmat që kanë funksionuar dhe ato që duhen përmirësuar, si dhe objektivat e dekadave të ardhshme.

Katër forume, pjesë e këtij aktiviteti, hodhën dritë mbi zhvillimet e së kaluarës për të parashtruar më pas objektivat e së ardhmes pjesë e të cilave ishin nevojat për profesionet e së ardhmes, mungesat e forcave të punës, pakësimi i popullatës së BE.

Ndër të tjera, edhe për një balancë mes nevojës së BE-së për të plotësuar mungesat e saj me punëtorë në sektorë të ndryshëm dhe mbështetjes së vendeve pranë saj në të drejtën e tyre për ta pasur kapitalin human që ju nevojitet dhe i çon para.

Edukimi dhe trajnimi si far i vizionit të së ardhmes

Kohët komplekse kërkojnë objektiva më të guximshëm. Drejtuesja e Fondacionit Europian të Trajnimeve, Pilvi Torsti, nënvizoi në fjalën e saj gjatë hapjes së konferencës, se të parashikosh të ardhmen është bërë më e vështirë, në kontekstin e zhvillimeve dhe gjeopolitikës.

Në këto kushte, roli i ETF është bërë edhe më i rëndësishëm, ku nëpërmjet edukimit dhe trajnimit, vendet bashkohen të gjitha, në një vizion.

“Edukimi dhe trajnimi kanë qenë dhe janë aktualisht fari ynë, duke na udhëhequr nëpërmjet ndryshimit, duke na treguar rrugën përpara dhe duke na lidhur me një vizion të përbashkët progresi me palët tona të interesit.

Ky far bën të mundur që ETF të lundrojë në prioritetet e ndryshme të 30+ vendeve tona partnere, BE-së dhe vendeve anëtare të BE-së, ekosistemin tonë kompleks”, – tha Torsti.

Edukimi dhe trajnimi i kapitalit human duhet të jetë në harmoni me nevojën dhe pavarësisht se panorama nuk mund të jetë e qartë sot mbi nevojën e dekadave të ardhshme, tendencat apo sinjalet janë të dukshme në disa drejtime.

Li Anderson, Eurodeputete dhe Kryetare e Komisionit për Punësimin dhe Çështjet Sociale në Parlamentin Europian, tha se janë disa fusha që kërkojnë aftësi dhe përgatitje të kapitalit human në përshtatje të këtyre dinamikave.

Së pari, kriza e klimës.

Së dyti, revolucioni teknologjik, i cili sipas znj.Anderson do të vijojë, duke ndryshuar punën në sektorë të ndryshëm, apo duke krijuar forma të tjera të saj.

Së treti, ulja e kohezionit social dhe polarizimit si një përpjekje për të rritur cilësinë dhe barazinë. Tendenca e fundit është ajo e ndryshimit të strukturës globale të pushtetit. Eurodeputetja tha se nëse shohim sot transformimin në ekonomi ka më shumë interes për edukim dhe kërkim.

“Duhet të adresojmë kërkesat reale. 77 për qind e kompanive në Europë thonë se punonjësit e rinj nuk kanë aftësitë e nevojshme”, – u shpreh znj.Andreson.

Në këtë kontekst, sipas saj, sot lind nevoja për një axhendë radikale të trajnimit dhe edukimit që na mundëson përballjen me sfidat e së ardhmes.

Mario Nava, Drejtor i Përgjithshëm, në Drejtorinë për Punësimin, Çështjet Sociale dhe Përfshirjen pranë Komisionit Europian, tha se nevojat e së ardhmes parashtrojnë rëndësinë e bashkëpunimit mes të gjithë vendeve. Shembulli më i mirë, që sipas tij tregoi se individualisht zgjidhjet janë më të vështira, është pandemia e COVID-19.

“Sa më e madhe sfida, aq më e pamundur të përballesh vetëm. Mjafton të shikoni Covid. Kur shpërtheu, vendet kudo menduan se mund ta trajtonin vetë, duke mbyllur kufijtë e tyre. Epo, kjo nuk funksionoi.

Ne kemi nevojë për një bashkim aftësish. Kemi bërë shumë sindikata – tregtare, monetare, energjetike. Tani na duhet një bashkim aftësish për të adresuar sfidat e së ardhmes”, – tha Nava

Partneritet dhe diplomaci, në harmoni me interesat e përbashkët

Përgatitja e punonjësve të kualifikuar, i një edukimi të harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian nuk është një lëvizje egoiste e Bashkimit Europian për të plotësuar nevojat për fuqi punëtore nga vendet afër saj.

Z. Nava tha se Europa është një ekonomi e hapur “dhe do të jemi e tillë gjithmonë dhe bashkëpunimi me vendet e treta është dypalësh”. Në këtë kontekst, sipas tij, ky partneritet kalon disa dimensione.

“Nuk është një bashkëpunim vetëm për të tërhequr vende pune, por edhe për tregtinë, shërbime që prodhohen dhe duhet të qëndrojnë aty dhe edukimi. Ne kemi standarde dhe jemi krenarë për to.

Edukimi është i nevojshëm për të garantuar këtë realitet dhe mendoj se është vizionare që 30 vjet më parë të krijoje një agjenci që do merrej me vendet të cilat janë në kontakt me Bashkimin Europian dhe i quajmë vende kandidate në përgjithësi, por ka vende të tjera që janë jo aq afër, por janë pjesë përbërëse e ekonomisë sonë, ose e të paktën disa vendeve brenda BE-së.

Latino-amerikanët, për shembull, janë pjesë integrale e ekonomisë Iberike. Ndaj punojmë në mënyrë që të sigurojmë që edukimi të arrijë dyer, që më pas punojnë me Europën në një mënyrë apo në një tjetër, duke dhënë të mira, shërbime apo nëse vijnë këtu si forcë punëtore për një periudhë kohe dhe më pas kthehen”, – tha z.Nava.

Për znj. Trorsti, ETF është një agjenci e posaçme për vendet jashtë BE-së dhe që punon ngushtë me to për kapitalin human, duke i orientuar, por edhe duke qenë shprehja e diplomacisë “soft” (të butë).

Në kohët e sotme, vendet duhet të gjejnë më shumë gjëra që i bashkojnë për të ndërtuar ura komunikimi dhe zhvillimi. Të paktën kështu mendon eurodeputetja Anderson.

“Sot është po aq e rëndësishme të fokusohesh në aftësitë civile, edukim dhe trajnim sa është edhe në aspektet e tjera të edukimit social, sepse janë aftësi që secili ka nevojë t’i ketë si qytetar, njerëz dhe si shoqëri civile, tani dhe në të ardhmen, pa pasur rëndësi ku je apo çfarë statusi ke në tregun e punës.

Kjo është shumë e rëndësishme edhe kur e shohim në aspektin se çfarë lloj bashkëpunimi Europa në tërësi dhe Bashkimi Europian do të ndërtojnë së bashku me vendet e tjera që janë në afërsi të saj dhe që mund të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian në një pikë, por do ta shohim edhe në një aspekt më global.

Mendoj që nëse duam të zhvillojmë multilateralizmin, duhet të gjejmë politika që na bashkojnë dhe punojmë në shkallë globale, duke rindërtuar ura komunikimi dhe besim. Në këtë pikë, edukimi është çelësi për ta arritur këtë.

Ky s’mund të jetë një diskutim vetëm i lidhur me atë që Bashkimi Europian do të tërheqë forcë pune nga tjetërkund, por gjithashtu duhet të adresojmë çështje që janë të lidhura me largimin e trurit në vendet e tjera. Ndaj ky duhet të jetë një bashkëpunim dypalësh dhe BE duhet të mendojë për mënyrën sesi mund të mbështesim të drejtën për të qëndruar në vendet e tjera”./Monitor.al

etf

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet